Çlirim Hoxha/ Historia e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet me frikën e inferioritetit nga fqinjët

1012
Sigal

Përmes mediave sociale mësova se, qenka ngritur një grup pune prej 7 vetash për të rishkruar Historinë e Shqipërisë. Emrat e tyre janë të gjithë të respektuar për fushën dhe epokat historike që mbulojnë, por rishkrimi i Historisë së Shqipërisë nuk mund të shkruhet nga 7 veta?! Do të ishte marrëzi të mendosh se bëhet fjalë për historinë apo enciklopedinë e një qyteti, të një krahine apo të një fshati. Rishkrimi i Historisë së Shqipërisë duhet bërë mbi baza thellësisht shkencore, mbështetur në fakte dhe dokumente arkivor, nga zbulimet arkeologjike, studiuar dhe hulumtuar në arkivat e disa vendeve të rajonit dhe botës. Nuk mund të rishkruhet historia e Shqipërisë nëse nuk vihet pika mbi (i) për ndarjen e mitologjisë pellazgo-ilire nga ajo greke e manipuluar dhe falsifikuar në kurriz të shqiptarëve. Në rishkrimin e Historisë së Shqipërisë duhet të angazhohen të gjithë forcat shkencore dhe entuziaste të truallit shqiptar, duhet hulumtuar arkivat e vjetra të Vatikanit, të Austrisë, të Gjermanisë, të Anglisë, të Rusisë, të Greqisë, të Turqisë, të Egjiptit, të Palestinës, të Izraelit, të Francës, të Spanjës, ato Baske, të Marokut, të Libisë, të Italisë, të Libanit, të Sirisë, të Iranit, të Irakut, të republikave të Kaukazit, etj. Me gjithë respektin për të gjithë këta profesor, historia e Shqipërisë duhet ribërë në bazë të fakteve dhe dokumenteve të kohës, ku të përfshihen grupe pune me specialistë të fushës, studiues, kërkues dhe hulumtues, qofshin profesionist qofshin entuziast. Qeveria shqiptare duhet të lëvroi fonde financiare të posaçme për kërkime dhe studime të specialisteve historian, arkeolog, gjuhëtar në arkivat e lartpërmendura. Brenda Piramidës së Madhe (KUF) Keopsit në Egjipt thuhet se: “Njeriu i parë vuri këmbët në këtë planet  587 mijë vjet më parë”. Deri ku mund të shkojnë studimet e autorëve shqiptar për identifikimin e kombit tonë, si nja nga më të vjetrit e botës. Historie e re e Shqipërisë duhet tu tregoi brezave se kush jemi dhe nga kemi ardhur. Duhet tu tregoi brezave se sa e vjetër është gjuha e shkruar shqipe në dritën e dokumenteve të fundit. Duhet tu tregoi se, mbishkrimet e Apolonisë nuk janë greke por shqiptare, sipas studiuesit Asqeri Boçi, etj.. Që të rishkruhet historia e Shqipërisë duhen marrë në konsideratë zbulimet e disa autorëve shqiptar dhe të huaj, duke nisur nga epoka e agimit njerëzor e deri në ditët e sotme. Duhet marrë në konsideratë Atlantida dhe ç’ lidhje kishte ajo me pellazgët? Duhet marrë në konsideratë zbulimi i piramidave në Bosnje, ku zbuluesit thonë se ato janë ndërtuar nga Ilirët 23 mijë vjet më parë. Duhet marrë në konsideratë zbulimi i Prof. Xhuzepe Katapanos (Thoti fliste shqip) dhe studimi i tij mbi alfabetin fonetik egjiptian, piramidat e Fara-Onëve dhe gjuha që flitej në Egjiptin e lashtë. Duhet marrë në konsideratë Hititët dhe gjuha e tyre. Duhet marrë në konsideratë vjetërsia e gjuhës së folur dhe shkruar pellazgo-iliro-shqiptare. Duhet marrë në konsideratë mitologjia pellazgo-ilire e deformuar, falsifikuar dhe grabitur nga grekët. Duhet marrë në konsideratë Lufta e Trojës dhe çlidhje kishin të parët tanë me atë luftë. Ku ishin grekët gjatë kësaj lufte. Duhet marrë në konsideratë Iliada dhe Odisea e Homerit. Duhet marrë në konsideratë Eneida e Virgjilit, udhëtimi 7-vjeçar i princit trojan Enea drejtë Lacios dhe themelimi i Romës (Trojës së re) Duhet marrë në konsideratë studimi i Nermin Vlora Falaskit “Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët) studimi i mbishkrimeve etruske mbi sarkofagët e  lashtë në muzeumet e Firences etj.. Duhet marrë në konsideratë libri “Ilirët” i studiuesit italian Enco Gati.

