Ditar: Kur hoqëm skelat…

743
Nga Ylli DYLGJERI
Ishte shkurt i vitit 2001. Punoja në Ministrinë e Rendit, Sekretar i Përgjithshëm. Situatat politike në vend vazhdonte konfliktuale. PD ishte në protesta të përditshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çdo pasdite na thyheshin xhamat e zyrës që ishin me pamje nga bulevardi, dhe çdo mëngjes sërish i riparonim dritaret. 
*** 
Atë pasdite erdha sërish në zyrë pak më shpejt se zakonisht. Kishim punuar tërë natën. Një mbledhje te Ministri, një natë më parë, i kishte lëne të gjithë drejtuesit kryesorë pa gjumë. Një bashkëpunëtor në radhët e PD-së kishte sjellë një letër ku përshkruante të gjithë itinerarin e lëvizjes së demonstratës në bulevard. Aty sqarohej si do parakalonin drejt Kryeministrisë, ç’rrugë do ndiqnin, me ç’mjete do qëllonin, ç’parulla do hidhnin, kush i kryesonte, kush drejtonte etj. Në letrën e bashkëpunëtorit thuhej, se Ministria e Rendit ishte në target. Ndërkohe Projekti “Kthim në Identitet” e kish mbuluar atë me skelat e hekurit…. Sipas Tij (bashkëpunëtorit), do kishim edhe vizita nga dritaret prej mitingashëve të revoltuar. Pra plani ishte të na zinin të gjallë brenda zyrave. Ky ishte edhe qëllimi me ekstrem i supozuar nga bashkëpunëtori anonim: Marrja e institucionit të Rendit dhe paralizimi i policisë së shtetit. Kështu që na dilte detyra që veç Planit të Masave, të çmontonim edhe skelën e hekurit që mbulonte fasadën e Ministrisë.. Ora ishte 22.00 e mbrëmjes. Duhej thirrur sërish brigada e punëtorëve për të çmontuar skelën. Ashtu u bë. U thirrën me hir, e me pahir sërish punëtorët e skelës. U punua gjithë natën. Në mëngjes fasada e Ministrisë u gdhi e zhveshur nga skela e ngritur. Eureka! U qetësuam…PD-istët s’do na hynin më nga dritaret. Tani do t’i presim nga dera…Mire se të vini.
*** 
Mbërrita sërish në zyrë në orën 16.30 Fus çelësin për të hapur derën, por shoh i habitur se dikush e kish hapur atë më parë. Mendova se mund të ishte pastruesja. Por jo..! Brenda në zyre ishin djemtë e policisë kriminale. Bënin rikonicionin e punës me kamera në duar. I pa mësuar, i pyes i nevrikosur: Çfarë doni këtu? Më sqarojnë të ndrojtur, se kishin marrë detyrën të filmonin demonstruesit dhe elementin kriminal mes tyre…Më tej u qetësova dhe prita fillim e saj… Demonstrata vijoi “normalisht”, pa ekseset e parashikuara nga bashkëpunëtori në letrën anonime. U thyen ca xhama, u hodhën gurë, e na u shanë nënat…Kjo ishte e gjitha për atë pasdite shkurti. ***
Mu kujtua kjo ngjarje sonte, pas leximit të lajmit në një Portal, se te Kryeministria sonte po ngrihet një skelë për mbrojtje…nga mitingu i PD-së i 18 Shkurtit… Në 2001 e hoqëm skelën nga PD-ja. Në 2017 po ngremë sërish skela…
Sigal