Dr. Arqile Veshi/ Koha për mbrojtjen e monumenteve dhe lapidarëve

629
Sa herë shkoj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit këti në Tiranë, vijnë në ditë caktuara plotë politikanë e pushtetarë dhe vetëkënaqen me ato tapetet herë blu e herë të kuq që u shtrohet para monumentit “Nëna Shqipëri” por asnjëri nuk kalon më andej për të parë se si janë katandisur varrezat e tjera të dëshmorëve apo Heronjve të Popullit
Sipas “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe”, 1980, me fjalën “lapidar kuptojmë çdo monument të ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar me karakter historik, kulturor, patriotik ose për kujtimin e një apo shumë njerëzve të rënë për atdhe”. Bazuar në kuptimin dhe domethënien që kanë monumentet apo lapidarët në vendin tonë janë ndërtuar shumë vepra të tilla që përjtësojnë ngjarje dhe data të ndryshme historike. Kështu duke iu referuar monumentit të Pavarësisë në Vlorë, e për të kuptuar se çdo të thotë forma e përmbajtja e tij, rezulton se ai është ngritur në Sheshin e Flamurit në Vlorë në 1972 me rastin e 60 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, vepër e skulptorit të Popullit Kristaq Rama, Shaban Hadëri dhe Muntaz Dhrami. Vepra e derdhur në bronx, 17 m e lartë i është kushtuar luftës së popullit shqiptar për liri e pavarësi kombëtare. Po kështu Monumenti i Heronjve të Vigut, një monument skulpturor me 4.85 m i lartë dhe me një bazament 3 m të gjerë, i cili ishte vendosur në sheshin qendror të Shkodrës, vepër e skulptorit të Popullit Shaban Hadëri. Vepra ishte përbërë nga një grup skulpturor derdhur në bronx, që paraqet Heronjtë e Popullit Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Ndoc Doda dhe Hydajet Lezha të cilët më 1944 në fshatin Vig të Mirditës ranë në luftë kundër tradhtarëve. Vepra tregon bashkimin e pesë trimave sup më sup në trajtë rrethi, të shtërguar pranë njëri-tjetrit, me qëndrim e vendosmëri burrërore, shprehje e qëndresës dhe e vitalitetit të njeriut me ideale të mëdha që sakrifikon gjithçka për çështjen e popullit e të Atdheut. E megjithëse vepra flet për më shumë se lirimi i vendit, pushtetarët “demokratë” në Shkodër me paturpësinë më të madhe i hoqën dhe i çuan në plehrat e qytetit, me mendimin se do ju humbisnin vlerat dhe kontributi që dhanë ata trima në lulen e rinisë për lirinë e popullit të vet. Por e vërteta dhe trimëria mund të zhyten por as harrohen dhe as mbyten nga veprime bandeske të cilit do individ apo pushtetar qoftë ai ose ajo. Qëndrime mospërfillëse ndaj lapidarëve dhe monumenteve të historisë dhe kulturës së popullit tonë, mbas viteve ‘90 nuk knaë qenë të pakta, pasi ato gati në të gjithë vendin u dëmtuan, u shkatërruan dhe u denigruan deri në atë masë sapo të shikosh “Foto ekspozitën” e hapur në Galerinë e Arteve të Shqipërisë nga një i huaj, të vjen turp edhe kur je një qytetar i thjeshtë e jo më të jesh pushtetar, politikan apo administrator i një vendi për problemet e historisë së kulturës dhe të rrish e të bësh sehir ndaj një situate shumë të palejueshme nga një vend me plot tradita dhe histori të lavdërueshme. Natyrisht jo vetëm për shkak të një ekspozeje të pa këndshme për gjendjen e lapidarëve, të monumenteve, të varrezave të dëshmorëve, të pllakave përkujtimore në qytete dhe fshatra në gjithë vendin, por për dinjitetin e atdheut tonë të pa zëvendësueshëm e të patjetërsueshëm për askënd është koha dhe vendi që në këtë periudhë që projektohet buxheti i shtetit për 2016 në të cilin ka vend që të parashikohen fonde si zë më vetë për këtë qëllim. E shtroj këtë problem si qytetar i thjeshtë sa sa herë shkoj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit këti në Tiranë, vijnë në ditë caktuara plotë politikanë e pushtetarë dhe vetëkënaqen me ato tapetet herë blu e herë të kuq që u shtrohet para monumentit “Nëna Shqipëri” por asnjëri nuk kalon më andej për të parë se si janë katandisur varrezat e tjera të dëshmorëve apo Heronjve të Popullit. Këtu në kryeqytet pa lerë më ne qyteti apo fshatra të tjera të vendit. Lidhur me këtë problem mendoj se ka vend për të tërhequr vëmendjen edhe për krijimin e dokumentacionit për administrimin e tyre pasi asnjë lapidar, monument apo pllakë përkujtimore nuk mund të ndërtohej apo të vendosej në një objekt pa vendim të organeve ekzekutive si të Komiteteve Ekzekutive apo edhe me vendim të Këshillit të Ministrave, në vartësi me rolin dhe rëndësinë që kishte objekti. Nisur nga kjo përvojë mendoj që këto objekte të evidentohen dhe të merren në administrim nga Ministria e Kulturës dhe hallkat e saj në bashkitë përkatëse, me qëllim të dihen se ç’kemi dhe ç’duhet bëjmë për të ardhmen si për mirëmbajtjen e tyre që janë ndërtuar por që kanë dëmtime të ndjeshme e kanë humbur funksionin, por edhe për ndërtimin e vendosjen e lapidarëve e monumentëve të reja, për ngjarje, vende e persona që e meritojnë dhe me veprën e tyre nderojnë vendin dhe popullin që i lind e i rriti në këtë truall me plotë histori. Mendoj se njerëz të tillë në çdo periudhë e sistem ekonomiko-shoqëror evidentohen si në fushën e arsimit, të kulturës, të shkencës, të ndërtimit, të mbrojtjes së vendit, të mbrojtjes së rendit, të mbrojtjes së pasurisë kombëtare, etj. Pra, figura të ndritura çdo komb nxjerr në çdo periudhë historike e si të tillë duhet të zenë vend në altarin e ndritur të kombit shqiptar. 
Sigal