Dine MERJA/ Testimet në mjekësi, si ish-format e edukimit në parti

587
Sigal

Në kuptimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, termi “testim” apo “provim” nënkupton kontrollin dhe vlerësimin cilësor dhe sasior të shkallës së dijeve të marra në disiplina të ndryshme shkencore nga nxënësit, studentët apo pasuniversitarët, nëpërmjet procesit mësimor apo të kualifikimit pasuniversitar, për të gjitha kategoritë e shkollimit parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar. Ky testim në çdo rast dhe nivel kryhet nga institucionet mësimore-shkencore të përgatitura dhe të mandatuara me ligj për ta kryer me përgjegjësi shkencore dhe ligjore këtë detyrë. Në një shtet normal,mbi këto institucione nuk mund të dalë kurrkush, asnjë hallkë, strukturë apo zyrtar dikasterial apo partiak me pushtet. Diplomat apo certifikatat e notave të lëshuara nga institucionet arsimore janë të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme, përveçse kur ju hiqen individëve të veçantë, sipas rasteve të përcaktuar me ligj. Një diplomë shkollore, universitare apo pasuniversitare nuk mund të testohet për shkallën e vlefshmërisë të saj nga grupe administrative burokratike apo partiake në pushtet. Këto grupe, kushdo qofshin ata, nuk mund të dalin mbi shkollat dhe universitetet dhe diplomat e lëshuara prej tyre. Këto grupe do të ishin një nul para tyre. Bëhet fjalë për shkolla dhe universitete të mirëfillta, jo të tipit “Sude made in Albania”. Do të ishte absurde që të mendohej e jo më që të veprohej, duke organizuar apo ngritur grupe për të testuar specialistët me arsim të lartë për çfarëdo lloj profili profesional. Sipas mendimit tim, një hap i tillë do të ishte identik me grupet partiake që ngriheshin në

regjimin monist, për të kontrolluar nëpërmjet formave të arsimit në parti, shkallën e brumosjes të specialistëve dhe kuadrove me mësimet e “Partisë dhe të shokut Enver”, sepse pa këto mësime konsideroheshe i pavlerë dhe i rrezikshëm për partinë, popullin dhe atdheun. Parimisht, në qoftë se do të pranohej testimi formal i mjekëve me diplomë universitare nga grupe administrative që dalin mbi diplomat universitare, atëherë këto “grupe korifenjsh” pse të mos testojnë edhe doktorët e shkencave, profesorët, akademikët, pse të mos testojnë të gjitha disiplinat shkencore universitare, kabinete dhe laboratorët shkencorë, katedrat,departamentet,institutet kërkimore-shkencore,vet universitetet dhe akademitë e shkencave, atëherë do të ktheheshim përsëri tek mëma parti,”Partia mbi të gjitha dhe mbi çdo gjë”. Por lind pyetja nga “vellua demokratike”, po “grupin e korifenjve” kush do ta testonte dhe me çfarë mandati, me mandatin e Ministrit?! Po vetë Ministrin kush do ta testonte dhe me çfarë mandati? Me mandatin e Kryeministrit?! Po kryeministrin kush e mandaton?! Partia. Atëherë pse u dashkan Universitetet, Institutet Shkencore, Akademitë e Shkencave dhe Shkollat në përgjithësi, kur mbi to na dalka “ministri” i partisë?! Atëherë çfarë vlere kanë diplomat universitare dhe pasuniversitare kur mbi to na dalka një grup partiak për të bërë provimin dhe vlerësimin profesional të një mjeku, të një doktori shkencash, profesori apo shkencëtari. Rezulton pyetja kush është kryesori për testim dhe diplomim profesional shkencor dhe ligjor, Universitetet, Institucionet e Larta Kërkimore-Shkencore dhe Akademitë e Shkencave brenda dhe jashtë vendit, që përgatitin,diplomojnë dhe kualifikojnë specialistët në shumë fusha dhe profile shkencore,në bazë të programeve të plota mësimore shkencore, apo grupe partiake të tipit “Ministria e Shëndetësisë-Made in Albania”. Një specialist i lartë me diplomë universitare nuk mund të testohet profesionalisht nga kurrkush, atij mund ti hiqet diploma vetëm me vendim gjykate në rastet e parashikuara me ligj, ose të punësohet në detyra të ndryshme profesionale vetëm në përputhje me shkallën e aftësisë së tij profesionale dhe konkurrencës së ndershme që e provojnë këtë aftësi mbi bazën e të dhënave konkrete të përcaktuara në kriteret ligjore të konkurrimit dhe jo me testime partiake burokratike. Në të kundërt,një grupi “korifenjsh” të caktuar nga ministri, do t’ju jepej kompetenca e testimit dhe zhvlerësimit të të gjitha diplomave universitare dhe pasuniversitare, për të gjitha llojet e specialiteteve mjekësore dhe për të gjitha Komisione Qeveritare të Atestimit Shkencor të krijuara me ligj. Mendoj se ministri do të bënte një punë serioze dhe të ligjshme, me studimin e gjendjes profesionale të çdo mjeku mbi bazën e rezultateve konkrete gjatë karrierës së tyre profesionale, që nga diplomimet dhe rezultatet universitare, kualifikimet pasuniversitare,

