Dr. Ardian Elezi: Projektligjit për shërbimin përmbarimor privat

1020
Komente, sfida dhe probleme të projektligjit të shërbimit përmbarimor privat 
Si pjesë e diskutimeve të iniciuara nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në sistemin e drejtësisë të paketës së projektligjeve të iniciuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë vendas e të huaj, është edhe projektligji i “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” të ndryshuar”. Bazuar nga relacioni i projektligjit 
Sekretariatit Teknik i Reformës në Drejtësi, së fundi ka ftuar për një dëgjesë publike trupën e përmbaruesve gjyqësor privat për të qenë pjesë e diskutimeve të projektligjit, i cili nuk ka përfshirë në këtë projekt, duke e anashkaluar grupin e interesit që më së shumti preket dhe atakohet nga kjo nismë ligjore tashmë në procedurë diskutimi miratimi parlamentar. Nga vlerësimi paraprak i projektligjit të dërguar e publikuar gjithashtu edhe në faqen online të Kuvendit, si një nga anëtarët e shumtë të kësaj trupe përmbarimore, po ju përcjell komentet e mia lidhje me këtë akt, që si të tilla janë bërë të njohura edhe anëtarëve të tjerë të dhomës. Ato janë jo të përgjithshme për të gjithë projektligjin në tërësi, por të fokusuara në nene të veçanta të tij dhe në referime integrale po ashtu.

Më konkretisht:
Neni 14 i projektligjit citoj “Përjashtimi nga detyrimi i dhënies së provimit të kualifikimit 1. Përjashtohen nga detyrimi për të dhënë provimin e kualifikimit personat që kanë qenë përmbarues gjyqësore private, apo drejtues dhe/ose përmbarues në shërbimin përmbarimor gjyqësor, për një periudhë prej tetë vitesh dhe që janë shkëputur nga këto funksione për arsye që nuk lidhen me marrjen e masave disiplinore në ushtrimin e këtyre detyrave.”

Koment: Ky kërkon qartësim të efekteve që prodhon. Ai cenon dy parime bazë kushtetuese parimi i sigurisë juridike dhe zbatimit të ligjit të kohës dhe moslejimin e ligjit të ri me fuqi prapavepruese. Përmbaruesit gjyqësore private janë nënshtruar tashmë provimeve dhe gëzojnë licencën e ushtrimit të profesionit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë. Kriteri 8 vjet është diskriminues dhe realizon vetëm një gjë “gjuetinë e shtrigave” sepse është përllogaritur në atë mënyrë që të gjithë subjektet që janë pajisur më licence në vitin 2011 nuk mund të kenë këtë përvojë punë dhe të anulohen licenca. Ndërkohë duhet të theksojmë që ishin po këta përmbarues gjyqësore dhe në nivel drejtuesi që në provimin e parë të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë dështuan në mënyrë flagrante në marrjen e provimit duke detyruar këtë të fundit të ripërsëriste disa herë procedurat. Nëse këto licenca dhe ky provim nuk vlen kjo duhet të vlejë për të gjithë në të kundërt shteti ligjor nuk lejon që të cenohet siguria juridike. GJEDNJ ka konfirmuar në disa raste se licenca gëzojnë mbrojtje nën Protokolli shtesë Nenit 1 “Të drejtës së pronës” pra nuk mund të hiqet anulohet pezullohet licenca pa zbatuar procesin e rregullt ligjor sipas nenit 6 të KEDNJ. Praktika të tilla klienteliste cenojnë të drejtat tona dhe bazat e shtetit. Parim tjetër i rëndësishëm është që nuk lejohet fuqia prapavepruese e ligjit vetëm përjashtimisht për lehtësim të dhe favorizim të drejtave të njeriut në çështjet penale. Nëse çdo ligj i mëvonshëm do të ndryshonte rregullat e lojës më vonë kjo krijon pasiguri dhe hamulli në zbatueshmërinë e ligjit. Nëse cenohet e drejta licencuar për të ushtruar aktivitetin përmbarimor i cili kategorizohet në profesionet e lira sikundër avokatët, noteret për këta subjekte pse nuk zbatohen të njëjta standarde?! Pse nuk kërkohen ndryshime në ligjet e tyre ku të vihet në dyshim licencat e tyre dhe aftësia e tyre?!

