Dalan BUXHELI/ Varrezat e deshmorëve drejt shkatërrimit për mungesë fondesh

528
Sigal

Familjet e dëshmoreve dhe organizata e tyre të ndodhur para kësaj gjendjeje mjerane të varrezave të dëshmoreve, kanë kërkuar nga qeveritaret në vazhdimësi restaurimin e tyre, por deri  tani kemi dëgjuar premtime të bëra sa për të kaluar radhën. U premtua se në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si ngjarja më e madhe në historinë e kombit shqiptar, ku nuk mungoj propagandimi me buje se për të festuar në mënyre dinjitoze ketë feste do të merreshin masat e nevojshme për evidentimin dhe vlerësimin për riparimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmoreve të atdheut. U ngritën grupe pune me përbërje specialistesh të fushave të ndryshme, u krye verifikimi në vend në të gjitha varrezat e dëshmoreve në mbarë vendin dhe u pa se infrastruktura e këtyre varrezave është shumë e dëmtuar dhe se për restaurimin e tyre kërkohej ndërhyrje e shpejtë. Gjithë këto materiale e projekte të paraqitura nga specialistet mbeten të mbyllura në sirtarët e ish kryeministrit, i cili nuk alokoi asnjë fond. Ai në vend të ndërmerrte masa për financimin e restaurimin e varrezave të dëshmoreve, u përkujdes dhe alokoi fond për prodhimin në Tirane të tortës gjigande prej 14 tonëshe me sipërfaqe 550 metra katrore të kryebashkiakut Lulwzim Basha, që nxiti dyndjen e turpshme e skandaloze të banorëve me shtyrje e përplasje duke mbushur legenë e çanta në gare kush e kush të merrte më shumë. Ata dëshmoret e atdheut që me veprën e tyre të pavdekshme bënë ë mundur Shqipërinë e pavarur nuk i konsiderojnë pjesë të partisë dhe qeverise së tyre.Ja tabloja e gjendjes së varrezave të dëshmoreve :

-Në tërësi gjendja e gjithë grup varrezave është shume e dëmtuar dhe ato kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
-Shumica e grup varrezave nuk kanë rrethim dhe ndriçim ose ato që kanë në pjesën më të madhe e kanë të dëmtuar, po kështu mungon shtiza e flamurit bashkë me flamurin kombëtar.
-Sheshet dhe muret mbajtëse e pritëse janë të dëmtuar ose të ë ceduara dhe në masën 80 përqind të tyre ato duhen ndërtuar nga e para.
-Gjelbërimi në shumë raste mungon, pasi nga bashkitë nuk tregohet kujdesi i duhur.
-Përmendoret që ndodhen në shumicën e grup varrezave si dhe dhomat tip muze në hyrje të tyre janë të dëmtuara ose të shkatërruara totalisht.

Kjo gjendje skandaloze e varrezave të dëshmoreve i është percjelle me preventive të detajuar kryeministrit z.Edi Rama në fillim të vitit të kaluar, me kërkesën që në prag të 70 vjetorit të çlirimit të vendit të ndërhyje për restaurimin e tyre. Për zbatimin e gjithë programit te festimit te 70 vjetorit te çlirimit, këshili i ministrave ngarkoi zëvendëskryeministrin z.Niko Peleshi. Komisioni i drejtuar prej tij mbeti vetëm si emër pa asnjë veprim konkret. Në komision nuk u përfshinë historiane, as përfaqësues nga organizata e familjeve të dëshmoreve, as nga  komitet i kombëtare i veteraneve te LANC. Nuk u ndërmor asnjë angazhim nga institucionet përkatëse për festimin e kësaj date të rëndësishme. Disa here në media flitej nga z. Niko Peleshi për fonde që do t`i viheshin në dispozicion ministrisë së kulturës për restaurimin e busteve e lapidareve kushtuar përjetësimit të betejave të zhvilluara nga forcat partizane kundër pushtuesve nazifashist dhe bashkëpunëtoreve të tyre. Veçse sipas shtypit është sponsorizuar me 30 milionë lekë të librave me autorë Uran Butken dhe Celo Hoxhen, autore të cilët i bëjnë jehone ballist-zogistëve dhe shpallin LANC si lufte civile. Gjithashtu prefekturave nuk i’ u alokua asnjë fond për restaurimin e varrezave të dëshmoreve, premtimet mbeten deklarime mediatike pasi fonde për këtë qëllim nuk u dhanë.  Nga fundi i muajit tetor kur po bëhej presion nga organizata e familjeve të dëshmoreve dhe organet vendore, z. Niko Peleshi iu drejtua prefektëve që të mos prisnin fonde nga qeveria, por të merrnin masa të kryenin restaurimin e varrezave të dëshmoreve me fondet e tyre, kur dihej që prefekturat nuk dispononin fonde për të përballuar investime të tilla. Përpara kësaj gjendjeje të papëlqyeshme, drejtuesit e organizatës së familjeve të dëshmoreve kërkuan disa herë të takoheshin me z.Niko Peleshi dhe qeveritare të tjerë por na mbyllen dyert.

Ne u rikujtojmë zotërinjve qeveritarë se populli shqiptarë u ngrit masivisht në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare pa dallim feje, krahine dhe ideje si të gjithë popujt e tjerë të Evropës në luftën kundër mortajës nazifashiste dhe në luftën e tij të madhe, me gjakun e 28 mijë dëshmoreve zuri vendin e merituar në koalicionin e madhe botërorë të shteteve të mëdha demokratike. Dëshmoret dhe heronjtë e kësaj lufte kanë qenë dhe do të mbeten lavdia e kombit tonë ndër shekuj.  Dëshirojmë dhe shpresojmë një ndjesi të tillë të ndjehet edhe tek qeveritaret, qe neglizhimet e deri tanishme të marrin fund duke planifikuar fonde në buxhetin e vitit 2015 për restaurimin e varrezave që ata të prehen të qetë poshtë pllakave të mermerta.

Ky është mesazhi ynë drejtuar qeveritareve si dhe miratimi nga qeveria dhe kuvendi i rikthimit të të drejtave të familjeve të dëshmoreve të mohuara nga z. Sali Berisha me ligjin 9650 datë 27.0L.2006 që përjashton nga shpërblimi financiar fëmijët e vëllezërit e motrat e dëshmoreve të LANC. Duhet mbajtur parasysh se çdo grusht dhe i kësaj toke ende pikon e rrjedh gjak nga plagët e dëshmoreve të atdheut. Ndaj të punosh për restaurimin e varrezave të dëshmoreve është detyra parësore e strukturave shtetërore të të gjitha niveleve. Kombi ka për detyrë të shpaguaj gjakun e dëshmoreve me nderim te përjetshëm ndaj tyre. Kombi qe le në heshtje historinë dhe heronjtë e tij i le të veniten, të treten, atëherë arrin një ditë që kalbet e shuhet si komb. Ne ndjehemi të brengosur se mesazhet tona nuk po dëgjohen. Le ë shpresojmë se mesazhi ynë këtë herë do të dëgjohet dhe do të merren gjithë masat që në buxhetin e këtij viti do të kryhen investime për përmirësimin e gjendjes, që në festen e 5 majit e të 28 e 29 nëntorit të mund të vendosim lule të freskëta mbi varret e tyre të restauruara. Kjo do të jetë pamja më e bukur dhe më madhështore e këtyre festave.