Çlirim Hoxha/ Nga Gumenica e lart, Himarë quhej çdo fshat.

643
Sigal

Kështu thotë një këngë e vjetër labe që na vjen nga shekujt, duke na dëshmuar mrekullisht se ku ishin kufijtë fizikë të krahinës së Himarës. Deklaratat groteske të Vangjel Dules na bëjnë të gudulisemi me pretendimet absurde të PBDNJ-shit, të Omonias dhe më tej akoma, kur në këtë lojë bie “pa dashur” edhe Ministri i Jashtëm i Republikës Greke zoti i nderuar Venizellos. Tani kjo çështja e Himarës është bërë për libret estrade, se këta vorio-epirotët, që thoni ju, kanë vite që po i tregojnë arrat babait?! Në këtë rast duhet përshëndetur qëndrimi i palëkundur i Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë zoti Ditmir Bushati, sepse shqiptarët janë zhgënjyer në vitet e kaluara nga ndonjë ministër amator i punëve të jashtme, kur ka arritur deri aty sa të luaj me trojet apo kufijtë detar të një shteti sovran siç është Shqipëria. Të vazhdosh të pretendosh për Himarën minoritet, kjo jo vetëm është një absurditet qesharak, por më tepër një hallkë sherri që përdoret sa herë u intereson qarqeve antishqiptare në Greqi dhe të shiturve të tyre në Shqipëri. Nuk më vjen keq për këta delenxhinj që u bien trumbetave nacionaliste brenda një vendi të BE-së dhe kur në këtë lojë përfshihen edhe politikan me pushtet të Greqisë vend anëtar i NATO-s. Më vjen keq për heshtjen e akademikëve shqiptar, për historianët dhe gjuhëtarët, për staticienët dhe mbrojtësit e kulturave dhe qytetërimeve që heshtin dhe vetëm heshtin?! E kujt i duhet kjo heshtje?! As shqiptarëve dhe as grekëve, por të vërtetës, e cila duhet parë në sy. Cila është kjo e vërtetë që duhet parë në sy? Padyshim dhe më e freskëta është plaga Çamëri, një tokë pellazgo-iliro-shqiptare nga më të pastrat e racës tonë dhe grekët do kishin nderin ta pranonin këtë fakt të tmerrshëm historik dhe të përpiqeshin të gjenin një zgjidhje. Por edhe më tutje akoma. Një e treta e popullsisë së Greqisë është me origjinë shqiptare, pa llogaritur këtu emigrantët e pas ’90-tës. Si ka mundësi që Greqia nuk e njeh këtë etnitet shtetformues në Greqi?! Si ka mundësi që gjuha shqipe nuk i lejohet këtij etniteti autokton shqiptarësh që të përdoret lirshëm, pa frikë dhe pa barriera?! Përse shteti shqiptar nuk ja kërkon këtë të drejtë Greqisë dhe organizmave ndërkombëtare?! Si mund ti mohohet një kombi të lashtë, siç janë shqiptarët e Greqisë, të quajtur arvanitas, që të mos kenë shkollat e tyre në gjuhën shqipe?! A mund të quhet Greqia një vend demokratik kur nuk njeh, apo nuk pranon të njoh një realitet etnish të pastra siç janë arvanitasit?! Unë mendoi se nuk ka shumë faj Greqia kur këtë gjë nuk e kërkon Shqipëria, nuk e kërkon Akademia e Shkencave, nuk e kërkon media, nuk e kërkojnë organizatat patriotike etj?! Sot dëgjojmë mbroçkullat e Vangjel Dules dhe kërcënimet e tij?! Çfarë kërkon zoti Vangjel?! Ju thoni; “Nëma se s’ma ke”?! E ke gabim, por megjithatë lufto. Lufto se po heshte do të presin fondet. Të paktën je i justifikuar se ke luftuar deri në Athinë, paçka se këta këtu nuk ta varin shumë me ato që kërkon dhe thua. Kërko Vangjel, kërko arrat e babait, besoi se aty në Himarë do ti kesh?! Kam lexuar këto ditë pretendime dhe budallallëqe me brirë nga disa që u thahet xhani për grekët dhe Greqinë dhe po ja qajnë hallin Himarës që po bashkohet me Vranishtin. Pikërisht, po vihet në vend një padrejtësi duke kthyer Himarën atje ku i ka takuar në shekuj. Sepse, mor të uruar, nuk thotë kot kënga e vjetër labe. “Nga Gumenica e lart, Himarë quhej çdo fshat”. E pra, kanë qenë rreth 52 fshatra që përfshiheshin në krahinën e Himarës. Do pyes ndonjëri, se çfarë e lidh Himarën me Vranishtin. Edhe për këtë pyetje e kam një përgjigje. Së pari e lidh gjaku shqiptar. Së dyti e lidh gjuha shqipe në zanafillë. Së treti e lidh Flamuri kuq e zi dhe së katërti e lidh kombi i vjetër pellazgo-ilir i Himarës. Po ka edhe akoma. Me dhjetëra vajza nga Vranishti janë martuar në Himarë, po të doni u sjell edhe shembuj me emër dhe mbiemër, prandaj është turp kur kërkoni të zhbëni lidhjet shekullore të Himarës me Vranishtin dhe të kërkoni ti fusni Himarës statusin e minoritetit?! Unë nuk di ndonjë shembull në botë kur një etnitet i caktuar të quhet minoritet brenda të njëjtit etnitet, siç kërkojnë ta bëjnë Himarën disa antishqiptar dhe interesaxhinjë që këmbët u kanë mbetur në Himarë, sepse kokën e kanë të zënë në Athinë. Himara nuk është minoritet more zotërinj, nuk është etnitet grek more zotërinj, paçka se flet gjuhën e bukur greke, të cilën e kanë mësuar qysh në shkollat greke që Mbreti Zog lejoji të hapeshin në Himarë në vitet 20-30 të shekullit të kaluar. Por Himara duhet parë me syrin e një zone me një zhvillim të turizmit elitar, sepse duke u rikthyer në habitatin e vet gjeografik me Vranishtin dhe fshatrat e tjera të këtyre zonave, do ketë një mbështetje më të madhe me prodhime bio blegtorale dhe bujqësore, ndërkohë që Qeveria Shqiptare duhet të gjejë fonde për ndërtimin e rrugës Kuç-Himarë me qëllim të lidhjes së këtyre zonave me njëra-tjetrën dhe zhvillimin e vrullshëm ekonomik të tyre. Krahina e Himarës pas 31korrikut do të shihet me syrin e një zone kompakte e cila pas shumë copëtimesh dhe ndarjesh për shkak të politikave të kohës, do ti jap fund sagës vorio-epirote të Himarës minoritet. Himara  është një krahinë e pastër ku  ka jetuar dhe jeton raca e pastër shqiptare. Duke përfunduar dua t’u risjellë ndër mend edhe një herë vargjet e një kënge të vjetër labe. “Nga Gumenica e lart, Himarë quhej çdo fshat”!