Pra, Neni 13, 14 i projektligjit duhet të qartësohet për efektet e ndryshimeve mbi subjektet e certifikuara dhe licencuara para hyrjes në fuqi të ligjit, pasi kategoria e atyre përmbaruesve që konsiderohen te tillë dhe që janë pajisur me certifikatë të ushtrimit te aktivitetit përmbarimor, dhe që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përditshmëri nuk kanë pse të diskutohet dhe lihet evazive në interpretim kjo situate e tyre për sa i përket përfshirja apo jo në provimin te kualifikimit ..Ato tashmë e kanë marrë certifikatën e kualifikimit si përmbarues.

Neni 21/1 Pezullimi nga detyra 1. Përmbaruesi gjyqësor privat mund të pezullohet përkohësisht nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, kur ndaj tij zhvillohet një procedim penal dhe prokurori kërkon dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe/ose për veprat penale kundër “korrupsionit”; 2. Kur konstatohet se nuk kryen veprimtari procedurale vetë, apo në shërbim të shoqërisë përmbaruese private, në masën 20% të çështjeve përmbarimore që janë në ekzekutim brenda një viti kalendarik; 3. Kur ndaj tij ka filluar një procedurë për heqjen e certifikatës për arsye se nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për certifikimin si përmbarues gjyqësor privat të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji. 4. Gjatë periudhës së pezullimit, veprimet përmbarimore vijojnë të kryhen nga zëvendëspërmbaruesi, i cili mban përgjegjësi individuale për veprimet e kryera gjate kohës së pezullimit të përmbaruesit gjyqësor privat.

Koment: Ky parashikim ligjor cenon të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe shkel gjithashtu parimin e pafajësisë, parimi nivelit kushtetues,askush nuk mund të paragjykohet pa u verifikuar fajësia e tij me vendim të formës së prerë. I vetëm autoritet i njohur nga ligji që mund të vendosë sipas një procedurë përkatëse për pezullimin e ushtrimit të funksionit është gjykata. Këto masa ligji procedural i përshin në masat e sigurimit, masa ndaluese sipas neneve 240 e vazhdues të K.Pr.Penale. Vendosja e të drejtës abuzive për të pezulluar nga ushtrimi i aktiviteti përmbarimor, vetëm se ka një kallëzim në prokurori do të krijonte shanse për të luftuar në mënyrë të pandershme kryer këtë funksion. Nga ana tjetër për të luftuar veprat korruptive dhe shpërdorimet e detyrës së përmbaruesit prokurori e ka mjetin ligjor për të pezulluar nga detyra këtë funksionar duke i paraqitur kërkesë gjykatës. Vetëm gjykata lejohet të vlerësojë këtë kërkesë mbi dyshimin e arsyeshëm bazuar në prova dhe asnjë lloj organi për më tepër administrativ. Statistikat tregojnë që afro 95 % e procedimeve te tilla ne dëm tonin të tyre janë fituar nga përmbaruesit. Ne nuk gëzohemi kur ndaj një kolegu tonë ndërmerret një mase sigurimi ekstrem pra ndalimi , arrestimi i tij, me akuzën e shpërdorimit te detyrës a pezullimit të licencës me akt administrativ pa ju provuar kjo fajësi përmes një procesi të rregullt të drejtë e ligjor. Ne duhet të reagojmë një zëri pasi kjo na cenon dhe ekspozon të gjithëve para këtij rrisku.
Neni: Shoqëritë përmbarimore gjyqësore private mund të themelohen dhe shërbimi përmbarimor mund të ofrohet vetëm nga personat fizikë të certifikuar si përmbarues gjyqësor privatë, në përputhje me dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare, pasi të jetë marrë më parë mendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës, për sa i përket kushteve ligjore të themelimit të një shoqërie përmbarimore gjyqësore private. 

