Agim Hushi: Dorheqja e Ben Blushit ishte lajmi i dites per shume arsye

Dorheqja e Ben Blushit ishte lajmi i dites per shume arsye dhe qe duhet te marri vlersimin e duhur.
Per shume arsye:
Se pari dorheqja ne politiken shqiptare eshte xhesti me i rralle i politikaneve. Dorheqja kerkon kurajo dhe mbi te gjitha permbane mbrenda nje akt civilizues
Se dyti pas akuzave per karrierizem dhe marrje partie me kulisa; dorheqja fshiu cdo dyshim apo hije mbi kryetarin e Libras!
Se treti Libra vertetoi se u ngrit mbi idealizmin e munguar te politikes shqiptare dhe u viktimizua nga pragmatizmi i atyre qe luajne politiken reale ne Shqiperi!
Se fundmi tragjikisht kjo dorheqje provoi se shpresat politike ne Shqiperi jane si mirazhet ne shkretetire perderisa kemi nje popull qe voton politikane te tepsise apo timonit, kanabizimit dhe vjedhjes masive te lirive ekonomike te popullit te vet por qe din te beje teater dhe spektakle te mirorganizuara! 
Mbi te gjitha nje popull qe nuk aspiron nderrimin e kesaj klase te sprovuar si e deshtuar politike; te te njejtave figurave te ezauruara plotesisht!
Ikja e Blushit ishte lajmi i tij personal i mire dhe nje ogur i zi per iluminizmin politik shqiptar!