Dr. Arqile Veshi: A duhet të shkojnë pushtetarët në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut më 28 dhe 29 Nëntor?!

546

 

 

Dëshmorët e Atdheut janë simbol atdhetar e patriotik i çdo vendi,
prandaj kombet e shtetet serioze i çmojnë e i vlerësojnë

 

Kol (R)   Dr.
Arqile Veshi

 

Natyrisht
që kjo është një pyetje retorike, mbasi si organet shtetërore në qendër dhe ata
të pushtete vendor në rrethe kanë të drejtë ligjore që të organizojnë dhe të
marrin pjesë në ceremonitë përkujtimore për ditën e pavarësisë dhe atë të
çlirimit të Atdheut më 28 dhe 29 Nëntor dhe të vendosin kurora në varrezat e
Dëshmorëve të Atdheut. Por, para se të hartojnë e miratojnë protokollet
përkatëse për organizimin e  këtyre ceremonive do të ishte e drejtë që të
hidhnin një sy akteve ligjore e nënligjore që vetë kanë hartuar e miratuar si
për Dëshmorët e Atdheut dhe për ata që bënë luftën dhe çliruan vendin më 29
nëntor 1944 që ishin Veteranët e LANÇ-it të Popullit Shqiptar. Referuar akteve
ligjore e nënligjore që përcaktojnë se çdo dëshmor ka një varr në varrezat e e Dëshmorëve
të Atdheut të ngritura në territorin e çdo rrethi (qarku), ndërsa në varrezat e
Dëshmorëve të Atdheut në Kryeqytet përfaqësohen dëshmorë nga të gjitha rrethet
(qarqet) e vendit, kërkesë e cila aktualisht nuk gjen zbatim mbasi rrethi
(qarku) i Tiranës si më i madhi në vend nuk ka varreza për dëshmorët e saj e
për pasojë nuk gjen zbatim edhe kërkesa që varrimi në varrezat e Dëshmorëve të
Atdheut, në kryeqytet bëhet me kërkesë të Këshillit të Qarkut përkatës dhe
miratohet me vendim të veçantë të Komisionit Qendror për Statusin “Dëshmor i
Atdheut”. Kjo do të thotë që një person bie në krye të detyrës, por është banor
i një qarku dhe nga organet përkatëse shpallet “Dëshmori i Atdheut”, fillimisht
varroset në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në qarkun (rrethin) përkatës dhe
nëse veprimtaria e tij është me karakter kombëtar në një kohë të caktuar
Këshilli i Qarkut përkatës bën propozim Komisionit Qendror për Statusin e
“Dëshmor i Atdheut” që eshtrat e tij të prehen në varrezat e Dëshmorëve të
Kombit në kryeqytet, i cili mbasi e merr në shqyrtim vendos që eshtrat e këtij
personi të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet. Pra, mungesa
e varrezave të Dëshmorëve të Atdheut për qarkun e Tiranës bën që këto kërkesa
ligjore të mos gjejnë zbatim, prandaj prefektura, Bashkia e Tiranës  në
bashkëpunim dhe me Ministrinë e Pushteti Vendor duhet ti japin zgjidhje edhe
këtij problemi në mënyrë që në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në kryeqytet të
prehen eshtrat e atyre figurave që veprimtaria e tyre për humbjen e jetës të
ketë patur sens me karakter kombëtar. Gjithashtu, me akte ligjore e nënligjore
kanë detyrim organet shtetërore në qendër e në bazë për ndërtimin mirëmbajtjen
e varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, lapidarëve, pllakave përkujtimore, përmendoreve
etj, të cilave po t’u bëhet një fotografim i përgjithshëm lenë shumë për të
dëshiruar. Parë në këtë këndvështrim këtë problem sa ligjore por edhe morale,
kam bindjen dhe mendimin që pushtetarët qendror dhe vendosur të dalë mbas
viteve 1990 nuk kanë të drejtë morale që të shkojnë një apo dy herë në vit të
venë kurora e të kapardisen para atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

 