Koment: Cenon lirinë e organizimit të biznesit në shoqëri, si dhe bie ndesh me parimet e iniciativës së lire, liberalizimit të tregut, si dhe ligjit të institucionit shtetëror regjistrues e licencues. Mjafton certifikate e lejimit të ushtrimit të aktivitetit, si dhe vullneti i brendshëm i individit, mbartës i saj të çmojë mënyrën e organizimit të vet sipas formave të parashikuara e të njohura në ligj jashtë kushtëzimeve të tjera burokratike e të panevojshme
Neni “Përmbaruesi Gjyqësor Privat nuk mund te jete pjese e organeve drejtuese te partive politike.
Koment : Organizimi i shërbimit përmbarimor nuk është organ i depolitizuar…si policia shtetit ndërkohë dhe në radhët e profesioneve të tjera të lira si avokatët janë dhe kryetar partie jo vetëm aderues në to. Përkatësia politike si e drejtë kushtetuese e organizimit në parti nuk ndikon në asnjë rast kryerjen e rregullt të veprimtarisë përmbarimore. Kjo bie ndesh edhe me statutin e partive politike që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhej me ligjin dhe qëndrojnë besnik i Kushtetutës RSh etj.

Neni 18 1. i Kushtetutës së RSH, (si dhe në referim të nenit 14 i KEDNJ) Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Të gjithë së pari jemi qenie politike pa ekzistojmë. Ne jemi profesionistë të lirë të Fushës, Politika nuk është profesion . Në nivelin e votëbesimit drejtues të dhënë e jo vetëm për këdo ka dimension politik të shfaqjes së vullnetit të dhënë nga çdo kush(në kapërcim të bindjeve politike të sekujt e në ndryshim të natyrshëm ndaj njeri tjetrit) përmes lobimit dhe orientimit të votës në të mirë të përmbushjes efecientë të ambicies sonë, dhe kësisoj askush nuk duhet të privohet kjo e drejtë, apo të paragjykohet e diskriminohet për shkaqe e arsye bindjesh.

Ambicia përfundimtare e çdo të angazhuari politik, pavarësisht nivelit te aderimit të tij, që nga militanti empirik e deri të përfaqësuesi më i lartë ka si ambicie finale relativisht për qenë përfaqësues i popullit ne kuvendin e Shqipërisë. Kushtetuta ka parashikuar ndalesat dhe kushtëzimet për organet e depolitizuar dhe se kush janë ato, si prokuror ushtarak, gjyqtar, Kryetar Bashkie, diplomat etj.

Profesionet e lira , ku përfshihet edhe shërbimi përmbarimor nuk janë kategori që Kushtetuat e ligji I depolitizimit i ka parashikuar si të tilla.
Aq më tepër në realitetin tonë ku organizimet partiake politike, janë piramidale, dhe funksionojnë pa rregulla nën hijen e kryetarit, model që rëndom e ndeshim ne çdo organizëm tjetër gjithfarë ku kryetarët janë edhe pronar partish e organizimesh

E rëndësishme në figurën e përmbaruesi është zbatimi i Kodit të Etikës që kërkon integritet të lartë profesional në kryerjen e detyrës pra është i detyruar te respektoje “Kodin e Etikes se Përmbaruesve Gjyqësore Private” dhe “Statutin e ushtrimit te veprimtarinë se përmbaruesit gjyqësor privat”, ligjin procedural , atë organik, kushtetutën duke Ju qëndruar besnik atyre dhe shenjtërisë se përmbushjes së misionit të vet fisnik që në nisje të certifikimit e kremtimit te vet nën sintezën e formulës së betimit.
Neni 13/1 “Numri i përmbaruesve gjyqësorë private 1. Provimi i kualifikimit për përmbaruesit gjyqësorë privatë, planifikohet për zhvillim bazuar mbi kërkesat dhe nevojat publike për numrin e tyre, sipas shtrirjes territoriale të përcaktuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë pasi merret propozimi i Dhomës Kombëtare. 2. Si rregull, një përmbarues gjyqësor privat caktohet për të mbuluar një territor ku banojnë 50 000 banorë, duke marrë për bazë numrin e titujve ekzekutive të dalë nga gjykata e rrethit gjyqësor të territorit të banuar, si edhe numrin e akteve noteriale të ekzekutueshme që Dhoma e Noterëve të Republikës së Shqipërisë ka lëshuar për këtë territor në një vit.” 

