Sigal

Standardet e Auditimit dhe Menaxhimit të Cilësisë

Për vitin 2017, nga KLSH është dhënë opinion për pasqyrat financiare të 14 njësive publike. Numri mbetet akoma i vogël, por në kushtet e realitetit shqiptar, kur kemi mungesë të një kornize të plotë të raportimit financiar në sektorin publik, mungesë të Pasqyrave Financiare të Konsoliduara të Shtetit, mungesë të pasqyrave të konsoliduara në nivel qëndror, ku raportimi financiar nga institucionet e qeverisjes së përgjithshme në Shqipëri realizohet mbi bazën e mjeteve monetare, por me elementë të administrimit të aktiveve, të angazhimeve, debitorëve dhe kreditorëve, niveli i mbulimit nuk është tregues që mund të reflektojë kriteret e kërkuara sipas standardeve të auditimit. Korniza e Matjes së Performancës kërkon adoptimin e Manualit të Auditimit Financiar dhe Përputhshmërisë, në përputhje me ISSAI 200 dhe ISSAI 400. Në lidhje me këtë dimension, KLSH është vlerësuar se i përmbush pjesërisht (2-3 pikë nga 4) kërkesat e përcaktuara sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

–           Për auditimet financiare, KLSH përmbush plotësisht 20 nga 21 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Është vlerësuar si e përmbushur pjesërisht, kërkesa për përcaktimin e materialitetit për pasqyrat financiare në tërësi, nivelin e materialitetit ose nivelet që do të zbatohen për lloje të veçanta të transaksioneve, gjendjet e llogarive apo dhënien e informacioneve shpjeguese.

–           Për auditimet e përputshmërisë, KLSH i përmbush plotësisht plotësisht 11 nga 18 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Janë vlerësuar si të përmbushura pjesërisht, kërkesat në lidhje me identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të auditimit, të kuptuarit të mjedisit të kontrollit dhe kontrollet e brendshme përkatëse, si dhe ndërtimi i procedurave të përshtatshme të auditimit, që adresojnë nivelin e risqeve të identifikuara. KLSH ka vlerësuar si të pamjaftueshme procedurat e kryera gjatë auditimeve të përputhshmërisë, në lidhje me identifikimin e risqeve të mashtrimit financiar, si dhe hartimit të strategjisë dhe planit të auditimit. Lidhur me auditimet e performancës, KLSH e ka strukturuar aktivitetin auditues në 5 fusha të konsideruar me risk të lartë dhe me peshën më të madhë në buxhetin e shtetit, konkretisht në: 1. Projektet Infrastrukturore, 2. Projektet Mjedisore dhe Energjetike, 3. Projektet Socio-Ekonomike, 4. Projektet Social-Kulturore dhe 5. Reformat Qeveritare. Ky auditim është rritur ngadalë, por bindshëm brenda KLSH-së dhe përfaqëson të ardhmen e natyrshme të këtij institucioni, jo vetëm në linjë me ekesperiencën e vendeve të zhvilluara, por sepse ky auditim i përgjigjet direkt nevojave të qytetarëve dhe është lehtësisht i aksesueshëm nga palët e interesit dhe media. Për auditimet e performancës, KLSH përmbush plotësisht plotësisht 6 nga 21 kërkesat e këtij dimensioni vlerësimi. Ndërsa për pjesën tjetër të kërkesave, konstatohet se përmbushen në nivel pjesor, por në përputhje me Strategjinbë institucionale 2013-2017.

Kontrolli i Cilësisë

Po t’ i refererohemi kërkesave të lidhura me Kontrollin e Cilësisë në auditimin financiar dhe të përputhshmërisë, KLSH përmbush plotësisht kriteret e vlerësimit. ISSAI 40 kërkon që e gjithë puna e kryer duhet të jetë subjekt i rishqyrtimit, si një mjet për të

 

kontribuar në cilësinë dhe nxitjen e të mësuarit dhe zhvillimit të personelit. Në këtë proces, përfshihet rishikimi i planit të auditimit, letrave të punës dhe punës së grupit, si dhe monitorimi i rregullt i ecurisë së auditimit nga nivelet e përshtatshme të menaxhimit. Shqyrtimi ndihmon KLSH-në për të siguruar që auditimi është kryer në përputhje me standardet profesionale dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme, si dhe se raporti i audituesit me mjedisin është i përshtatshëm.

Në funksion të sigurimit mbi cilësinë e dosjeve, për auditimet e evaduara gjatë vitit 2017, është realizuar vlerësimi i sigurimit të cilësisë për 46 dosje, të cilat përbëjnë 30% të dosjeve të evaduara gjatë vitit 2017. Përzgjedhja u bë në mënyrë të rastësishme, duke prekur si auditimet financiare edhe ato të performancës, nga subjekte të institucioneve qëndrore deri tek njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë aksionere.

