Çlirim Hoxha / Të luash me Vlorën do të thotë të luash me zjarrin e patriotizmit shqiptar

611
Sigal

Lajmi i shpërndarë në media mbi tentativat e Qeverisë shqiptare për të shmangur qytetin e Vlorës nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë, në 28 nëntor, ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve vlonjat, patriotëve të vërtetë, veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe mbarë komunitetit.

Berisha, ky gjakprishur, siç besohet nga mediat, ka vendosur që ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 100 vjetorit ta bëjë në 27 nëntor në sheshin e flamurit dhe në 28 në Tiranë, ku si një cub i pashpresë do të futet në Vlorën tonë për të përdhosur historinë dhe Vlorën, për të na shkelur ne vlonjatëve me këmbë. Siç mësohet nga krerët e disa shoqatave patriotike në Vlorë, ata do të organizojnë popullin që më 27 nëntor të bllokojnë Sheshin e Flamurit dhe të mos lejojnë askënd të përdhos, poshtërojë dhe deformojë historinë tonë kombëtare. Guri që Berisha po përpiqet të hedh mbi kokat e vlonjateve, këtë radhë duket se do të bjerë mbi kokën e tij.

Tradhtarët e kombit, sado të pudrosen nga qeveria e Sali Berishës, nuk do mundin dot ta zhbëjnë historinë dhe kontributin e Vlorës dhe Ismail Qemalit në këtë histori. Vlora dhe e gjithë Shqipëria do të festojë në 28 nëntor në sheshin e Flamurit.

Ka kohë që Sali Berisha dhe qeveria e tij e dalë nga një proces votimi i kontestuar, po orvatet të deformoj historinë e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe të gjitha meritat e shpalljes së kësaj pavarësie, të gjitha përpjekjet vigane të patriotëve shqiptarë, të gjithë vullnetin për të krijuar të parin shtet shqiptar të njohur ndërkombëtarisht pas 28 nëntorit 1912, t’ia heq Ismail Qemalit dhe t’ia faturojë Ahmet Zogut?!

Kjo tentativë është sa qesharake po aq edhe antishqiptare, madje kriminale, po të shohësh me vëmendje objeksionet dhe qëllimet e Sali Berishës dhe të qeverisë së tij të pshurrur keq. Sal Saliu duket qartë që ka marrë përsipër të ndryshojë historinë e shpalljes së pavarësisë, duke i hedhur sipër mjegullën e dyshimtë të përçarjes kombëtare, të zhvlerësimit të kontribuuesve direkt të atij akti madhor dhe ndryshimit të datës 28, pasi Pavarësia e Shqipërisë u shpall në 28 nëntor 2012 dhe jo në 27 nëntor 2012 në Vlorë. Por siç është mësuar me ndryshimin e datave historike, (kemi parasysh datën e çlirimit të vendit) ky kloun cirku nuk e ka për gjë të çudisë botën me akrobatllëqet e tij, të dala mode. Përpjekjet për t’ia veshur të gjithë meritat e krijimit të shtetit shqiptar Ahmet Zogut janë përpjekje të dështuara, pasi Zogu në 1912 ishte vetëm një çunak nga Mati, i cili kur u vetë u bë mbret, ja mbathi në 7 prill ’39 duke i lenë shqiptarët të vetëm përballë fashizmit italian.

Shtetin e parë shqiptar pas 500 vjet robëri osmane e krijoi burri më i madh i kombit shqiptar pas Skënderbeut, diplomati i shquar, politikani progresistë evropian, shpirti i pamposhtur shqiptar Ismail Qemal Vlora, i mbështetur dhe përkrahur pa kufijw nga patriotët e tjerë si Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale etj.

Ismail Qemali ishte ai që i dha emrin Shqipërisë moderne, duke u kundërshtuar dhe penguar nga disa bejlerë anadollak, të cilët ishin gati të qëndronin përjetësisht nënë robërinë osmane dhe të vendeve fqinje shoviniste, vetëm e vetëm që të ruanin ato privilegje dhe prona që kishin fituar në mënyra të dyshimta duke i shërbyer Sulltanit në dëm dhe kurriz të shqiptarëve. Po të mos kishte qenë Ismal Qemali dhe patriotët e tjerë, ne sot nuk do të kishim shtet shqiptar, por do të ishin tribu nën hyqmin e shteteve shoviniste fqinje, të cilat do ta kishin përçarë Shqipërinë dhe shqiptarët më keq se ç’janë përçanë në 5 shtete. Po të mos ishte Ismail Qemal Vlora dhe akti i tij i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nuk do të kishte dot një shtet të Ahmet Zogut, as  si kryeministër dhe as si mbret i vetëshpallur me mbështetjen e huaj. Kushdo që e quan periudhën e Zogut si periudhë e konsolidimit të shtetit shqiptar gabohet rëndë. Ahmet Zogu ishte një diktator mesjetar dhe ngritja e tij nga Sal Saliu në majat e historisë, nuk është gjë tjetër veçse një tentativë e kot, po të kemi parasysh rrëzimin e një diktature komuniste dhe vlerësimin e një diktature anarkiste si ajo e Zogut. Diktaturat njësojë janë, qofshin të kuqe apo blu, qofshin të bardha apo të zeza si ajo fashiste.