Koment: Sipas parashikimeve të këtij ligji me përllogaritjen matematikore për 50000 banorë,/ një përmbarues do te thotë që për nr. total te përmbaruesve që janë sot, reduktohet në 1/3 e tyre gjithsej 60 përmbarues duhet te qëndrojnë në detyrë. Kjo qëndron tej parimit të liberalizimit të shërbimeve publike, politikë e ndjekur nga Ministria e Drejtësisë e cila çdo vit ka rritur numrin sikundër dhe në profesione të tjera të lira , të tillë si noterët ku numri i tyre është rritur progresivisht. Kjo ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe efektivitet të shërbimit duke sjellë dhe rezultate shumë më të mira në procedurat e përfunduara të ekzekutuara. E kundërta, përqendrimi në duart e një personi të këtij shërbimi sjell monopolizimin si dhe kthim mbrapa të vendit tonë kur ai shquhej në gjykatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut si shkelës i procesit të rregullt ligjor në fazën e tejzgjatur të ekzekutimit. 

Nga ana e tjetër kjo inkurajon rritjen e përshkallëzimit të situatës monopol, eliminim të konkurrencës, si dhe krijimin e një “industrie” të panevojshme me koleg ndihmës , zëvendësues etj.

Neni 21/1 Pezullimi nga detyra 1.” Përmbaruesi gjyqësor privat mund të pezullohet përkohësisht nga detyra nga Ministri i Drejtësisë, kur ndaj tij zhvillohet një procedim penal dhe prokurori kërkon dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe/ose për veprat penale kundër “korrupsionit”; 2. Kur konstatohet se nuk kryen veprimtari procedurale vetë, apo në shërbim të shoqërisë përmbaruese private, në masën 20% të çështjeve përmbarimore që janë në ekzekutim brenda një viti kalendarik; 3. Kur ndaj tij ka filluar një procedurë për heqjen e certifikatës për arsye se nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për certifikimin si përmbarues gjyqësor privat të parashikuara në nenin 12 të këtij ligji. 4. Gjatë periudhës së pezullimit, veprimet përmbarimore vijojnë të kryhen nga zëvndëspërmbaruesi, i cili mban përgjegjësi individuale për veprimet e kryera gjatë kohës së pezullimit të përmbaruesit gjyqësor privat. 

Koment : Ky parashtrim në volum pune 20 % mund të jetë arbitrar, i veshtirë për të matur performancën në terma relative të trajtimit të saj, si dhe cenon sigurin juridike mund të sjellë falimentimentin e aktivitetit permbarimor, në kushtet kur është e pamundur gjetja dhe punësimi i zëvendës përmbaruesve,( për më tepë vetëm procedura e rekrutimit të tyre kërkon kohën e domosdoshme ) 

Neni 4. Personat që kanë punuar jo më pak se 2 vjet si gjyqtarë, prokurorë, përmbarues gjyqësorë shtetërorë, avokatë, noterë, si dhe jo më pak se 3 vjet në pozicionin e drejtuesit, këshilltarit apo specialistit të strukturave juridiko-profesionale të Presidencës, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, aparatit të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, avokatët e strukturave të Avokaturës së Shtetit, si dhe në atë të punonjësit akademik të brendshëm të lëndëve juridike në shkollat e larta, përjashtohen nga detyrimi i kryerjes së stazhit profesional apo ndjekjen e programit të trajnimit fillestar të detyrueshëm për përmbarues gjyqësor privat. 

