Dok. Arqile Veshi/ Administrata Shtetërore rol përcaktues në zhvillimin ekonomik-social të vendit

615
Çdo sistem ekonomiko-shoqëror për realizimin e detyrave kushtetuese ndërton edhe Aparatin Administrativ. Po ç’është Aparati Administrativ në kuptimin e plotë të fjalës? Ai sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, është tërësia e sistemit të posaçëm të atyre organeve shtetërore të cilat Kushtetuta dhe ligjet i cilësojnë si organe ekzekutive-urdhërdhënëse dhe i ngarkojnë me organizimin e drejtimin praktik të realizimit të funksioneve të brendshme e të jashtme të shtetit Shqiptar. Aparati Administrativ është pjesë organike e Aparatit shtetëror i cili përbëhet nga Këshilli i Ministrave, Ministrit dhe institucionet e tjera shtetërore qendrore, nga organet ekzekutive urdhërdhënëse lokale siç janë Bashkitë dhe nga organet ekzekutive urdhërdhënëse të bazës siç janë drejtorët e ndërmarrjeve e të institucioneve të ndryshme shëndetësore, arsimore, doganore, tatimore, policore etj. Pra, po ti shikosh si struktura organizative dhe që paguhen nga paratë e taksapaguesve, relativisht duket se është e plotë, ndërsa po ta shikosh nga shkalla dhe cilësia e zbatimit të detyrave si për të shërbyer qytetarit që është detyra themelore e secilës në fushën që mbulon por edhe për ti përdorur fondet e dhenë, pasurinë e tundshme e të patundshme që kanë në përdorim e administrim me përjashtime të vogla le shumë për të dëshiruar. E them këtë se si qytetar disi me përvojë në fushën e administrimit dhe përdorimit të pronës shtetërore që kanë në përdorim administrate shtetërore si ajo e mbrojtjes, e rendit, e arsimit e shëndetësisë e energjetikës e të tjera si këto duhet të mbajnë përgjegjësi e të japin llogari për mënyrën dhe destinacionin e përdorimit të fondeve financiare dhe mjeteve material që jepen nga buxheti i shtetit por edhe ato të dhuruara nga donacione të ndryshme. Referuar përvojës së administrimit të pronës para vitit 1990 në ushtri por edhe më gjerë mbasi baza ligjore ishte e njëjtë për të gjitha dikasteret, aparati ekonomiko-financiar për fondet që u jepte hallkave vartëse secila drejtori kishte të drejtë dhe realizonte në praktikë kontrolle periodike se ku dhe përse u përdorën fondet e dhenë për investime ku dhe përse u përdorën materialet e ndryshme si ushqime, karburant, medikamente e pajisje shëndetësore e kështu me radhë për çdo arme e shërbim (sektor). Krahas kësaj realizohej edhe kontroll revizion për çdo vit në të gjitha hallkat organizative që kishte ai dikaster, praktikë e cila ndiqej e zbatohej nga të gjitha dikasteret sipas destinacionit e qëllimit që ishin ngritur. Kjo përvojë pozitive në aspektin teknik e administrative pse të mos studiohet e zbatohet edhe sot pasi një praktikë e tillë s’ka të bëjë me problemin politiko-ideologjike, por përkundrazi frenon e disiplinon me shumë përvetësimet abuzimet dhe shpërdorimin e pronës si dhe frenon ose parandalon korrupsionin që pas viteve 1990 ka marrë përmasa të pa imagjinuara me të kaluarën. Gjithashtu kam mendimin se kontrolli i Lartë i Shtetit me praktikën që ndjek, duke kontrolluar e revizionuar veprimtarinë e dikastereve të ndryshme pas 2-3 vjetëve dhe që me sa jam unë i informuar nëpërmjet rrjeteve sociale evidenton e nxjerr mjaft mangësi por shtrohet, problemi se kujt i shërbejnë ato, pasi si thotë populli ato dalin në pah “mbas berihajt”, praktikë që nuk i shërbejnë parandalimet të fenomeneve e si të tilla nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes në atë sektor. Krahas kësaj në dijeninë time ky organ për konstatimet e bëra dhe përgjegjësitë që duhen të mbajnë shkelësit e ligjit s’ka kompetencë ekzekutive përmasat që mendon të marr por ja referon për zbatim titullarit të dikasterit apo institucionit që ndonëse për mangësitë e gjetura ka edhe ai përgjegjësi të drejtë për drejtë apo edhe indirekt, praktikë e tillë e zbeh rolin ekzekutiv të Kontrollit të Shtetit. Për të rritur efektivitetin e aparatit shtetëror kam bindjen dhe shtroj shqetësimin që përbërja në çdo hallkë duhet të kombinohet midis kuadrove të reja dhe atyre me përvojë, duke u dhenë përparësi të rinjve e shtroj