Denion Meidani: Katrahura kryeministrore me shërbimet sekrete

576
Sigal

Gazeta Telegraf/ Nga disa informacione të fundit të emetuara në eter
duket se një grup “shkencëtarësh” brenda kryeministrisë kanë nisur dhe
përgatitur një nismë ligjore. Para pak ditësh, ata kanë paraqitur tek
përfaqësuesit e katër shërbimeve inteligjente në vend një projekt të ri për të
ndryshuar bazën ligjore rregulluese mbi varësitë dhe kontrollin e këtyre
shërbimeve. Sh
ërbimi Informativ i Ushtrisë (SHIU) pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) pranë Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKBB) pranë Ministrisë së Drejtësisë e kanë varësinë financiare dhe administrative
pran
ë ministrisë së linjës përkatëse; ndërsa dosjet e evidencës operative dhe vetë puna operative hetimore i
kontrollohen vet
ëm nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Komisioni i posaçëm parlamentar (apo ndonjë nën komision i
tij)
. Në fakt,
aktualisht,
SHIU dhe SHKB normalisht janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisjes së
R
ilindjes, pra dhe vetë Ramës. SHKBB është nën një ministër dhe me një drejtor të LSI. Ky shërbim i fundit
ka
një bazë ligjore tepër të vjetruar, të cunguar e të paplotë, dhe deri më
sot është
dhe tepër i dobët financiarisht.  Nga ana tjetër, Shërbimi Informativ i Shtetit, që është dhe agjencia kryesore e
inteligjenc
ës, varësinë e vet e ka të dyanshme kryeministër-president në marrje
detyrash
dhe raportim. Por, nisur dhe nga
procedura e em
ërim-shkarkimit të titullarit të këtij institucioni, ai ka dhe shfaq, në
njëfarë mënyre, një varësi të ndjeshme
nga Presidenti i Republikës. Dhe, ndërkohë, edhe pse sipas ligjit, në këtë
institucion emërohet një përfaqësues i kryeministrit, kryetari i këtij
institucioni,
gjithashtu, raporton dhe
kontrollohet po nga Kryeministri, ose n
ë mënyrë të drejtpërdrejtë ose me anë të përfaqësuesit të tij, pra kryeinspektorit të atashuar pranë kësaj strukture që, siç u tha më sipër, është emërtesë direkte e kryeministrit. Po
ashtu,  puna operative-hetimore e k
ëtij institucioni dhe drejtuesit të tij sërish mund të kontrollohet vetëm nga një komision i posaçëm parlamentar.  Siç rezulton gjithashtu nga mjaft informacione,  të katër përfaqësuesit e shërbimeve ishin deklaruar në mënyrë të
hapur ose të tërthortë
kundër paketës së propozimeve dhe refuzuan të hidhnin firmën e dakordësisë mbi materialin e paraqitur. Mbi
t
ë gjitha, ata kanë sugjeruar
dhe shum
ë ndryshime mbi të. Takimi i radhës është lënë për të shtunën me shpresë se grupi i kryeministrisë do të reflektojë mbi sugjerimet e bëra. Në thelb të projektit të propozuar nga ana e
kryeministris
ë ishin disa ndryshime të mirë-projektuara në ligjet përkatëse. Madje, orientimi kryesor
ishte t
ë shkruarit e ligjeve të reja të bazuara në idenë e krijimit të një super- ministri shteti, tek i
cili do t
ë raportonin gjerësisht e vazhdimisht të katër shërbimet e inteligjencës. Prej tij synohen të kontrollohen, monitorohen e korrigjohen
dhe e gjith
ë veprimtaria e tyre. Projektuesit e këtij projekt ligji e kanë prezantuar atë si një eksperiencë të huazuar nga Gjermania. Duke pasur
parasysh q
ë SHIU dhe SHKB kontrollohen po nga
rilindja, por dhe q
ë SHKBB në veprimtarinë e vet është tepër e papërfillshme dhe nën kapacitet për momentin, më shumë se dyshim, nënkuptohet se kjo nismë është bërë më shumë për të futur nën darën e plotë të kontrollit kryeministror edhe SHISH. Është ky i fundit që për nga volumet, pesha dhe rëndësia i kalon me 100-fish të tre shërbimet e tjera të marra së bashku. E thënë ndryshe, me një nismë të tillë, qoftë dhe tërthorazi, synohen të merren kompetenca të parlamentit dhe sidomos presidentit
n
ë kontrollin e këtyre shërbimeve.