Koment: Në këtë nen duhet te shtohen ato qe kane grada shkencore dhe vendosja e si kriter përjashtues eksperiencës në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror nuk qëndron. Këta të fundit jo vetëm që nuk kanë qenë të suksesshëm në punën e tyre por në fakt nuk kanë asnjë eksperiencë më shume se përmbaruesit private të licencuar që ushtrojnë këtë aktivitet prej 3 vitesh . Pra ose të standardizohet rregulli ku të përfshihet rregulli 3 vjeçar për shërbimin përmbarimor privat .Shërbimi përmbarimor privat lindi si alternative dhe sfidë kundrejt përfomancës së dobët të Shërbimit Shtetëror Përmbarimor, 
Neni 32/3” Detyrimi për pagesën e kuotës së anëtarësimit 1. Përmbaruesit Gjyqësor Privat kanë detyrimin ti paguajnë Dhomës një kuotë anëtarësimi. 
2. Kuota e anëtarësimit përbëhet nga një shumë fikse dhe një shumë pjesa e së cilës përcaktohet nga numri i çështjeve të regjistruara pranë një përmbaruesi. 

Koment: Në kushtet e mungesës se auditimit, te planifikimit dhe zbatimit te buxhetit e raportimit financiar te saj, ku numri i dosjeve nuk është tregues në raport me vlerën e detyrimit dhe nivelin e ekspozimit të saj ndaj riskut, kjo përngjasin me llojin e taksës progresive. 
Neni 49/1 Kontrolli veprimtarisë së përmbaruesve private nga Ministria 4. Ministria ka të drejtë të: a) Analizojë regjistrat e ekzekutimit, dosjen e çështjes, dokumentet e ekzekutimit, të dhënat dhe materialet e tjera arkivore të përmbaruesit privat, faturat e tarifave përmbarimore dhe rimbursimet e shpenzimeve të paguara për përmbaruesin privat, veprimet në llogarinë e veçantë bankare dhe veprime të tjera financiare që lidhen me ekzekutimin; 

Koment: Kjo mënyrë zëvendëson organet fiskale, dhe përmbaruesit do të jenë nën një sulm dhe presion te paparë ndaj kontrolleve qofshin rutinë dhe periodike të ndërmarra nga ministria e linjës, fiskut,, organet e tjera, madje edhe kolegëve të tyre, duke e kthyer Dhomën në një “super dhomë”, organ të frikshëm mosbesues e lepe-peqe, si dhe ne konflikt me punën e tyre si përmbarues profesioni (kjo bie ndesh me parimet e auditit- kontrollin e bën i njëjti organ kontroll dhe po ai vendos) . Kjo bie ndesh me parimet e auditit- kontrollin e bën i njëjti organ kontroll dhe që vet nuk kontrollohet e auditohet është po ai vendos. Këto situata në asnjë rast nuk ndodhin në organizimet e profesioneve të tjera të lira, që provokon përplasje të panevojshme mes kolegësh dhe ngjall klimë mosbesimi ndaj njëri tjetrit. Po ashtu edhe parashikimi ligjor për moshën 60 vjeç është antikushtetues, si dhe bie ndesh me ligjin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe jo vetëm, ndërkohe dhe nismat e qasjet ligjore janë të tilla që të rritet mosha e pensionit në mënyrë që kjo kategori mos të jeta barrë për brezat e tjerë që paguajnë kontribute për kategoritë shtese qe krijohen për shkak te ligjit nga të ardhurat e tyre

Neni 25 , 26, 28 I projektligjit ka paqartësi dhe mungesë koherence në përmbajtje dhe në strukturë të ligjit për sa i përket kompetencave të organeve drejtuese të Dhomës që janë Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Drejtues i Dhomës. Shkolla Kombëtare të Përmbarimit që parashikohet të krijohet dhe administrohet është e parakohshme dhe nuk përputhet me realitetin reduktimit të numrit të përmbaruesve kushtëzuar kjo edhe me kriterin e vendosur një përmbarues për 50000 banor, si dhe nga ana tjetër rrit koston e administrimit të saj me struktura shtesë si taksën që rëndon mbi përmbaruesit. Ajo duhet të reduktohet në një qendër kursesh trajnimi të detyrueshme për t’u ndjekur sipas nevojave .