Procesi i vlerësimit ka përfshirë gjithë ciklin e procesit auditues:

Planifikimi i auditimit/hartimi i programeve të auditimit

Kryerja e auditimit dhe

Raportimi dhe evadimi i materialeve të auditimit.

Në përfundim të veprimtarisë së kontrollit të zbatimit të cilësisë, rezulton se puna audituese reflekton përmirësim të dukshëm, referuar kornizës rregullative të procesit auditues, mbi 60% e dosjeve të auditimit vlerësohen të mira dhe vetëm 13 % janë vlerësuar “mjaftueshëm”.

Menaxhimi financiar, asetet dhe strukturat mbështetëse”.

Vlerësimi i kësaj fushe tregoi se KLSH ka një menaxhim organizativ të përshtatshëm dhe struktura mbështetëse që sigurojnë një qeverisje të mirë, dhe që mbështesin kontrollin e brendshëm dhe praktikat e menaxhimit (në përputhje me kërkesat e ISSAI-t 12, Parimi 9). Kjo gjetje është gjithëpërfshirëse si për menaxhimin e aseteve dhe të shërbimeve mbështetëse të institucionit. KLSH, në zbatim të ISSAI-t 20, ka menaxhuar transaksionet e tij me ekonomicitet, efiçiencë, dhe efektivitet dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret.

Gjatë vitit 2017, u realizua ngritja e infrastrukturës së T.I. në ambientin e godinës së re si dhe investimi në krijimin e një sistemi informacioni, për menaxhimin dhe mbështetjen e proceseve të auditimit në KLSH. Nëpërmjet këtij investimi, është synuar: Optimizimi i procesit të auditimit, duke respektuar parimet mbi të cilat ai mbështetet; Rritja e efiçiencës me anë të sigurimit të kontekstit të plotë të rastit për audituesin; Përmirësimi i performancës, produktivitetit dhe efiçiencës operacionale të brendshme; Përmirësimi i monitorimit dhe rritjes së efiçencës së administrimit të çështjeve; Përmirësimi dhe garantimi i transparencës dhe monitorimit të aktivitetit të organizatës, në zbatim të objektivave.

“Burimet Njerëzore dhe Trajnimi”

Ky aspekt i aktivitetit është vlerësuar bazuar në ISSAI-n 40, si dhe në Udhëzuesin e Komitetit të Ndërtimit të Kapaciteteve të INTOSAI-t mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kuadrin Institucional të Ndërtimit të Kapaciteteve. Kjo fushë tregon performancën e KLSH-së në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Aspektet dimensionale të vlerësuara lidhen me: Funksioni i Burimeve Njerëzore, Strategjia e Burimeve Njerëzore, Rekrutimi i Burimeve Njerëzore dhe Shpërblimi, Promovimi dhe Mirëqënia e Stafit. Menaxhimi i burimeve njerëzore në KLSH është konsideruar si parakusht dhe jetik për funksionimin e institucionit në mënyrë efikase dhe të efektshme. KLSH, në kuadrin e reformimit dhe modernizimit institucional ka zbatuar në vijimësi politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, e cila është në një linjë me standardet ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe me parimet e praktikave më të mira të administratës publike, të rekomanduara nga Bashkimi Evropian. Në bashkëpunim me ekspertët e NIK-ut polak, në kuadër të projektit IPA 2013, gjatë vitit 2017 u hartua dokumenti i Politikave të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit.

Struktura organizative, për vitin 2017 është miratuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës. Nga viti 2011 dhe 2012, vite në të cilat struktura ka pasur një numër total prej 156 auditues dhe punonjës mbështetës, dinamika e shtimit të numrit të tyre ka rezultuar 5 auditues çdo vit, duke kulmuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës për vitin 2017. Kjo rritje reflekton shtimin e kërkesat në volum dhe cilësi, si dhe kompleksitetin e aktiviteteve subjekte të auditimit të KLSH-së. Rritja në numër e audituesve ka sjellë reduktim të numrit të ekspertëve të jashtëm të kontraktuar nga KLSH, të cilët përfaqësonin personalitete me kontribute të njohura në fushat dhe disiplinat përkatëse apo dhe ish-auditues me përvojë. Profesionet kryesore të stafit auditues janë Financier dhe Jurist. Për vetë natyrën dhe kompleksitetin në rritje të aktiviteteve nën auditim, të cilat kërkojnë interpretim financiar dhe ligjor, kërkesa për këto dy profesione do të vijojë të mbetet prioritare.  KLSH ka zbatuar politika efektive të menaxhimit dhe rekrutimit të burimeve njerëzore, bazuar në tre parimet bazë: i)vlerësimi i profesionalizmit, ii) i transparencës dhe iii) konkurimi i hapur dhe mundësia e pjesëmarrjes për të gjithë të interesuarit.  Si një proces shumë i rëndësishëm për performancën e institucionit, rekrutimi është realizuar sipas të gjitha procedurave, rregullave dhe dispozitave ligjore në fuqi mbi nëpunësit civilë. Gjatë vitit 2017, janë rekrutuar 22 punonjës, nga të cilët 1 drejtues me titullin “Profesor Doktor”, 2 drejtues me Diplomë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim dhe një auditues me titullin Doktor i Shkencave”.