punimet dhe gradat shkencore, botimet dhe aplikimet shkencore praktike në mjekësi, metodat e reja të propozuara e zbatuara në klinikën mjekësore, angazhimet në aktivitetet shkencore kombëtare e ndërkombëtare (simpoziume, konferenca, kongrese mjekësore etj.),zotërimit reale të gjuhëve të huaja (me gojë dhe me shkrim),eksperienca klinike dhe rezultatet konkrete në specialitetin përkatës, pozicionet profesionale në hierarkinë mjekësore, mendimi kolektiv human i pacientëve dhe kolegëve ndaj mjekut, shkeljet eventuale disiplinore dhe profesionale gjatë karrierës, masat disiplinore ose gjyqësore që mund të jenë marrë ndaj mjekut etj. Dhe mbi bazën e këtij studimi serioz jo partiak, të propozonte kriteret adekuate të emërimit të mjekëve nga strukturat e ndryshme shtetërore mbi bazën e konkurrencës së ndershme në pozicionet e ndryshme mjekësore dhe drejtuese sipas aftësive profesionale, kualifikimeve shkencore dhe rezultateve konkrete në punë, të vlerësuara objektivisht dhe të shpallura publikisht. Në këtë studim objektiv, mjekët që kanë marrë diploma false në universitetet “sude” ose që janë emëruar si militant partiak në detyra që nuk përputhen me aftësitë e tyre, do të dilnin padyshim të skualifikuar, pa qenë nevoja e ndonjë testimi subjektiv, të diskutueshëm dhe të

paligjshëm. Studime të tilla janë të domosdoshme për tu kryer, jo vetëm për mjekët por për të gjitha specialitete dhe të punësuarit në institucionet e ndryshme, sidomos publike, për të gjitha pozicionet dhe nivelet hierarkike. Pra jo me testime dijenish nga grupe partiake por me evidentimin e rezultateve konkrete të matshme dhe të prekshme. Gjatë tre regjimeve që ka kaluar ky vend si shtet i pavarur që nga shpallja e pavarësisë: të regjimit satrapo-monarkist, diktatorialo-komunist dhe rrumpalloklientelist, për gjatë rreth 90 vjetëve të fundit, në këtë vend nuk është vlerësuar madje është luftuar truri i kombit. Në vend të tij emërohen militantë partiak, të pa aftë në të gjitha institucionet dhe nivelet qeverisëse. Me sa rezulton, mentaliteti dhe prapambetja drastike shoqërore ka jetuar në simbiozë me këtë lloj zhvillimi. Në opinionin tim, Shqipëria do të mund të ecë në binarë të drejtë vetëm kur të arrihet ndërgjegjësimi popullor dhe qeveritar për të vlerësuar dhe vendosur në krye të punëve trurin e kombit (i cili është i pakët, ashtu si truri në raport me trupin e njeriut) dhe në natyrën e vet, në pjesën dërrmuese të tij, ai nuk bëhet partiak. Kur të ndërgjegjësohet e gjithë shoqëria ose pjesa dërrmuese e saj, për të mos u bërë vegël qorre e pushtetarëve, për të mos lejuar vjedhjen e pasurisë publike apo të votës nga pushtetarët apo politikanët, për të kuptuar se e ardhmja e saj lidhet vetëm me vendosjen e shtetit të së drejtës dhe jo nga pushtetarët apo politikanët e pa aftë dhe të korruptuar. Për të mbuluar pa aftësinë e militantëve në administratën publike, për ti pajisur ata me kartonë universitarë formalë, për të rrjepur edhe më shumë xhepat e qytetarëve arsim-dashës, si dhe për të mënjanuar presionin eventual publik të rinisë pa punë, gjithmonë në rritje, u sajua liberalizimi ekstrem i sistemit të arsimit të lartë, me hapjen e dhjetëra universiteteve publike e private të tipit sude, si valvul shkarkimi e trumbetimi duke prodhuar analfabetizmin universitar, rënien drastike të cilësisë, një bombë me pasoja të rënda dhe afatgjata shoqërore dhe shtetërore. Varfëria e madhe materiale dhe shpirtërore përfshiu në këtë katrahurë jo vetëm zyrtarë të korruptuar por edhe mjaft specialistë të aftë, të cilët, të lënë jashtë institucioneve publike dhe për tu punësuar e mbijetuar, u bënë për fatin e keq edhe të tyre, pjesë e këtij zhvillimi absurd.

Në vend të epilogut

Rreth 40 vjet më parë, një koleg dhe mik imi, pyetjes lidhur me punën ku e kishin degdisur në një Kooperativë Bujqësore Malore të Rrethit Tiranë si intelektual “rebel”,”paparti” dhe i padëshirueshëm për regjimin, me shumë brengë u përgjigj: “Përjetoj mendimet anadollake, drejtuesit analfabet, ullinjtë bizantinë, rrushin çelek, veglat e varrit dhe financat qesharake. Kryetari i Kooperativës Bujqësore, kryesia dhe byroja e partisë në kooperativë, janë militantë partiakë me besueshmëri dhe mbështetje të lartë politike por gjysmë-analfabetë, vendosin për gjithçka, ndërsa sipas tyre, mua, si i vetmi intelektual dhe profesionist atje, më duhet të edukohem dhe të mësoj shumë nga ata dhe kooperativistët”. Ai, sot i ndjerë, ishte një intelektual i shquar, ekselencë, kishte mbaruar studimet universitare me rezultate të shkëlqyera, njëkohësisht në dy profile në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai nuk pranoi ofertën e universitetit rus ku studioi për të qëndruar pedagog atje,por u kthye në atdhe për ti shërbyer vendit të tij.rë dhe i rrezikshëm për partinë, popullin dhe atdheun