Krijimi dhe funksionimi i Qendrës së Zhvillimit të Ankandeve Publike mund të jetë si alternativë dhe jo si qëllim në vetvete. Ajo rrit shkallen e përqendrimit, inefiçencën e punës e veprimtarisë normale të veprimtarisë përmbarimore, dhe mbi të gjitha cenon pavarësinë e tij, si dhe bie ndesh me parimin e vetorganizimit e iniciativës së lirë të aktivitetit e juridiksionit territorial me shtrirje mbarë kombëtare, me disa qendra e vendndodhje organizimi e funksionimi.
Shtesë referuar Ligjit nr.114/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 “Kodi i i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, 

Koment për unifikimin e praktikes 
Lipset të bëhet një parashikim dhe qartësim ligjor të ligjit përmbarimor për shkak të vakumit të dispozitave tranzitore si dhe miratuar aktet nënligjore për zbatimin ligjor të dispozitave të Ligjit procedural nr.114/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 “Kodi i i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” i cili parashikon zhvillimin e ankandit të tretë, ndërkohë që zbatimin i tij bie ndesh me parimin e efekteve prapavepruese si dhe në kohë të ligjit, për rastet e dosjeve në proces ekzekutimi përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji ku bën fjalë për zhvillimin e ankandit te trete. Ligji nr.114/2016 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 “Kodi i i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” ka hyrë në fuqi pas 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare dhe sjell ndryshime të rëndësishme dhe procedurën e ekzekutimit të titujve ekzekutive. Meqenëse ligji i sipërcituar nuk ka parashikuar klauzola tranzitore që të rregullojnë fuqinë e ligjit mbi procedurat e ekzekutimit të filluara përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja sjell konfuzitet në aplikim. Në qoftë se pranoje parimin se ligji procedural ka efekt të menjëhershëm ,në ndryshim,nga ligji material që lidhet me ligjin e kohës së veprimit, problematika që haset nga shërbimi përmbarimor përpos të tjerave qëndron tek procedurat e ankandit të cilat janë zhvilluar me ligjin procedural të vjetër dhe nuk kanë përfunduar. Ligji i ri kërkon vazhdimin dhe me procedurën ankandit tretë, ndërkohë sipas ndryshimeve me nenin 7 të ligjit tek neni 564 të K.Pr.Civ referon që : “Në përcaktimin e vlerës së sendit, përmbaruesi gjyqësor bazohet në metodologjinë e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave”. Ndërkohë sipas nenit 11 të ligjit për nxjerrjen e akteve nënligjore: “Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë metodologjinë, sipas parashikimit të nenit 7 të këtij ligji.” Mendoje që të bëhet parashikimi ligjor që për procedurat përmbarimore të nisura përpara hyrjes në fuqi të ligjit të zbatohet ligji proçedurial i vjetër, në mënyrë që të shmangen praktikat të ndryshme që prodhojnë efekte financiare dhe të konflikteve të panevojshme me palët.

Së fundi, dëshiroj të ngjall sensibilitin dhe ndjeshmërinë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, trupës përmbarimore që të kontribuojnë që kjo nismë ligjore të jenë e të shihen jo si qëllime në vetvete që e kërkon reforma për drejtësi, por si nevoja dhe domosdoshmëri që çojnë në mirëpërmirsimin ligjor dhe forcimin e shërbimit përmbarimor privat që si funksion publik po përballet me gjithfarë sfidash në mbijetesën e vet.
Sigal