Deputetët që na mashtruan 4 vjet

820
Qytetarët: “Nuk i duam në fushatë deputetët që nuk kanë mbajtur premtimet, janë pasuruar për vete!”
Rilindja premtoi hapjen e “300 mijë vendeve të reja të punës”, por shifrat flasin për humbjen e afro 275 mijë vendeve të punës në 4 vjet
Shqiptarët tashmë në këtë fundmandati qeverisës të Rilindjes, duket se më shumë se çdo gjë tjetër kanë humbur besimin dhe shpresën. Ata në 4 vitet e mandatit qeverisës të Rilindjes, humbën vendet e punës, mbyllën bizneset e tyre të vogla dhe të mesme, humbën paratë në xhepat e sekserëve , mjekëve dhe batakçinjve mashtrues, humbën pasuritë e tyre të pakta, humbën lidhjet me deputetin e tyre, dhe mbi të gjitha humbën besimin dhe shpresën për të ardhmen. Katër në pesë shqiptarë sot, kanë probleme me institucionet e shtetit, tre në pesë shqiptarë sot janë të papunë, kanë probleme me shëndetin, dy në pesë shqiptarë sot nuk kanë mundësi ti shkollojnë pas 9 –vjeçares fëmijët e tyre, për shkak të shpenzimeve financiare në rritje. Gjithë kjo rezyme e zymtë e cila po shoqëron pothuajse shumicën e familjeve shqiptare në çdo qytet dhe fshat të vendit, duket sikur po i plak para kohe edhe të rinjtë, forcën aktive për punë në këtë vend. E ndërsa Rilindjes premtoi hapjen e “300 mijë vendeve të reja të punës”, shifrat dhe statistikat zyrtare flasin për humbjen e afro 275 mijë vendeve të punës në 4 vjet, gjë e cila ka zhytur në krizë të thellë ekonomike, financiare dhe sociale familjet shqiptare. Duke mos shkuar deri tek ministrat, dhe duke qëndruar tek deputetët e Parlamentit, konstaton qartazi se, ata prej muajit të dytë të marrjes së mandatit (pasi ndërruan veshjen, krehjen, parfumin dhe makinën) u larguan përfundimisht nga votuesit, duke u sulur mbi gjetjet e reja të formave dhe mënyrave për të afruar rrethe vetes para dhe pasuri të patundshme. Pavarësisht asaj çfarë duket në ekranet e televizioneve dhe deklaratave mediatike, ligjvënësit e majtë dhe të djathtë të këtij vendi, bëhen bashkë kur vjen momenti parave dhe ofertave për pasuri përmes rrugëve të pista. Kjo ka ndodhur me ligjvënësit tanë edhe në këtë mandat qeverisës. Sondazhet tregojnë se qytetarët janë të mërzitur dhe të indinjuar kur u përmend deputetin, dhe të “hidhen në fyt” kur u përmend ministrin. Dhe kjo gjë e ka sqarimin e vet, pasi në 4 vjet asnjë prej hallexhinjve nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka pasur, nuk ka gjetur një vend pune, nuk ka përfituar asgjë tjetër që lidhet me familjarët e tij, pasi deputeti zonës ose ka fikur celularin, ose edhe kur e ka takuar rastësisht në rastin më të mirë e ka mashtruar, dhe në rastin më të keq i ka marrë para. Qytetarët nuk duan që në fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit të kenë përballë deputetët e tyre, pasi ndjehen më tepër se të zhgënjyer prej tyre. Ndjehen të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve, të cilat kanë rritur më shumë nivelin e varfërisë, dhe problemeve sociale dhe ekonomike. Për 4 vjet, janë deputetët që jo vetëm nuk i kanë pritur apo vajtur qoftë edhe njëherë ti takojnë dhe tu qajnë hallet dhe problemet, por edhe kur banorët, zgjedhësit e tyre kanë kërkuar takime, celularët nuk hapen, ose edhe kur hapen ata mashtrojnë dhe gënjejnë. Mllefi i grumbulluar është shkaku që qytetarët pothuajse në çdo rrethe të vendit, kërkojnë që në fushatën elektorale deputetët që ata votuan dhe besuan 4 vjet më parë, të mos duken as fizikisht para tyre. Në shkallë vendi në 4 vitet e fundit, ka rritje të numrit të personave dhe kryefamiljarëve të papunë, ka rritje të familjeve që janë zhytur në varfëri, ka rritje të familjeve që nuk marrin as ndihmën ekonomike që merrnin dikur, duke akumuluar zemërim ndaj atyre që votuan në 23 qershor 2013. Asnjë prej deputetëve të Rilindjes nuk ka vajtur në 4 vjet në zonat elektorale ku edhe morën votat, dhe të takohet me banorët, ti dëgjojnë dhe tu zgjidhin problemet, veçse në rastet kur ata kanë pasur interesat e tyre. Si mund të kërkosh votën e militantëve të inatosur, kur një prej deputetëve të Rilindjes , vetëm pianon e vajzës e ka blerë 110 mijë euro me porosi në Rusi, si mund të kërkosh votën e militantëve të papunë kur në 4 vjet ke punësuar 100 për qind të familjarëve në tatime dhe dogana, si mund të kërkosh vota nga ata që në 4 vjet, po mbajnë frymën gjallë me ndihma ushqimore të dhëna nga kishat dhe fondacionet, si mund të kërkosh vota nga ata të cilët u ke fikur telefonin i ke përbuzur dhe mashtruar ?
Sigal