Çlirim Hoxha: Zoti Kotzias shqiptarët janë të dashur, jo shtypës, jo shovinistë, jo urrejtës

518
Sigal

Çështja Çame u
ka prishur qetësinë qeveritarëve dhe qarqeve nacionaliste në Greqinë fqinje, aq
sa Ministri i Jashtëm zoti Kotzias në një intervistë dhënë një të përditshme të
Athinës, vuri në kandar potencialet ekonomiko-ushtarake të Greqisë në raport me
Shqipërinë?!

Pra, u duk
sheshit, se përse Greqia e mban dhe nuk e heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë,
paçka fqinjësisë së mirë dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Sipas zotit
Kotzias, shqiptarët të mos kujtojnë se Greqia është e dobët për shkak të
krizës, sepse Greqia ka aq rezerva ekonomike dhe ka aq potenciale ushtarake, sa
mund ta gëlltitë Shqipërinë e varfër sa të hapësh dhe të mbyllës sytë?! Tope, tope papagallos, i thonë kësaj.

Veç kësaj, zoti
Kotzias na kujtoi se duhet të bisedojmë përpara hapjes së negociatave me BE-në,
ndryshe…

E kuptoni se
kush janë grekët dhe politika e tyre e përzier me kishën dhe nacionalizmin?!

Shqipëria dhe
shqiptarët në të gjithë historinë, të paktën të 100 viteve të fundit, nuk kanë
kërcënuar njeri, asnjë shtet dhe aq më pak fqinjët. Kanë qenë këta të fundit
dhe njëri prej tyre Greqia, ku na paska lindur demokracia, që mban një ligj
absurd lufte me Shqipërinë dhe nuk e heq që nuk e heq, paçka se të dyja vendet
janë anëtarë të NATO-s?!

Ministri i Jashtëm
i Greqisë, të cilit i shkëlqen lëkura nga dhjami i punës dhe sakrificave të
popullit grek, ka humbur plotësisht qetësinë dhe na paralajmëroi seriozisht?!

Po të bija në
lojën e tij, kuptohet, lojë kalamajsh, do t’i ktheja reston.

O ministër, o
qyqar. Në Shqipëri operojnë me qindra biznese greke, duke filluar nga bankat e
nivelit të dytë, nga kompanitë e telefonisë celulare etj, etj.

Ju harroni se në
Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 600 mijë emigrantë shqiptarë…

Ju harroni se
mes shqiptarëve dhe grekëve janë lidhur me qindra krushqi…

Ju na kujtoni
fuqinë ekonomike të Greqisë në krizë dhe zbuloni, se kriza greke është një
sajesë për të zhvatur miliarda euro nga Evropa. Le ta dëgjojë Brukseli
deklaratën e Kotzias dhe duhet të reagojë.

Ju na kujtoni
fuqinë ushtarake të Greqisë, por harroni se, Shqipëria dhe Greqia janë anëtare
të NATO-s. Në fakt NATO duhet të ndërhyjë dhe ta detyrojë Greqinë të heqë
ligjërisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Mos kini frikë,
o zoti Kotzias, se Shqipëria nuk ju sulmon, nuk ua merr Çamërinë me luftë, por
çamët duhet të lejohen të kthehen në vatrat e tyre stërgjyshore dhe kjo çështje
ekziston dhe do të ekzistojë dhe  duhet
zgjidhur me mirëkuptim, kot e mohoni.

Tregohuni mendje
hapur, o zoti Kotzias dhe politikanët e tjerë grekë të Shekullit të XXI.

Ndaj Shqipërisë
dhe shqiptarëve keni kusure të shumta.

1.     
U keni vjedhur historinë, mitologjinë,
perënditë dhe heronjtë

2.     
Keni falsifikuar identitetin
pellazgo-ilir në Ballkan dhe në Mesdhe dhe ia keni atribuuar Greqisë së Lashtë,
që nuk ka ekzistuar kurrë.

3.     
Keni mohuar çlirimin e Greqisë nga
arvanitasit.

4.     
Keni bllokuar dhe përjashtuar gjuhën
shqipe si gjuhë e arvanitasve dhe nuk keni pranuar hapjen e shkollave shqipe në
Greqi.

5.     
Keni grabitur kulturën antike të
shqiptarëve, fustanellën, polifoninë, vallet dhe na i shisni si helene.

6.     
Keni përvetësuar Iliadën dhe Odisenë e
Homerit dhe ia keni shitur botës si histori Greke, në fakt është
pellazgo-dardano-ilire.

7.     
I bëtë atentat në pritë gjeneral Telinit
që udhëhiqte Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve kur mësuat se Janina ishte
brenda kufirit të Shqipërisë dhe akuzuat shqiptarët.

8.     
Dërguat andartë grek kundër shqiptarëve
fqinjë, të cilët kryen masakra.

9.     
Krijuat legjendën e bashkëpunëtorëve çamë
me nazistët gjermanë dhe shkaktuat gjenocid dhe pastrim etnik ndaj tyre.

10. 
Organizuat provokimet e gushtit ’49 në
kufirin midis dy vendeve.

11. 
Dërguat bandat e vorio-epirit që kryen
masakrën e Peshkëpisë dhe nuk keni zënë mend.

12. 
Pushtuat Kishën Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë përmes misionarit tuaj Janullatos me bekimin e Sali Berishës.

13. 
Përdorët dhunshëm sa herë operacionet ‘fshesa’
ndaj fqinjëve tuaj pas përmbysjes së komunizmit.

14. 
Organizoni dhe planifikoni misione
sekrete afatgjata kundër Shqipërisë fqinje.

15. 
Keni falsifikuar treguesit ekonomikë për
t’u bërë anëtarë të BE dhe monedhës Euro.

16. 
Kërkoni të ndikoni në politikën
shqiptare përmes agjentëve tuaj…

17. 
Kurdisët rrëmbimin e ujërave
territoriale në kufirin detar me Shqipërinë për interesat tuaja strategjike
duke u hedhur hi syve leshkove të politikës shqiptare.

Jeni fqinjë
problematik i mbushur me organizata nacionaliste dhe nuk denjoni t’i nxirrni
jashtë ligjit, ndërkohë ulërini për çështjen çame dhe për PDIU që ngre dhe
kërkon zgjidhjen e saj.

Tërhiqi
kërcënimet zoti Kotzias.  shqiptarët janë
të dashur, jo shtypës, jo shovinistë, jo urrejtës.