Demokracia e rreme dhe aleancat e fshehta politike

532
Ilir Vata

Në politikën shqiptare një fenomen i ri politik ka marrë jetë, ai i aleancave të fshehta politike, apo aleancave ilegjitime mes partive të mëdha dhe të vogla dhe faktor kryesor për këtë është jo vetëm Kodi Zgjedhor i deformuar, por dhe goditja e koalicioneve që përkoi para zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Vezhgimi sipërfaqsor politik tregon se pas rënjes së diktaturës, diktatori i fundit komunist ideoi demokracinë e kontrolluar nga vetë ai dhe në fillim zgjodhi krerët që do të drejtonin partitë dhe pastaj i hodhin në garë ku mes tyre ishte dhe Partia e Punës, që deri më atë kohë ishte e vetme, pra lindi një demokraci e rreme që për ofro tri dekada vetë sistemi demokratik nuk afroi atë që pritshin shqiptarët, por një formë tjetër qeverisje, mbase të pa hasur më parë. Pas marsit të 1992, gjërat ndryshuan në pushtët vjenë PD dhe realisht ishte e para parti opozitare e diktaturës pasi rreth saj u bashkuan të përndjekurit, pronarët dhe të gjitha shtresat e përmbysura sa në të vërtet, Partia Demokratike u bë një parti me të gjithë dimensionin e saj, opozitare e diktaturës. Pas disa vitesh ose me sakët pas 1996, gjërat ndryshuan, të përndjekurit u lanë në një anë, bashkë me pronarët edhe për vetë faktin se dhe ligji 7501 u bë një dasi për pronarët, por me të përndjekurit gjërat ishin më të komplikura dhe ashtu vazhduan ndër vite, sa kjo shtresë u përjashtua, madje u trajtua pa respektin që i takonte. Pra e djathta u godit në thelb dhe që atherë i është dashur shumë kohë që të arrijë të vijë në pushtet dhe pas qeverisjes tetë vjeçare ra në opozitë të thellë, tashmë pas humbjes së 25 qershorit, e cila po përpiqet që brenda garës për zgjedhjen e kryetarit të korigjojë gabimet dhe tashmë lançimi i problematikave ka filluar, por as partia e parë opozitare nuk ka arritur të ketë një demokraci Brenda saj, por një demokraci të rreme. Vit pas viti dhe në vazhdim e djathta ka psuar fraksione dhe parë në aspektin politik kjo tregon se ka energji që lëviz herë në kah të kundër, herë në kah pozitiv, pra politika në një farë mënyrë ka një dinamikë të admirueshme, madje çdo vitë rregjistrohen parti të reja politike dhe vetëm në këtë vitë zgjedhor kanë ardhur disa parti njëherazi, por që nuk arritën të konfigurohen. Edhe e majta ka pësuar disi, por shpesh herë ka gjetur gjuhën e bashkimit dhe u rikthye në pushte katër vite më parë, por kësaj radhe gjërat ndryshuan, madje lëvizën aq shpejt dhe në një shteg të panjohur sa zgjedhjet sollën befasin, në pushtet vjen PS, pa aleatët dhe e vetme, duke i mundur të gjitha partitë së bashku. Në fillim lëvizja e liderit të mazhorancës pa koalicione u duk si një furtunë kundër partive politike dhe vetë pruralizmit, por në vijim dhe pas zgjedhjeve u mësua se lëvizja kish qenë e detyruar për vetë rrethanat politike të krijuara në vend, sepse mazhoranca nuk po funksiononte pikërisht në bashkëqeverisjen e saj. Për këtë fakt, u goditë data e koalicioneve që ligjërisht përkonte me 19 prill dhe kjo manovër politike la jashtë koalicionit të gjithë aleatët e së majtës dhe më vonë pas marrveshjes së 18 majtë të njëjtin fatë patën edhe aleatët e së djathtës. Kjo lëvizje politike e ideuar nga lidershipi i së majtës në disa raste u pa si tinzare, në disa raste si e qëllimshme, dhe në raste të tjera një qëllim politik në vetëvet për eleminimin e partive politike, por gjithsesi kjo solli një fenomen të ri në politike, aleancat e fshehta politike. Pas