Problemet e zbatimit të kërkesave

Unë jam
shprehur herë pas here në shtyp për problemet e zbatimit të kërkesave të akteve
ligjore e nënligjore të dala sidomos për Dëshmorët e Atdheut pasi ata janë
simbol atdhetar e patriotik i çdo vendi prandaj kombet e shtet serioze i çmojnë
e i vlerësojnë ata. Këtë do mundohem ta ilustroj nga çfarë kanë parë e kanë
konstatuar gjatë një vizite familjare në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Amerikan në Washington të SHBA-së. Atje porsa hyn në godinën kryesore të
administratës së këtij institucioni të shfaqet në monitor gjithçka ka në atë
sipërfaqe aq të madhe e cila në pamje të parë të jepet përshtypjen e një
amfiteatër e vërtetë, me një gjelbërim të paparë me një sistemim të parcelave
sipas grup personave të renë në periudha të ndryshme, duke bërë edhe dallime se
ku e në ç’pozicion ndodhej varri i ndonjë personi të rëndësishëm. Pra, ata
kishin kritere dhe rregulla të mirë përcaktuara se kush do të vendosej në
varrezat e kombit në kryeqytetin e vendit dhe kush në varrezat e

 

 

tjera sipas ndarjes administrative që ka shteti amerikan. Shembull
i vlerësimit për të rënët ishte edhe “Përmendorja” madhështore vendosur në
pikën më dominante të asaj sipërfaqeje aq të madhe, e cila ishte bërë qendër
pelegrinazhi nga vizitorë të shumtë të cilët jo vetëm argëtoheshin me bukurinë
e atij ambienti  por mësojnë edhe për historinë e atij vendi që nëpërmjet
punës,  përpjekjeve dhe luftës që ka bërë ai popull me në krye udhëheqësit
e tij në periudha të ndryshme historike duke filluar nga Xhorxh Washingtoni e deri
në ditët e sotme. Gjithashtu nga përballja me të vërtetën në atë ambient,
natyrshëm të lindte mendimi se problemi politik apo qëndrimet e njërit apo
tjetrit krahë që ka patur apo ka pushteti nuk ka të bëjë me vlerësimin dhe
respektin për kontributin që kanë dhënë të rënët në luftëra e vende të
ndryshme. Pra, nëse politikisht për luftën që Amerikanët bënë në Vietnam, në
Kore apo vende të tjera, opinioni apo partitë politike e kontestojnë si veprim
në një periudhë të caktuar historike, vlerësimi për ata që dhanë jetën është i
njëllojtë, gjë e cila reflektohet jo vetëm në foton përkatëse por edhe në ambientin
ku emrat e tyre janë skalitur në mermer të zi dhe u bëhen nderet e respekti
ashtu si u takon të gjithë të rënëve për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e
kombit të vet.

 

Koincidoi
që më 25 korrik 2016 që unë po bëja vizitë në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
të Washingtonit të SHBA-së, u zhvillua edhe ceremonia e varrimit të një të rëni
që sipas kritereve të tyre i takonte që eshtrat e tij të preheshin në ato
varreza. Ajo që mua më tërhoqi vëmendjen ishte sa hyri kortezhi në perimetrin e
varrezave u bllokuan të gjitha lëvizjet dhe njerëzit u kthyen me fytyrë nga
kolona e karrocave dhe makinave që shoqëronin trupin e të rënit dhe mbasi
arkivoli u vendos në vendin e prehjes së përhershme u bë shoqërimi me të shtëna
topi, me të cilët unë pata rastin dhe privilegjin që të bëja edhe fotografinë
përkatëse.

 

E
trajtova këtë problem, jo vetëm për konceptin që unë kam, për trajtimin dhe
respektimin e të rënëve, për kënaqësinë që ndjeva kur vizitova varrezat e
Dëshmorëve të Kombit të Washingtonit të SHBA, por edhe për faktin që
pushtetarët tanë të majtë e të djathtë që mbas viteve 90-të kanë bërë vizita si
në Washington por edhe në vende të tjera dhe kanë parë se si administrohen, si
trajtohen, se si vlerësohen dhe respektohen të rënët për liri e pavarësi të
Atdheut e Kombit të vet. E mbi këtë bazë të nxjerrin konkluzione e të marrin
masa për trajtimin e vlerësimin sa më njerëzor të atyre që janë simbol i
Atdheut dhe Kombit të vet.

Sigal