Është momenti që në këtë 100 vjetor të Pavarësisë të gjithë të mblidhemi në Vlorë në 28 nëntor, duke dhënë mesazhin e bashkimit kombëtar shqiptar, pa mllefe dhe përçarje, ndryshe historia do ti ndëshkoi rëndë dhunuesit e saj. Mentaliteti shqiptar i njëshit që i di të gjitha duhet të marr fund. Demokracia e vërtetë nuk është diktaturë e kamufluar, siç aplikohet në Shqipëri. Një demokraci perëndimore nuk mund të pranoi mes fletëve të saj të bardha elemente të një neodiktature të kamufluar, ku i jepet publikisht zë fjalës së lirë, lirisë së shtypit, grevës së urisë dhe nga ana tjetër bëhen përpjekje nën rrogoz për të uzurpuar të gjitha pushtetet, për të ndërhyrë kudo, deri edhe tek historia dhe datat e saj të pakundërshtueshme.

Ismail Qemal Vlora nuk ishte anëtar i partisë komuniste, as anëtar i partisë demokratike, as anëtar i partisë socialiste, social-demokrate, republikane, legaliste apo balliste. Ismail Qemal Vlora ishte dhe mbetet anëtar i partisë më të madhe që ka parë historia, asaj të Kombit Shqiptar, pasardhës i pellazgëve dhe ilirëve të lashtë, themelues i shtetit të parë shqiptar pas pushtimit shekullor otoman, ngritësi i Flamurit Kombëtar Kuq e Zi. Ishte Ai që shtroi rrugën e përpjekjeve patriotike të shqiptarëve për konsolidimin e shtetit shqiptar. Kush kërkon ta lër në hije këtë burrë të madh, këtë proklamator të zjarrtë të çështjes kombëtare shqiptare, ai do të mbulohet me turpin e historisë dhe do të digjet nga llava e zjarrtë e patriotizmit vlonjat dhe atij shqiptar. Vlora po zien si vullkan në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Ngado flamuj kuq e zi që Bashkia po stolis këtë qytet magjik me petkun e festës së madhe. Për të parën herë në historinë e Vlorës Shpëtim Gjika po zbaton tre nga projektet më madhore që i bëjnë nder atij dhe racës së tij patriotike. Sheshi i Flamurit po shtrohet i gjithi me pllaka mermeri, nga më cilësoret. Po rehabilitohet shatërvani i vjetër në qendër të tij dhe varri monumental i babait të kombit tonë Ismail Qemal Vlorës në lulishten e madhe, ish- pronë e familjes Vlora. Në Skelë, në Sheshin Pavarësia po ndryshon gjithçka, një rrugë pedonale, mjedise të gjelbëruara dhe ndriçim modern, përball bazamentit ku pritet të vendoset shtatorja gjigante e themeluesit të shtetit të parë shqiptar, e burrit që i dha emrin e vërtetë Shqipërisë tonë, Ismail Qemal Vlorës në bronz. Në magjistralin Vlorë-Skelë, të quajtur Bulevardi Ismail Qemali, veç asfaltimit dhe rehabilitimit të trotuareve, një seri e re dhe moderne ndriçuesish po montohet mes kuq e zi të flamujve që po vendosen ngado. Vlora është e shqiptarëve kudo që janë dhe askush nuk duhet të guxoj ta anashkaloj, për shkak të botëkuptimit të tij anadollak, meskin dhe antishqiptar.

Për Vlorën dhe Ismail Qemalin duhet folur e shkruar shumë këto ditë. Për Vlorën dhe Ismail Qemalin duhet të kërkohej interpelancë nga opozita me Kryeministrin dhe jo të heshtet. Asnjë qindarkë për 100 vjetorin e pavarësisë për projektet e Bashkisë së Vlorës dhe bllokim të fondeve, gjoja për shkak të CEZ-it në prag të 28 nëntorit?!

Me Vlorën nuk duhet të luaj askush, pasi në Vlorë derdhet pa kursim llava e zjarrtë e patriotizmit shqiptar. Thirrjes së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika në 24 janar 2012 i janë përgjigjur me mijëra qytetar dhe biznese, duke bërë që ballkonet e pallateve të skuqin nga flamujt kombëtar. 28 nëntori po afron dhe bashkë me të edhe dita e festës së madhe, që brezi ynë ka fatin të jetë në jetë për ta përjetuar. Në 28 nëntor në Sheshin e Flamurit dhe në të gjithë sheshet e Vlorës do gjëmoj historia dhe në mbrëmje, fishekzjarrët do hedhin vellon shumëngjyrëshe mbi këtë qytet krenari e çdo shqiptari.