këtë problem se ka tendencë që shumë kuadro sa mbarojnë shkollën përkatëse vendosen në drejtim të dikastereve apo institucioneve të ndryshme pa ditur se ç’është baza, ç’probleme ka ajo, si mund të zgjidhej më mirë problemet e të tjera. E nëse kjo nuk gjen vend të paktën Këshilltarët e këtyre titullarëve të vendosen kuadro me përvojë, qoftë edhe njerëz që kanë dalë në pension por kanë mendim e përvojë në fushën e drejtimit e menaxhimit të sektorëve të ndryshme, pasi po të shikosh që edhe Këshilltarët që dërgojnë Shtetet e organizma të ndryshme ndërkombëtare pranë dikastereve e institucioneve të ndryshme, shumica janë të moshuar dhe persona që kanë përvojë të gjatë pune e natyrisht edhe mendim profesional. Del pyetja a ka në Shqipëri të tillë? Mendoj se ka me shumicë dhe me nivel të lartë profesional si inxhinier, ekonomist, juristë, ushtarak, agronom, mësues e plotë të tjerë të cilët qoftë edhe me një pagë minimale mbi pensionin thonë se do ti bëjë mirë administratës së Shtetit Shqiptar. E me gjithë problematikën që ka në administratën Shtetërore, mendoj se ka edhe sektor e hallka që funksionojnë mirë si në shërbim të qytetarëve ashtu edhe në zbatim të ligjshmërisë, të cilat duhet të evidentohen por edhe të përgjithësohet përvoja e tyre. Këtë do ta sjell në vëmendje të publikut me një shembull nga përvoja ime e këtyre ditëve. Nga hallkat përkatëse të shërbimit shëndetësor m’u rekomandua që familjes time ti bëhet një skaner në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për të cilën përveç emirit të nderuar të doktor Ndroqit, as kisha dëgjuar dhe as kisha qenë ndonjëherë qoftë për ta parë edhe si ndërtesë. U vura në dilemë si të shkoj ku të drejtohem, me kë të bisedoj e të tjera dilema të cilat mi hoqi nga mendja një miku im i cili më thotë që atje drejtor është Profesor Perlat Kapzyzi, i cili ka venë rregull e disiplinë ashtu si i ati kur ishte Gjeneral e Komandant i Shkollës së Bashkuar. Domosdoshmëria për ti bërë familjes skanerin dhe bindjen që edhe doktor Perlati, do ketë marrë diçka nga i ati se populli me të drejtë thotë që: “Dardha nën dardhë bie”, u binda dhe së bashku me familjen shkuam në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku na drejtuan për te “Konsultat” që menjëherë të bie në sy ambienti i rregulluar i pastër dhe komod. Prezantohemi me recepsionisten e cila në lidhi me doktoreshë Jeta Belin e cila zbriti me qetësi olimpike, na mori dokumentet dhe na futi në proces për të mbaruar punë. Atje disa vajza që kishin detyrë të shoqëronin pacientët në çdo zyrë ku kishe pune dhe buzëqeshje na shoqërua zyrë më zyrë deri sa bëmë “Skanerin” ku dy djem shumë të qetë e me dashamirësi na pritën e mbaruam punë, duke na këshilluar për të shkuar tek Doktor Pëllumbi i cili me shumë profesionalizëm na shpjegoi rezultatet e skanerit dhe na rekomandoj për tek doktoreshë Jeta, e cila pasi bëri verifikimin e dokumentacionit dhe rezultatin, konkludoi që pacientja të shtrohej. I thashë këto për aq sa unë vëzhgova mbasi atje mund të ketë edhe më shumë për të thënë dhe ajo që është për tu theksuar se personeli që ne kontaktuam na priti ngrohtë dhe paguam aq sa kishte ligji për skanerin 1250 lekë, ndërsa me sa kuptova unë në një dokument kosto e shërbimeve ishte 3000 lekë dhe pagesa jonë ishte “0”. Dikush mund të thotë që punë të organizuara ka edhe në institucione të tjera dhe ashtu është por unë nëpërmjet këtyre rreshtave nuk kam për qëllim të bëj analizë, por dua të shpreh mendimin se shembuj të tillë duhet të përgëzohen dhe të përgjithësohen se mbeten si në gazetat dhe televizionet duke bërë vetëm kritika denigrueset cilat kur bëhen të tepërta dhe vend e pa vend, kanë efekt të kundërt, prandaj moto e gjithsecilit duhet të jetë në radhë të parë pozitiviteti në punën e gjithsecilit pasi ai mban shoqërinë në këmbë dhe e çon atë, përpara. E pa dyshim në këtë ecuri krahas politikës, administrata shtetërore luan rol parësor në realizimin e çdo politike e si të thuash është edhe përcaktuese në ecurinë për mirë ose për keq të problematikave si për politikën e jashtme ashtu edhe në politikat e brendshme për zhvillimin ekonomiko-social të vendit.
Sigal