besëprerjes së partive të vogla në afatin limit të pamundësisë për t’u organizuar në koalicione të tjera të mundshme qoftë dhe në një pol të tretë, mbetën në garë gjithësej vetëm 18 parti që në fakt ishin parti që shkonin majtas, pra të paktën 15 prej tyre, por parë në aspektin politik, votat që ato morën dëmtuan të majtën parimish, pra hoqën vota majtas, përjashtuar dy parti politike që në total morën vrreth 6 mijë vota të hamendësuara djathtas. Kjo stradegji doli se ishte e kordinuar, pasi fituesi i vetëm kundër të gjithëve doli PS, duke i mundur në garë të gjitha partitë së bashkua, por pyetja është se ndikuan aleancat e fshehura për të grumbulluar kaq shumë vota, apo me të vërtetë kauza e mazhorancës dhe e lidërshipit të saj ishte kaq e besueshme sa fitorja befasoi të gjithë.Aleancat e fshehta nuk është se ndryshuan raportet politike në tërësi, thjesht sollën një fenomen politik të pa hasur, pra nën rrogos, pasi ndonse opozita u rregjistrua me një sigël të vetme PD, si aleatë ishin 25 parti politike, madje dhe më shumë, por që tregoi se aleanca nuk funksionoi nga vetë rezultati i zgjedhjeve dhe numri i deputetve të PD-së që shkoi deri në 44 deputet, por e vërteta ishte se aleanca e fshehtë egzistonte. Partitë aleate nuk funksionuan në koalicion sepse në listat e deputetëve u futen kryetarët e partive politike jashtë zonës së mundshme për të dalë deputet, financimi i partive të vogla si aleat nga fondi i partisë më të madhe nuk u arritë dhe PD u përballë e vetmë në zgjedhje madje me gjysmën e saj, sepse grupi i të pakënaqurve të listës për deputet, jo vetëm nuk e ndihmuan por i bënë fushatë kundër për të dështuar në zgjedhje lidershipi i opozitës me qëllim për t’i marrë kreun e PD-së. Ndërsa në kampin e majtë aleancat juridikisht nuk egzistonin, por në të vertetë ato ishin të organizuar në një aleancë të fshehtë dhe në të vërtetë tregoi se finksionoi, jo vetëm për fitoren por lidershipi i së majtës kishte në dorë një kauz të shenjtë siç ishte drejtësia dhe në fakt e kishte fituar me shumë përpjekje dhe këmbëngulje politike deri në “çmenduri”. Më shumë se dy vite e gjysëm lidershipi i mazhorancës pas disa reformave iu qep reformës në drejtësi dhe në betejën për ta arritur ai çdo ditë fitoi terren sa bindi jo vetëm shqiptarët por dhe ndërkombëtarët se ai kërkon të bëjë drejtësi në vend dhe në të gjitha rastet ndërkombëtarët mbështetën kauzën e lidershipit të mazhorancës. Sa më shumë kundërshtohej reforma në drejtësi aq më shumë merrte energji lideri i mazhorancës sa arrti përtej të parashikueshmes për të arrtitu finalizimin e Vetingut duke bërë marrëveshje më opozitën e egërsuar në cadër dhe i dha një sërë ministrash, gjë që e bëri të pathyeshëm në fitore. Mes aeancave të fshehta, stradegjisë finale të goditjes së koalicioni dhe vetë kauzës së drejtësisë në dorë është vështirë të thuash se çfarë e bëri mazhorancën e re fituese të vetme, por një gjë qëndron mbi të gjitha, kauza e shenjtë e drejtësisë udhëhoqi fitoren dhe themeloj një llojë të ri të bërit politikë me aleanca të padukshme apo sic e përmendëm shpesh aleanca të fshehta. Do kalojë shumë dekada, madje edhe mund të mos përsëritët më por në një botë ku sundon padrejtësia ti bindish njerëzit se do të bëhet drejtësi është një shans që një lideri politik i bie në dorë, mbase mund të jetë i vetmi rast, kauza e drejtësi është me të vërtetë e shenjtë, por dhe aleancat e fshehta kanë një impakt politik dhe me sa duket do të vazhdojnë duke na servirur një tjetër demokraci të rreme.
Sigal