Deklarata e turpshme në emër të OSBE-së, protestuesit i shkojnë Borchard në shtëpinë e ndërtuar nga Papuli

352

Ëngjëll Musai, Drejtori i “Telegraf”

‘Borchard turp të të vijë’ – i kanë shkruar qytetarët në murin e pallatit, ku ka shtëpinë kreu i OSBE-së, banesë e ndërtuar nga Papuli, një biznesmen pranë Ramës, që ka përfituar shumë tenderime dhe i shumëpërfolur nga opozita në deklaratat e saj. Ambasadori “sorosian” i OSBE ne Tiranë, Bern Borchardt doli kundër protestuesve.

Ai harroi helmin toksik, dhunën, provokimet e policisë me alto parlantët e posaçëm në Bulevard, para kryeministrisë, por mbi të gjitha infiltrimet e personave që krijuan kaos dhe më vonë sapo ata zbulohen, policia i merr nën mbrojtje, madje edhe i strehon në makinat e policisë, sikurse ndodhi me videot e shpërndara para 1 muaji.

Në deklaratën e njëanshme të OSBE, nuk dënohet përdorimi i gazit helmues, toksik dhe lotsjellës në mënyrë jo proporcionale dhe as dhuna e ushtruar në mënyrë brutale ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Në deklaratën e Borchard thuhet se “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri.

Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”. Por kjo deklaratë tërësisht e njëanshme dhe klienteliste e atij që duhej të përfaqësonte paanshmërinë e OSBE-se e ka kthyer këtë person në personazhin më negativ dhe të pabesueshëm, duke ulur dhe rrënuar padrejtësisht imazhin e organizatës së nderuar të OSBE-së dhe funksionarëve të saj me seli në Vjenë dhe Kopenhagën. Në deklaratën e njëanshme të OSBE, nuk dënohet përdorimi i gazit lotsjellës në mënyrë jo proporcionale dhe as dhuna e ushtruar në mënyrë brutale ndaj Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Ndoshta sorosiani i OSBE-së në Tiranë do bëjë mirë të lexojë “Zërin e Amerikës”, aq më tepër që në këtë organizatë sikurse është OSBE, SHBA-të kanë ambasadorin e tyre, i cili ka qenë mjaft kritik muaj më parë me situatën në Tiranë, madje ka paralajmëruar përkeqësimin e kësaj situate. Të rinjtë shqiptarë të forumeve të ndryshme dhe botës universitare po përgatiten për një tjetër protestë para shtëpisë së “ngrohtë” të Borchardit në Tiranë dhe para selisë së saj.

Do të duheshin këto protesta dhe mbi të gjitha reagimi i shkurtër, i saktë dhe i prerë i “Zërit të Amerikës” që Borchard të riparojë diçka që në gjuhën popullore quhet si “kofini pas të vjeli”, ose “më fal, që ta bëra”. Madje, sa për sy e faqe e pranoi edhe vetë ministri më famëkeq në historinë e Shqipërisë Sandër Lleshi, i cili me gazin helmues do të krahasohet për nga terrori i tij me Koçi Xoxen, ekzekutorin e pluralizmit dhe njeriun që pushkatoi deputetët pro perëndimorë, në shtatorit të vitit 1947 dhe që për koincidencë ishte edhe bashkëpunëtor i serbëve.

Është koha që t’i kujtojmë Borchard, se ju jeni në Tiranë sot pikërisht se Liria dhe demokracia në Shqipëri nisi me gjakun e 4 martirëve në Shkodër, ku qytetarët dhe mbarë shqiptarët kërkonin shkëputjen nga Lindja komuniste me parullat: “E duam Shqipërinë,si gjithë Evropa”. Madje, edhe ambasadat që u mbushën me të rinjtë shqiptar ishin ato Perëndimore. Qeveritarët e sistemit monist i quajtën qytetarët që u futën në ambasadat gjermane, italiane, franceze, spanjolle dhe të tjera si “jashtëqitje të kombit”.

Sot, z.Borchard kemi në pushtet pasardhësit e asaj qeverie dhe, çuditërisht, juve flisni me të njëjtën gjuhë që flisnin në Sheshin “Skënderbe”, udhëheqësit komunist. Fatkeqësi, jo për ju, por për misionin e OSBE-së për këtë qëndrim.

Ndoshta, ju përfaqësoni produktin e klonuar nga sekti sorosian dhe që paguheni edhe nga tasat e shqiptarëve, duke bërë deklaratën më të turpshme për kaosin në të cilën është përfshirë Shqipëria. Mënyra se si reaguat dy herë të lë përshtypjen se jeni i kapur kokë e këmbë, nga mafia e qeverisë së Tiranës. Mos pranoni të përdoreni si derdimen, dallkauk apo  letër pastrimi… Dhe jo rastësisht.

Mos vazhdoni dhe largojuni kapjes nga bandat e PPP-ve qeveritare. E gjithë media botërore po raporton për helmin toksik që ka përfshirë Tiranën, vetëm ‘çobani i OSBE-së’ as do që të shikojë dhe as do të dëgjojë. Turp për ju! U treguat faqezi, z.Borchard!