– 8 Drejtues kanë titullin “Profesor” dhe “Profesor i Asocuar” dhe “Doktor i shkencave”,

– 19 Drejtues dhe auditues kanë një diplomë të dytë, nga të cilët 14 në Drejtësi dhe 5 në Financë, – 5 Drejtues dhe auditues kanë Diplomë/Çertifikatë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim (CIPFA) dhe Çertifikatë Ndërkombëtare në Auditim (CPA). Sistemi i Zhvillimit Profesional reflekton efektivitetin e politikave të rritjes së kapaciteteve profesionale të KLSH në vite, për të cilat treguesit e performancës përfaqësohen në nivele rreth 14 herë më të larta, krahasuar me vitin 2011, kur ky nivel ishte vetëm 2,1 ditë mesatare trajnimi për auditues, ndërsa në fund të vitit 2017 stafi auditues ka ndjekur mesatarisht 28.5 ditë trajnimi për çdo auditues.

10 Auditues të KLSH-së kanë përftuar trajnime, nëpërmjet intershipeve me afat 5 mujor nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe 5 drejtues e auditues, përmes felloëship-eve me afat 4-mujor nga Zyra e Auditimit Qeveritar të SHBA-së, GAO.

Politika e ndërthurjes së auditimeve me strukturimin e trajnimeve është vlerësuar edhe nga Drejtoresha e Qendrës për Ekselencë në Auditim të GAO-s, znj. St.Laurent e cila cilëson se: “Vlerësoj fleksibilitetin e KLSH-së në përcaktimin e numrit dhe llojeve të auditimeve që do të realizohen, e cila është esenciale për veprimtarinë e një Institucioni Suprem Auditimi. Një indikator i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve audituese është programi i trajnimeve. Në këtë fushë, KLSH ka krijuar një traditë solide, për të cilën GAO jep kontributin e saj përmes felloëship-eve për audituesit shqiptarë” (nga fjala gjatë vizitës së saj në KLSH, më 23-24 mars 2017).

 

“Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të interesit”

Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të tjera

Komunikimi dhe menaxhimi i palëve të interesit, është vlerësuar në përputhje me kërkesat e ISSAI-t 12. KLSH ka përdorur të gjitha instrumentet e rekomanduara nga praktikat më të mira, me qëllim që të rriten njohuritë e palëve të interesit dhe që ata të kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e audituesit të pavarur të sektorit publik. KLSH, jo vetëm ka identifikuar palët e interesit, por ka zhvilluar strategji komunikimi me ta, duke përsosur kanalet e komunikimit dhe menaxhimit për të përfshirë të gjithë këto palë interesi.

 

Strategjia e Komunikimit

Politika e komunikimit është jetike për rolin dhe përmbushjen e misionit të KLSH-së, po ashtu dhe dobishmëria e saj në funksion të maksimizimit të vlerës së raporteve të auditimit, si dhe zbatimit të rekomandimeve. Më 31 korrik të vitit 2017, me Vendim të Kryetarit të KLSH, institucioni ka hartuar dhe miratuar “Strategjinë e Komunikimit të KLSH-së për periudhën 2017-2019”, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe objektin që ka pasur si institucion, në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Europian. Strategjia e Komunikimit është vlerësuar me 3 nga 4 pikë të mundshme.

