Donald Trump, gati skuadra e re e presidentit amerikan

481
Sigal

I ashtuquajturi “ekipi
i tranzicionit” të presidentit të ri të SHBA Donald Trump, ka përcaktuar një
listë prej 41 emrash për administratën e ardhshme amerikane që do të drejtojë
vendin zyrtarisht pas datës 20 janar 2017. Mes emrave të individualizuar, është
ai i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut Rudi Giuliani, i cili është në “pole” për
postin e ministrit të Drejtësisë dhe deputetit Duncan Hunter, si shefi i
mundshëm i Pentagonit. Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie është një prej
5 emrave që qarkullojnë për dy poste, atë të ministrit të Drejtësisë ose të
Brendshëm. Në garë me të janë guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson,
ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, ish-kryebashkiaku i Nju
Jorkut, Rudi Giuliani dhe guvernatorja e Oklahomes, Mary Fallin. Sa i përket
pozicionit të Sekretarit të Shtetit, emri më i përfolur është ai i John Bolton,
një diplomat me shumë përvojë. Detyra e tij e fundit ka qenë ajo e ambasadorit
të SHBA në OKB nën administratën e George W.Bush nga 2005 në 2006. Thesari mund
të shkonte për Steve Mnuchin, ish-parner i “Goldman Sachs” dhe eksponent i një
prej familjeve më në zë të financave në Nju Jork.