Dëshira Huqi/ KLSH dhe bashkëpunimi me partnerët ndёrkombёtar gjatë 2014

1343
Sigal

Tashmё ёshtё fakt i pakundёrshtueshёm se KLSH, qysh prej fillim vitit 2012, ёshtё kthyer nё njё aktor aktiv dhe konstant nё bashkёpunimet dhe pjesёmarrjet ndёrkombёtare nё komunitetin e pёrbashkёt EUROSAI dhe INTOSAI duke i dhёnё kuptimin e plotё motos sё Organizatёs Ndёrkombёtare tё Institucioneve supreme tё Auditimit, “Experentia Mutua Omnibus Prodest”. Z.Jacek Jezierski, ish-President i NIK të Polonisë dhe këshilltar pranë presidentit aktual të këtij institucioni është shprehur se….. “Gjithmonë e kam vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet institucioneve më të larta të auditimit, sepse shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencave na lejon të mësojmë nga njëri-tjetri, prandaj ne duhet të shkëmbejmë praktikat më të mira dhe të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, duke përmirësuar kështu mënyrën sesi punojmë dhe jemi në shërbim të shoqërive tona”. Kjo pёrbёn pa dyshim njё vlerё tё shtuar pёr institucionin dhe i mundёson atij qё tё zgjerojё mё tej njohuritё mbi standardet e auditimit dhe praktikat mё tё mira, ashtu si edhe tё promovojё e shkёmbejё eksperiencat dhe arritjet me organizatat homologe dhe jo vetёm, nё tё gjithё botёn. Pjesёmarrja e fundit e KLSH-sё nё punimet e Kongresit tё IX tё EUROSAI-t tё zhvilluar nё Hagё, Holandё me tematikё “Inovacionin” dhe tё konceptuarit e aktiviteteve tё kongresit, bёnё qё pёrfaqёsuesit e KLSH-sё tё ishin protagonistё nё promovimin e risive domethёnёse dhe tё pa konceptuara mё parё tё zhvilluara nё institucion, si bashkёpunimi me shoqёrinё civile, me organizatat profesionale, prezenca e audituesve tё KLSH-sё nё media, etj. Gjithashtu pёrfaqёsuesit e KLSH-sё kanё qenё tё pranishёm nё zhvillimet e shumё aktiviteteve, seminareve dhe trajnimeve tё organizuara mbi tematika tё ndryshme si mbi Auditimet IT, njё praktikё e re kjo nё KLSH, auditimet e mjedisit e tё performancёs, mbi luftёn ndaj korrupsionit, zbatimin e ISSAI-ve mbi auditimet e pёrputhshmёrisё, kuadrit tё matshmёrisё sё performancёs, etj. Tё gjitha kёto, janё eksperienca tё vyera qё jo vetёm kanё bёrё tё mundur pjesёmarrjen e njё pjese dёrrmuese tё audituesve dhe punonjёsve tё KLSH-sё nё trajnimet dhe eventet jashtё vendit, por dhe qё kanё pёrçuar raporte e informacione, tё cilat KLSH ka dashur tё ndajё me partnerёt dhe homologёt.