 

Prirja sulltanore

 Kjo nuk është hera e parë, madje është
një histori shumëvjeçare e çdo kryeministri, veçanërisht e kryeministrit
rilindës. Pra, është n
jë tendencë në rritje e kryeministrit të sotëm që me çdo nisme ligjore priret e
synon t
ë akumulojë sa më shumë pushtete rreth fronit të tij, gati-gati me një stil të ngjashëm me vitet e fundit me “sulltanit” Erdogan,
n
ë Turqi apo “carit” Putin, në Rusi
Pra, mbasi kemi par
ë reduktimin e kompetencave të presidentit në fushën e diplomacisë, reduktimin e rolit të tij në forcat e armatosura pavarësisht se është dhe komandant i përgjithshëm i tyre, madje tashmë dhe pakësimin e ndjeshëm të ndikimit dhe rolit të tij në sistemin e drejtësisë, duke mos qenë më Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, apo duke mos pasur me tagrin
ligjor p
ër emërime dhe vlerësime të gjykatësve e prokurorëve apo për masa disiplinore ndaj tyre. Në radhë të parë, mund të
pohohet haptazi se,
që nga miratimi i kushtetutës tonë të parë demokratike, presidenti nuk ka
qen
ë kurrë një nga problemet e këtij vendi apo qofte edhe pjese e
problemeve t
ë shumta që kemi përjetuar e përjetojmë në vazhdimësi. Pra, një reduktim i rolit të tij ka qenë tejet i panevojshëm, bile i dëmshëm. Ai në thelbin e vet ka cenuar e cenon sistemin e “check and balance” në sistemin tonë politik.  Por kjo lëvizje e fundit e Ramës për t’i hequr postit të presidentit ndikimin që ka pasur dhe ende ka mbi
agjencin
ë mëmë të inteligjencës, pak para zgjedhjeve të presidentit të ri të vendit, pikërisht disa muaj para fillimit të detyrës së këtij presidenti, në 24 korrik 2017, të çon në dyshimin jo të
vogël
për qëllimin e motivimin e tij. Sigurisht
është spekuluar shumë kohët e fundit se kryetari i
parlamentit mund t
ë zgjidhet me konsensus brenda mazhorancës, madje dhe me ndonjë votë plus nga kampi i djathtë. Kemi parë e dëgjuar dhe për ftesa të ardhura nga kampi rilindës që ai është personi i duhur për ta zënë atë vend. Gjithashtu, është folur shumë dhe dihet se sa mosbesuese edhe sa të tensionuara janë marrëdhëniet midis dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës. Nisur nga
kjo, mund t
ë spekulohet lirisht se Rama po synon
t
ë zhveshë nga fuqitë e fundit presidentin e vendit, për të pasur një president të dobët, qoftë
ky një
Metë me fuqi të dukshme. Pra,
ai po kërkon një kryetar shteti
të veshur me pushtet vetëm honorifik, simbolik e protokollar.
N
ë kushte të tilla, edhe për Metën, nëse e pranon këtë kandidim, është
vështirë që të
ndërtohet një profil moral i presidentit mbi
pal
ët. Dhe, ndërkohë, në prapaskenë të mbështetet për pak fuqi të shtuar tek partia e tij (pavarësisht se ai nuk do të jetë me pjesë e saj) dhe do të përpiqet ta ruajë ndikimin mbi të. Aq më tepër, duke
supozuar se ajo parti do t
ë ruajë apo do të rrisë peshën e vet specifike të fituar kohët e fundit, që e ka bërë dhe vazhdon
ta
bëjë atë të domosdoshme në formimin e çdo qeverie të ardhshme.

Sidoqoftë, në çdo rast, akumulimi i mëtejshëm i pushteteve nga kryeministri në detyrë, që po dëmton, deri dërrmon, helmon e ka sëmurë çdo fushë të jetesës së vendit, çdo gjë që prek e ndryshon, nuk mund të sjellë asgjë të mirë. Mbetet të shpresohet se të gjitha forcat politike jashtë rilindjes do të bashkohen e ngrihen
n
ë lartësinë e detyrës dhe ta frenojnë këtë “ethe
pushteti”
me çdo mjet politik e angazhim të mundshëm.