Dr. Ina Zhupa: Investimet zero në zonat rurale të Tiranës, Veliaj vetëm propagandë

1126
Sigal

Investimet e Bashkisë së Tiranës në zonat rurale janë në nivelin zero, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bën vetëm propogandë. Është ky reagimi i zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, sipas të cilës Baldushku, njësi administrative e Tiranës, me 14 fshatra dhe 5300 banorë është jashtë vëmendjes së Bashkisë dhe kryebashkiakut Veliaj.

Postimi i plotë

Investimet zero në zonat rurale të Tiranës, Veliaj vetëm propagande.

Kësaj rradhe gjendemi në Baldushk, njësi administrative e Tiranës me 14 fshatra dhe rreth 5300 banorë. Zonë e cila është perdor shpesh nga Veliaj për të bëre propagandën e investimeve, sidomos me tregun e gjelave të detit, por investimet reale në shërbim të njerëzve mungojnë.

Konkretisht po ju sjell pamjet e urës që lidh zonën Koçaj dhe Veskie që janë fshatra të Baldushkut. Ajo është me gjendje të shkatërruar dhe një rrezik për jetën e banorëve që e kalojnë çdo ditë. Kjo urë është e vetmja mundësi që kanë fëmijët për të shkuar në shkollë dhe banorët për të lëvizur nga zona.