Vlen për t’u theksuar bashkëpunimi dhe partneriteti i konsoliduar tashmë me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit pranë Komisionit Europian,DG-Budget, në përgatitjen dhe hartimin e ligjit të ri të KLSH-së. Ky bashkëpunim daton që në vitin 2012 kur me nisëm të Kryetarit të KLSH-së, z. Leskaj janë organizuar tryeza të përbashkëta diskutimesh me ekspertë dhe akademikë të fushës, shoqërinë civile, palët e interesit, etj dhe ku DG-Budget ka luajtur një rol të rëndësishëm në dhënien e asistencës teknike dhe ligjore. Këto përpjekje u finalizuan me shumë sukses duke u miratuar një ligj i ri për KLSH-në, i cili është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare ISSAI dhe që rregullon në mënyrë përfundimtare pavarësinë e plotë institucionale të KLSH-së duke e kthyer në një institucion modern dhe bashkëkohor auditimi. Mbështetja e DG-Budget shtrihet edhe më gjerë në organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta me KLSH-në, si dhe është një prezencë konstante në punimet e Konferencës Shkencore që KLSH organizon tashmë me shumë sukses prej tre vitesh rresht. Në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm dhe mbështetjeje të vazhdueshme që strukturat e BE-së kanë dhënë për institucionin, si edhe në funksion të objektivit strategjik të ngritjes së kapaciteteve, KLSH aplikoi pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe me mbështetjen e tij të plotë përftoi në kuadër të fondeve IPA 2013, Projektin e Binjakëzimit, “Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm”. Ky projekt, i cili fillon në muajin maj 2015, fokusohet në tre Komponentë kryesorë: Komponenti i I mbi “Përmirësimet e kuadrit ligjor”, Komponenti i II mbi “Zhvillimin e metodologjive të auditimit” dhe Komponenti III mbi “Forcimin e kapacitetit institucional të KLSH-së”.Përftimi i statusit tё vendit kandidat pёr nё Bashkimin Europian, solli pёr KLSH-nё edhe intensifikimin e marrёdhёnieve dhe tё bashkёpunimit konkret me ECA-n, Gjykatёn Europiane tё Audituesve. Njё tjetёr vlerё e shtuar kjo pёr institucionin ku KLSH pёrfton nga pёrvoja mё e mirё e njё prej institucioneve mё prestigjioze europiane, si dhe shkёmben njohuri dhe praktika nga pjesёmarrja nё rrjetin e koordinatorёve tё vendeve tё SAI-ve anёtare tё BE-sё, tё vendeve kandidate dhe kandidate tё mundshme pёr nё BE, nga pjesёmarrja nё punimet e takimit tё Komitetit tё Kontaktit dhe nga marsi i vitit 2015, pёr herё tё parё, duke qenё edhe pjesё pёrbёrёse e strukturave tё ECA-s nёpёrmjet 3 audituesve tё KLSH-sё, tё cilёt pёrftuan nga programet e internshipit tё kёtij institucioni, tё drejtёn pёr tё kontribuar pranё departamenteve dhe drejtorive tё ndryshme tё ECA’s. Nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi tё suksesshёm, z.Vitor Caldeira, President i ECA-s me ftesё tё Kryetarit tё KLSH-sё, z.Bujar Leskaj, do tё zhvillojё vitin e ardhshёm nё KLSH njё vizitё zyrtare.KLSH ka vijuar me sukses bashkёpunimin e shkёlqyer me institucionet homologe dhe partnere me tё cilat janё nёnshkruar Marrёveshje Bashkёpunimi nё fusha tё ndryshme me interes tё pёrbashkёt, ku nё mёnyrё tё veçantё sesionet e trajnimeve tё vazhdueshme tё organizuara pёr audituesit e KLSH-sё nё Gjykatёn Turke tё Llogarive dhe NIK tё Polonisё, pёrbёjnё njё nga elementet kryesorë tё ngritjes profesionale cilёsore tё audituesve tё KLSH-sё. E shprehur në shifra, mjafton të thuhet se përgjatë viteve, progresi i arritur në fushën e trajnimeve konsiston jo vetëm në arritjen, po më tepër në tejkalimin e objektivave të vendosur në programet e trajnimeve të KLSH-së. Me këtë performancë lidhet edhe një tregues tjetër, ai i realizimit të afërsisht një muaj trajnimi në secilin prej viteve 2012, 2013, 2014, ku sidomos gjatë dy viteve të fundit, janë trajnuar jashtë vendit çdo vit, rreth 120 auditues. Duke bërë një krahasim të thjeshtë për ditë trajnimi/punonjës në vit, treguesi është 10 herë më i lartë se gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011 ose 5 fishi i të dy viteve 2010-2011, të marra së bashku. Në dy vitet e fundit, institucioni ka ndryshuar koncept në investimin për kapacitetet audituese. Nga një institucion i disa viteve më parë praktikisht pa trajnim, është kthyer në SAI me tregues perëndimorë trajnimi.SIGMA, njё ndёr partnerёt kryesorё tё KLSH-sё pёrbёn njё ndihmesё tё vyer nё punёn qё KLSH bёn nё procesin e ngritjes profesionale nёpёrmjet trajnimeve tё vazhdueshme dhe asistencёs pёr zbatimin e projekteve dhe planeve tё punёs nёpёrmjet kёshillimeve, asistencёs teknike, pёrshtatjes dhe njohjes sё standardeve tё auditimit dhe praktikave mё tё mira europiane. Një falënderim i veçantë shkon për z.Joop Vrolijk, Këshilltar i lartë pranë SIGMA-s, i cili ka dhënë një ndihmesë të çmuar dhe mbështetje të vazhdueshme për KLSH-në gjatë dy viteve të fundit, sidomos për rritjen e kapaciteteve të audituesve të institucionit. Për këtë qëllim, në dhjetor 2013, Presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani i akordoi z.Vrolijk “Medaljen e Mirënjohjes”, “Për kontributin dhe ndihmesën e çmuar në përparimin e Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”. IDI-Inisiativa e INTOSAI-t pёr Zhvillim ёshtё njё nga strukturat e tjera ndёrkombёtare me tё cilat KLSH ka zhvilluar njё marrёdhёnie tё vazhdueshme nёpёrmjet pjesёmarrjes aktive dhe tё suksesshme nё programet e trajnimit qё IDI ofron. Qёllimi i IDI-t ёshtё pёrmirёsimi i kapaciteteve audituese dhe adresimi efektiv i çёshtjeve emergjente tё auditimit nёpёrmjet trajnimit dhe shkёmbimit tё informacionit. Audituesit e KLSH-sё kanё marrё pjesё dhe janё çertifikuar nga programet rajonale tё ndёrmarra nga IDI pёr auditimet financiare dhe tё performancёs, pёr borxhin publik dhe sё fundi me shumё sukses po ndiqen dy programet mbi ngritjen e kapaciteteve. Sё pari, Inisiativa pёr zbatimin e standarteve ndёrkombёtare tё auditimit ISSAI, Programi 3i, i cili pёrputhet plotёsisht edhe me punёn voluminoze qё KLSH bёn nё dhёnien e informacionit mbi ISSAI-t dhe pёrditёsimin e tyre dhe sё dyti, Programi mё i fundit pёr Auditimin IT. Si fryt i këtij bashkëpunimi të suksesshëm dhe intensiv me partnerët dhe homologët tanë, vjen tashmë prej tre vitesh edhe organizimi e zhvillimi i Konferencave Vjetore Shkencore të KLSH-së, praktikë kjo e pa konceptuar tre vite më parë. Konferenca numëron përkrah pjesëmarrësve vendas edhe shumë përfaqësues të SAI’ve homologe të Polonisë, Austrisë, Kroacisë, Turqisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, etj përfaqësues nga Parlamenti Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit e Komisionit Europian, DG-Budget dhe përfaqësitë diplomatike në Shqipëri. Nё respekt dhe pёrputhje tё plotё me parimet e bashkёpunimit tё organizatave ndёrkombёtare, tё standardeve tё INTOSAI-t, si dhe tё Planit Strategjik tё KLSH-sё 2013-2017, ashtu siç është theksuar edhe në projekt-idenë e drejtimit të KLSH-së nga kandidati i nominuar për kryetar, z.Bujar Leskaj (tashmë Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit që prej fundvitit 2011).”Intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare INTOSAI dhe EUROSAI, me institucionet e Komisionit të BE dhe SIGMA-n, me Institucionet e larta të kontrollit të vendeve të BE-së, të vendeve të rajonit dhe në veçanti me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës”. Vendosja e bashkëpunimit me ekspertët universitarë dhe akademikë të auditimit të financave publike, si dhe me organizata profesionale të kontabilitetit dhe të fushave të tjera të ekonomisë”, thellimi i bashkëpunimit me partnerёt dhe homologёt tanё, do tё vijojё tё jetё njё nga pikat kyçe tё punёs qё KLSH ndёrmerr pёr ngritjen dhe thellimin e profesionalizmit si dhe tё modernizimit tё mёtejshёm institucional, nё arritje tё praktikave dhe standarteve mё tё mira pёr njё shёrbim mё cilёsor ndaj qytetarёve, grupeve tё interesit dhe mirёqeverisjes nё pёrgjithёsi.