Komunikimi me Parlamentin

Praktika e mirë në komunikimin me Parlamentin, është vlerësuar me 3 pikë nga 4 të mundshme. Aspekti që ka nevojë për përmirësim është në përputhje me rekomandimet e dala nga dokumente vlerësuese të SIGMA-s dhe Bankës Botërore/PEFA-s, ku kërkohet që KLSH të theksojë edhe më tej kërkesën për organizimin e dëgjesave publike, në mënyrë të veçantë atyre të Komisioneve Parlamentare me njësitë e audituara. Kjo, me qëllim ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve dhe rritjen e impaktit të raporteve të KLSH. Ndërgjegjësimi i anëtarëve të Kuvendit për përfitimet që i sjell Shtetit dhe shoqërisë një auditim efektiv publik dhe rolin e ndërsjelltë të legjislativit në rritjen e impaktit për shtimin e vlerës së auditimeve të KLSH-së, duhet të qëndrojë në themel të përpjekjeve për të siguruar një ambient të jashtëm mbështetës dhe të dobishëm. Vullneti për thellimin e bashkëpunimit ka qenë reciprok, pasi edhe Kuvendi ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka dërguar Kuvendit raporte me ndjeshmëri të lartë publike. Komisioni Europian ka adresuar, gjithashtu, në shtator 2017 rekomandimin “Shqipëria duhet të përmirësojë implementimin e rekomandimeve të Auditimit të Jashtëm. Mbi vlerësimin e dimensionit të marrëdhënieve të KLSH-së me median vlerësimi është 3 nga 4. Në fund të vitit 2017, institucioni ka qenë i pranishëm me rreth 100 kronika më shumë se viti 2016, si dhe disa herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar duke gjashtëfishuar praninë e tij në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010. Ai është prezantuar në median e shkruar me 840 artikuj, njoftime, editoriale dhe komente analitike, kundrejt pothuajse zero gjatë viteve 2010-2011. Statistikat tregojnë se nga një numër i papërfillshëm i letrave (ankesa, kërkesa, informacione, etj) të qytetarëve që institucioni merrte dhe trajtonte në vitin 2011, gjatë viteve 2012-2017, letrat dhe kërkesat nga qytetarët janë rritur jo vetëm në numër, por ajo që është më e rëndësishmja dhe që përbën dallimin cilësor, konsiston në faktin se në çdo rast, qytetarët kanë marrë përgjigje për problemet dhe shqetësimet e ngritura. Vetëm për vitin 2017, KLSH ka trajtuar 623 letra dhe ankesa të qytetarëve, nga të cilat 377 janë konstatuar në kompetencë, ku 204 prej tyre janë verifikuar dhe kanë marrë përgjigje, ndërsa 173 janë në proces verifikimi. Për këtë arsye, vlerësimi i këtij dimensioni rezultoi maksimal, 4 pikë. Procesi i zhvillimit dhe modernizimit të institucionit nuk mund të realizohej me efiçiencën e duhur, nëse nuk do të mundësohej nga bashkëpunimi i ngushte me partneret tanë ndërkombëtarë, dhe sidomos, pa kontributin e NIK-ut Polak, nëpërmjet projektit të binjakëzimit të financuar nga projekti i BE-së IPA 2013. Projekti i binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të auditimit te jashtëm”, i cili nisi të implementohej në KLSH në mars të vitit 2016, ka vijuar të zbatohet në mënyrë të suksesshme edhe gjate vitit 2017. Projekti është i ndarë në tre komponentë:

         Përmirësimi i kornizës ligjore për auditimin;

         Zhvillimi i metodologjive të auditimit dhe kapaciteteve të raportimit, dhe

         Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe përmirësimi i impaktit të rezultateve të auditimit.  Në përfundim, edhe dy fjalë për strategjinë 2018-2022, timonin e zhvillimit institucional: Në mënyrë që të identifikonim qartë objektivat tona strategjike përpara hartimit të strategjisë, aplikuam analizën SËOT për të listuar faktorët pro dhe kundra aktivitetit tonë auditues. Faktorët që përfaqësojnë sfida apo risqe kyçe në performancën institucionale janë:

         Rritja e kapaciteteve njerëzore, si në numër, ashtu edhe në cilësi. Në numër për të mbuluar me auditim problematikat që ofron realiteti shqiptar dhe në cilësi për të aplikuar siç duhet standartet dhe manualet, audituar me bazë riskun, rritur ndikimin e raporteve audituese, të garantuara cilësisht, tek palët e interesit dhe forcuar implementimin e rekomandimeve tek subjektet.

         Organizim më i mirë i punës, për të harmonizuar planifikimin dhe ekzekutimin e auditimeve me detyrat e tjera funksionale (trajnime, botime, pjesëmarrje në konferenca, seminare, ëorkshop-e)

Në reflektim të këtyre risqeve kyç, objektivat tona prioritare për 2018-2022 u formuluan si:

Rritja e impaktit të punës audituese me fokus në 6E-të (ekonomicitet, eficiensë, efektivitet, energji, etikë dhe environment);

Optimizimi i kapaciteteve profesionale, aftësive audituese, procedurave të punës, logjistikës dhe funksioneve të tjera mbështetëse.

Vazhdim i përmirësimit të kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit me partnerët dhe palët e interesit.

Në formulimin e këtyre objektivave, motoja apo qëllimi parësor, është: “Rritja e KLSH-së në dobi të qytetarit”, duke qenë të bashkuar në ambicie dhe vendosmëri me të gjithë bashkëpunëtorët tanë strategjikë. Në këtë Strategji, KLSH është e angazhuar maksimalisht edhe për plotësimin e objektivave të OKB-së në Axhendën e saj 2030 të Zhvillimit të Qëndrueshëm.