Çlirim Hoxha/ Folu shqiptarëve në gjuhën e tyre hirësia juaj Janullatos

597
Mbeta vërtetë i çuditur tek po ndiqja lajmet në televizionet kombëtare, të cilat transmetonin pamjet e festimit të Pashkëve Ortodokse në Katedralen e Tiranës. Jo për ndonjë anomali në mënyrën e organizimit, por për gjuhën që u përdorë atje nga Kryemeshari Anastas Janullatos, i cili kërkon t’u mbush mendjen shqiptarëve dhe t’u bëjë qejfin grekëve se gjuha greke është gjuha e perëndive të Olympit. Hirësia në fjalë ka 23 vjet që sillet rrotull në dilemën se gjuha me të cilën ai mund t’iu flas ortodoksëve shqiptar është gjuha greke, çka tregon se në mentalitetin e këtij kleriku të lartë qëndron e patundur ideja se ortodoksit shqiptar janë grek dhe si të tillë me ta duhet sjellë si grek edhe përmes gjuhës?! A thua se Kryepeshkopi i nderuar nuk e di gjuhën shqipe? Kjo nuk më bind sepse në 23 vjet të qëndrimit të tij në krye të kishës ortodokse shqiptare, ai e ka mësuar këtë gjuhë të perëndive. Madje ai e di mirë se edhe greqishtja e sotme është një shqipe e koklavitur, pa llogaritur greqishten e vjetër e cila nuk është gjë tjetër veçse gjuha pellazgo-ilire, dokumentuar kjo në disa simpoziume ndërkombëtare. Atëherë përse Hirësia e tij Janullatos e drejtoi meshën e Pashkëve në gjuhën greke, duke bërë të paditurin e gjuhës shqipe dhe duke ftuar aty një përkthyes?! Kjo është mese e qartë. Hirësia e tij kërkon t’u mbush mendjen ortodoksëve shqiptar se Zoti paska folur në gjuhën greke kur ka krijuar botën edhe kur biri i tij Jezu Krishti u ringjall dhe u ngjit lartë në qiell?! Por jo vetëm kaq, hirësia e tij kërkon të bind qarqet fetare nacionaliste në Greqi se ai e ka situatën e ortodoksëve shqiptar nën kontroll të plotë. Njëkohësisht kërkon të bind edhe donatorët e tij se vetëm përmes gjuhës greke ai do t’i drejtoi meshat në Tiranë?! E ke gabim hirësi nëse mendon të tilla komplikacione. Shqiptarët u pushtuar për rreth 1000 vjet nga Perandoria Romake dhe nuk e humbën gjuhën e tyre. Shqiptarët e pushtuar për 500 vjet nga Perandoria Osmane dhe nuk e humbën gjuhën e tyre. Ndryshe ndodhi me popujt e tjerë, që u pushtuar nga fuqitë e kohës, të cilët u detyruan të humbnin gjuhën amtare dhe të flisnin gjuhën e pushtuesve. Shembuj ka sa të duash, tek Brazilianët me kolonizatorët portugez, tek amerikano-jugorët me kolonizatorët spanjoll etj. As romakët, as turqit osman dhe as grekët nuk arritën dot të zhduknin gjuhën shqipe, pasi nuk mund të zhduket kollaj gjuha e zanafillës, gjuha e perëndive me të cilën Udhërrëfyesi i Pagabuar u foli njerëzve të fillimit rreth 578 mijë vjet më parë, kur mendohet se vuri këmbën në këtë planet qenia inteligjente njeri. Tu flasësh sot në shekullin e 21 besimtarëve ortodoks shqiptar në një gjuhë që nuk është e tyre, kjo përbën mëkat dhe fsheh qëllime të mbrapshta. Nëse nuk je i zoti që tu flasësh dhe tu shpjegosh ortodoksëve shqiptar ritualet e shenjta në gjuhën shqipe, lërja hirësi këtë punë delikate një tjetri Kryepeshkop, apo peshkop qoftë që flet shqip, por me të vetmin qëllim që shqiptarët të mos gjykojnë se mbajtja e meshës së gjuhën greke është e qëllimshme. Ju Hirësi i nderuar treguat të dielën e Pashkëve që nuk doni, ose nuk ua ka qejfi të komunikoni në gjuhën shqipe me besimtarët ortodoks shqiptar, çka tregon se koha e qëndrimit tuaj në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka përfunduar. U takon ortodoksëve shqiptar të kërkojnë zëvendësimin tuaj, sepse ata me siguri janë ndier të fyer kur ju kanë dëgjuar gjatë ceremonisë së meshës së pashkëve, që ju t’iu flisnit greqisht me përkthyer nga pas. Përkthimi i greqishtes suaj të nderuar në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e perëndive, siç shkruante arvanitasi i madh Aristidh Kola, është një fyerje për të gjithë besimtarët ortodoks e më gjerë. Është një fyerje kur të gjithë e dinë se ju keni 23 vjet në krye të kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë dhe nuk iu falet më që t’i drejtoni këto mesha në gjuhën greke. Ndoshta keni frikë t’i drejtoni në gjuhën shqip, në gjuhën e ortodoksëve shqiptar, pasi druheni se mos iu akuzojnë që jeni bërë më shqiptar se shqiptarët?! Një fjalë e urtë popullore thotë, “hiqe vallen sipas vendit” hirësi dhe ju nuk duhet t’ia lejoni kapacitetit tuaj intelektual, miqësisë midis të dy popujve tanë, që ta përçmoni gjuhën amtare të ortodokseve tuaj, ta sfidoni atë brenda Katedrales së Tiranës ditën e Pashkës së Madhe?! Përse duhet që ne shqiptarët, pa dallim bindjes politike e fetare, të dyshojmë për misionin tuaj kaq të gjatë hirësi. Ne i dimë meritat tuaja në ringritjen e kishës ortodokse shqiptare pas shpartallimit që i kishte bërë regjimi komunist. Por sot jemi në shekullin e XXI, kur çdo grackë, çdo tentativë për asimilim, çdo tentativë për uzurpim dhe çdo qëllim në vetvete janë të papranueshme për ne si popull dhe si komb që aspiron përparimin, paqen dhe besimin. Vërtetë u ndjeva keq kur të ndoqa në televizor Hirësi dhe kur shpëlave gojën me dy-tre fjalë shqip si fillim, dhe pastaj ligjërove në gjuhën greke shoqëruar nga tellalli. A thua se mesha e Pashkëve po mbahej në katedralen e Athinës dhe jo në atë të Tiranës? Koha e kërkon që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të jetë një shqiptar, me qëllim që të mos shohim dhe dëgjojmë më për “komplot fetar” kundër gjuhës shqipe.
Sigal