Copëzohet Shërbimi Zjarrfikës, 12 bashki pajisen këtë vit, 10 më 2018-ën, 39 mbeten në varësi të Emergjencave

Përparim HALILI

Shërbimi Zjarrfikës në Shqipëri, ka nisur të copëzohet jo për t’u shpërbërë, por për t’u instaluar pranë bashkive, si shërbim komunar i afërt e i shpejt me nevojat që lindin për institucionet shtetërore, shërbimet publike, për banorët dhe pasuritë e tyre, në raste ku rrezikohen, ose përfshihen nga zjarret që bien për shkaqe natyrore, të rrjetit elektrik, për shkaqe të qëllimshme dhe pakujdesie. Këtë copëzim, pra këtë shpërndarje të shërbimit Zjarrfikës në dispozicion dhe juridiksion të bashkive e konfirmon VKM Nr. 294, datë 05. 04. 2017, me objekt “Për miratimin e listës së bashkive, të cilat do të ngrenë stacione të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. me sa kuptohet ky vendim ka qenë i diktuar prej realitetit shqetësues që shërbimi Zjarrfikës ishte kryer në një shërbim që nuk fikte zjarre, që “lante me ujë” objektet e djegura nga zjarret, që shkonte me vonesë në vendet e rënies së zjarreve, që nuk kishte pajisje funksionale e eficente për të shpëtuar jetë njerëzish, që nuk futej dot në vendet e ngrys, për shkak të gardheve, mureve, makinave të parkuar, shtyllave elektrike të nguluar në mes të rrugëve e rrugicave të lagjeve, por edhe për shkak të auto-zjarrfikëseve që ecin më ngadalë se karrocat, që nuk kanë ujë në stacione, që nuk gjenden shoferët gati në momentin e alarmit për zjarr e deri që në këtë shërbim punojnë pleq në prag pensioni, të cilëve shërbimi në këtë detyrë shpëtimi, u imponon të bëjnë ngjitej të shpejta në vendet e rënies së zjarrit. Tashmë, sipas projektit të shpallur e të nisur, Shërbimi Zjarrfikës nuk do të jetë në qendrat e rretheve e qarqeve, por në çdo bashki. Ky projekt ka nisur me pajisjen e 12 bashkive të para me stacione Zjarrfikës me shërbim në territoret e tyre, duke iu shkëputur Qendrave të tyre në qarqe e prefektura. këto 12 bashki, do të pajisjen me stacione Zjarrfikës brenda vitit 2017. Ndërsa brenda vitit 2018, do të pajisen edhe 10 bashki të tjera. përgjithësisht, janë bashki të vogla e periferike larg qendrave të prefekturave, të cilat përfshijnë zona rurale me vështirësi terreni. Ndërsa në 39 bashki të tjera të qyteteve e zonave kryesor të vendit Shërbimi Zjarrfikës do të jetë siç ka qenë, me idenë që edhe këto, deri në vitin 2020, të kenë secila Stacionin e Zjarrfikës. Se si do të rezultojë ky model i ri organizimi i shërbimit Zjarrfikës pranë bashkive, këtë do ta tregojë koha, por ajo që kërkohet të bëhet me emergjencë është pajisje këtyre Stacioneve Zjarrfikës me auto-zjarrfikëse të reja ne numër të lartë, me punonjës specialistë të fikjes së zjarreve dhe shërbimet e ndihmës në reale emergjencash, si dhe me drejtues profesionistët e të kualifikuar dhe jo militantë partie, siç janë emëruar në 25 vite. Mbasi, fakte të shumtë kanë treguar se shërbimi zjarrfikës ka qenë dhe mbetet një nga shërbimet më problematikë, pavarësisht disa ndryshimeve që janë bërë, por shpesh problemet të krijuar edhe prej vet banorëve de pushtetit lokal, shërbimit të qarkullimit rrugor e bizneseve, të cilët krijojnë bllokime rrugësh e mjedisesh, që vonojnë shpejtësinë shërbimit të mundshëm. 

VENDIM Nr. 294, datë 5.4.2017 
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 53, të Ligjit Nr. 15 2/ 2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 
1. Miratimin e listës së stacioneve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, të cilat do të ngrihen në bashkitë që nuk kanë shërbim të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (MZSH), për vitet 2017 dhe 2018, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
2. Efektet financiare për ngritjen e 12 stacioneve të reja për vitin 2017, në vlerën 111 360 000 (njëqind e njëmbëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet transfertës specifike për njësitë e vetëqeverisjes vendore për vitin 2017. 
3. Efektet financiare për ngritjen e 10 stacioneve të reja për vitin 2018, do të përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet transfertës specifike për njësitë e vetëqeverisjes vendore. 4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

Ja 12 bashkitë që do të pajisjen me Stacion Zjarrfikës në vitin 2017

1. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Shijak 
2. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Vorë 
3. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Rrogozhinë 
4. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Divjakë 
5. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Cërrik 
6. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Përrenjas 
7. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Ura Vajgurore 
8. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Kamzë 
9. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Vau-Dejës
10. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Finiq 
11. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Këlcyrë 
12. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Fushë-Arrëz 

Ja 12 bashkitë që do të pajisjen me Stacion Zjarrfikës në vitin 2018

1. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Belsh 
2. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Dropull 
3. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Klos 
4. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Konispol 
5. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Libohovë 
6. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Maliq 
7. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Memaliaj 
8. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Roskovec 
9. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Pustec 
10. Stacion zjarrfikës në Bashkinë Selenicë

Bashkitë ku zjarrfikëset do vazhdojnë të jenë strukturë e Drejtorisë së Emergjencave Civile (Ministria e Brendshme)

Tiranë
Durrës
Shkodër
Elbasan
Fier
Vlorë
Korçë
Tepelenë
Dibër
Peqin
Has
Bulqizë
Mat
Himarë
Mallakastër
Patos
Sarandë
Delvinë
Lezhë
Kukës
Mirditë
Lushnjë
Malësi e Madhe
Krujë
Tropojë
Pukë 
Kurbin 
Kavajë 
Librazhd 
Pogradec 
Gramsh 
Skrapar 
Devoll 
Përmet 
Kolonjë 
Himarë 
Gjirokastër 
Livadhja 
Poliçan