Duhet hulumtuar mbi librin “Athina e Zezë” e autorit Martin Bernal, (Rrënjët afro-aziatike të qytetërimit klasik, Fabrikimi i Greqisë Antike 1785-1985) Duhet marrë në konsideratë origjina shqiptare e Aleksandrit të Madh dhe pushtimi i botës prej tij. Duhet kontaktuar me banorët (hundëzak) të maleve midis Pakistanit, Indisë, Kinës dhe Taxhikistanit. Duhet marrë parasysh vepra e studiuesit arvanitas Aristidh Kola. Duhen marrë parasysh, përveç  autorëve, historianëve dhe arkeologëve të njohur të lashtësisë, edhe studimet e autorëve bashkëkohor shqiptar dhe të huaj, si: Zakaria Majani, Xhuzepe Katapano, Dhimitër Pilika, Elena Kocaqi, Luftulla& Liljana Peza, Asqeri Boçi, Prifti, Muho, Shuke, Musaj, etj.. Nëse studiuesit tanë nuk do të marrin në konsideratë zbulimet e fundit mbi vjetërsinë e gjuhës dhe racës tonë pellazgo-ilire mbështetur në arkivat e vjetra të botës, atëherë nuk mund të rishkruhet Historia e Shqipërisë. Po sjell një shembull konkret. Një emigrant shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Itali, vjen një ditë gushti në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të qytetit të Vlorës dhe kërkon Historinë e Shqipërisë në gjuhën italiane apo angleze. Natyrisht që nuk e kishim. E pyes se përse e do dhe ai më përgjigjet: “Ma kërkon një biznesmen italian rreth të 50-tave, i cili frekuenton gjithmonë picerinë ku unë punoi. Ai erdhi një ditë dhe më tha: “Ore Eno, e di ti që ne italianët e kemi origjinën nga ju shqiptarët? Mbeta i çuditur dhe nuk dija ç’t’i thosha. Ai mu lut që kur të kthehesha me pushime në Vlorë të kërkoja Historinë e Shqipërisë në gjuhën italisht ose anglisht”, përfundoi Enea nga Vlora. Edhe sikur ta kishim, ja ktheva unë, të jesh i sigurt se këto që kërkon italiani nuk do të ishin aty. Nuk do të ishin se shkenca shqiptare tregohet inferiore ndaj të huajve dhe ka frikë të ngrejë zërin mbështetur në fakte dhe dokumente. Kjo për shkak se studimet e tyre kanë qenë të përcipta nënë presionin e regjimit komunist, që nuk kishte qejf të përballej me disa të vërteta thelbësore të origjinës së vjetër të shqiptarëve, të cilat fqinjët tanë i kanë bërë të tyret mbrojtur nga një nacionalizëm heretik, që nuk lejon të tjerët të pretendojnë të vërtetat që u takojnë. Shqiptarët e kohëve moderne nuk mund të lejojmë më që fqinjët tu grabisin mitologjinë dhe historinë e tyre të lashtë, dhe këtë histori dhe mitologji t’ia shesin botës si të tyren. Prandaj rishkrimi i Historisë së Shqipërisë duhet të guxoi të thotë të vërtetat që brezat e kaluar nuk i kanë ditur, ose i kanë ditur si histori dhe mitologji të fqinjëve. Rishkrimi i Historisë së Shqipërisë duhet të kaloi nga arkivat më të njohura të botës, mesdhetare, europiane e botërore, pa u nxituar dhe duke përfshirë në grupet e punës studiuesit më në zë të historisë, arkeologjisë dhe gjuhësisë, në akademi dhe universitete, në bibliotekat e vendit dhe arkivat e botës. Pa ndërtuar shtratin e origjinës tonë të lashtë mbi bazat e studimeve të fundit, ne nuk mund të ndërtojmë dot.