Dr. Qemal Lame: Reagimi qytetar për Ndrenikën

692
Media po reagon me të drejtë për shëndetësinë, korrupsionin, rastet tipike që vënë në provë shtetin, sistemin politik e shoqëror. 
Vlerësojmë kritikat e drejta për rastet që tërheqin vëmendjen dhe krijojnë shqetësime mbarë shoqërore. Robert Ndrenika dhe shumë personalitete të tjera të artit, kulturës, shkencës, intelektualë, punonjës etj, janë në kushtet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të thjeshtë apo të specializuar, por që nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre për shkak të gjendjes së shëndetësisë, mundësive të shtetit dhe gjendjes së tyre financiare që nuk përballon shpenzimet që kërkohen.
Personalitetet me kontribute të mëdha vlerësohen e nderohen nga populli. Duke iu përkushtuar punës së ndershme, fatkeqësisht ngelen të varfër nga ana financiare dhe pa privilegje pushtetore. Unë i vlerësoj njerëzit me kontribute edhe kështu siç është treguar në foton e postuar. Nderime dhe mirënjohje Robert Ndrenikës dhe personaliteteve të tjera, për kontributin e dhënë, fisnikërinë e thjeshtësinë njerëzore.



Sigal