Dr. Ina K. Zhupa/ Në Shqipëri ku e drejta është privilegj

341
Demokracia ka kuptim kur qytetari është në qendër të sistemit, edhe zbaton detyrimet dhe gëzon të drejtat në mënyrë të barabartë. E ditur kjo, e mese e përsëritur dhe e stërthënë. Por ajo që vihet re është që sot në vendin tonë nuk mund ta gjesh dot të drejtën tënde. Qeveria ka filluar të kërkojw detyrimet e qytetarëve edhe me masa ekstreme, aspak në propocion me shkeljen. Por nëse qeveria e di se si ta kërkoj detyrimin ndaj qytetarëve, a mund ta dimë se ku duhet ta gjej të drejtën qytetari kur është pre e abuzimeve,dhe e keq qeverisjes? 
Kam kuriozitet të di për shembull se:
Ku ta gjej të drejtën qytetari që i bëhet një rrethrrotullim me mure mavi duke i penguar pamjen dhe në mes te tij ka edhe një stacion autobusi qw pwrbwn rrezik për jetën e tij?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që kur i vendoset gjobë nën 50 mijë lek të vjetra nuk i njihet asnjë formë ankimuese?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që futet në burg me vendim qeverie dhe me urdhër kryeministri edhe jo sipas dënimeve të parashikuara në ligj?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që me taksat dhe tatimet e tij ndërtohet një rrugë nga shteti që më pas përdoret dhe zaptohet si rrugë private e Bamir Topit?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që paguan taksën e pastrimit dhe kërkohet ta pastroj vetë qytetin?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që i lihet në burg fëmija i mitur për drutë e prera në pyll nga babai?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që nuk ka ilaçe në spitalet publike?
Ku ta gjej të drejtën qytetari ku janë paguar drejtoresha e tatimeve, inspektor e njerëz pafund me lekët e shtetit dhe nuk paskan bërë asnjë kontroll tek bizneset? Ku na del gjithë rruga Myslym Shyri me biznesi të paregjistruara, ku ishin ata qw nuk kalonin aty?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur qeveria e tij i shet si projekt të ri një rrugë që ka ekzistuar?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur i kërkohet një pagesë për përdorimin e një rruge të cilën qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi mbrapsht?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur i bëhen foto edhe publikohen kundra-vajtjet e tij publikisht?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur vilat personale dhe hotelet e deputetëve zaptojnë bregdetin publik?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur paguhet me taksat e tij një agjenci kontrolli doganor që dështon në mënyrë të suksesshme?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që pret dëmshpërblimin e humbjeve të përmbytjeve ?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që paguan 5000 euro për një vend pune? Apo të kërkoj faturë me kase fiskale?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur për shkollimin i tij i rritet thjesht çmimi pa ndryshuar asgjë nga cilësia dhe kushtet? Ku ofrohen të njëjtat gjëra me vitet e shkuara në universitetin publik por me çmime me të larta? 
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur paguan karburantin me të shtrenjtë në Europë?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur për të mbajtur vendin e punës si mësues të kërkohet të deklarosh përkatësinë partiake? 
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur i sekuestrohet makina për gjoba që as nuk dinte që i kishte?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur i kërkohet ti merret shtëpia në rast mospagimi të dritave?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur në mes te natës i prishet nga qeveria objekti i kultit?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur denoncon korrupsionin dhe pushohet nga puna për këtë motiv? 
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur taksën e qarkullimit e paguan dy herë, e paguan edhe më shtrenjtë edhe në shkëmbim nuk ka asnjë investim për rrugët?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur qeveria ju vë palma në autostradë me leket e shtetit edhe ju vë jetën e tyre në rrezik?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur reklamat në autostradë do hiqeshin por u shtuan edhe u bene edhe video reklama akoma edhe me të rrezikshme?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur nuk i ndërrohen çarçafët në spital dhe rrezikon më shumë sëmundje sesa kur u shtrua?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur ilaçet e rimbursimit ju ndërrohet lista edhe nuk mund të mjekohet dot me kurën e përhershme?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur të dhënat e tij personale përdoren për fushatë elektorale nga qeveria me kompanitë celulare?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur konkursin për polic e fitojnë miqtë dhe paratë edhe hiqen që nuk janë në drejtimin e duhur?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur të afërmit ju vdesin duke punuar në minierat famëkeqe?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur rrezikon liberalizimin e vizave sepse qeveria me veprimet e saj ka çuar në skamje popullin që kërkon azil natë e ditë?
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur paguan për ta marrë pasaportën brenda javës edhe pret nja 10 ditë më shumë?
Ku ta gjej të drejtën qytetari që nuk e klasifikojnë si shtresë në nevoje sepse ka gjetur në rrugë një televizor dhe ja u ka vënë fëmijëve të shikojnë e i ka falur një komshi një frigorifer të vjetër? Sepse sipas qeverisë nëse ti ke televizor dhe frigorifer nuk mund të jesh shtresë në nevojë.
Ku ta gjej të drejtën qytetari kur hapësira publike zihet ende me fytyrat e posterave elektoral dhe shtohet ndotja me fletushka aksionesh qytetare?
Në këtë listë shumë të shkurtër të të drejtave të munguara, përgjigja është se nuk e gjen dot të drejtën sepse janë duke u bërë këto shkelje nga vetë qeveria. Kjo listë ka brenda probleme të vogla dhe të mëdha sepse duhet kuptuar që nuk ka të drejtë të vogël dhe të drejtë të madhe, janë thjesht të drejta. Edhe kur është e drejtë qeveria ka përgjegjësinë që ta garantoj atë dhe jo të jetë shkelësja e tyre. E drejta në Shqipëri është kthyer në privilegj që mund ta kenë vetëm qeveritarët, rrjeti i tyre i ngushtë edhe të pasurit, këta të fundit duke e bërë për vete qeverinë me oferta monetare të tundueshme, ose duke e kërkuar atë me shpenzime të mëdha gjyqi brenda dhe jashtë vendit. Paradoksi më i madh është predikimi se ligji edhe e drejta janë në themelin e kësaj qeverisje edhe kjo i bën ata që të kërkojnë detyrimet e qytetarëve edhe me masa ekstreme, por nga ana tjetër nuk kryejnë detyrimet që kanë kundrejt ndaj tyre dhe ja u shkelin të drejtat me të dyja këmbët. Detyrimet e qytetarëve kundrejt shtetit janë të gjitha sistemet politike, por raportin demokraci-diktaturë e vendos raporti që ka qeveria me të drejtat. Kur qytetari nuk e gjen dot të drejtën dhe ka më shumë detyrime dhe penalizime sesa të drejta dhe përfitime, atëherë jemi duke përjetuar jo demokraci. Emrin sistemit mund t’ia vëmë si të duam.