Sigal

Prof. Artan Fuga

Çarë bëjnë intelektualët? Në rrjetet sociale nuk na lënë pa kritikuar sepse presin nga ne. Dakord. Duan propozime konkrete nga ne! Çfarë bëni ju filozofët, poetët, arkitektët, gazetarët, pedagogët? Por, mos harroni se demokracia është e qytetarëve dhe e numrave, pra e masës jo e intelektualëve, as e ekspertëve. Eshtë e masës, pra e të gjithëve ne! Ja po ju themi, dilni nga facebooku, shkoni te ndërtesa e teatrit dhe firmosni peticionin kundër prishjes të ndërtesës të tij dhe shprehuni kundër që në vend të saj të ngrihen karabina prej hekuri dhe betoni. Kaq ju kërkohet! Thjesht një firmë, nuk kërkohet:

-as t’i hidheni topit te gryka si Selami,
-as të hipni mbi tanks si Vojua,
-as t’u rrëmbeni zjarrin perëndive si Prometheu,
-asgjë nga këto,
-as si Skënderbeu të mundni turqit në kështjellë. Thjesh një firmë!

Dhe pastaj shkoni shihni ndeshjet e futbollit! As këtë nuk doni ta bëni? Epo çfarë të bëjmë tjetër? Borxhit i kemi dalë! Na latë vetëm, si në rastin e ligjit për arsimin e lartë, për referendumet, për territorin, për luftën kundër kanabisit, për republikën e dytë? Do të vijë një ditë që do të jeni ju vetëm. Fillikat! Një firmë ju kërkohet. Nuk ju lutet njeri! Bëni detyrën tuaj! Ai teatër ka bërë për ju dhe për ne. Eshtë martirizuar. Asnjë firmë mos hidhni tani ju për të tani që duan ta fshijnë nga faqja e dheut ? Nuk është shqiptari kjo! Gjithsesi si të doni, si të doni! Ju e dini vetë!