Burgu për burra është, por nuk përjashtohen gratë

755
Nga Ilir Vata

Drejtësia thërret për të trembur padrejtësinë mbi shqiptarët dhe ushtima e saj është në gjoksin e çdo shqiptare në zemrën e çdo zyrtari të ndershëm, në mendjen e çdo lidershipi politik apo qeverisëse, në platformën e çdo shteti mik, apo aleat sepse padrejtësia po shkatërron kombin dhe e helmon atë me ligësi e padrejtësi. Shqiptarët janë njerëzit më të jashtëzakonshëm, ata përballen me çdo vështirësi, madje dhe kur në shekuj vriteshin të çonin fjalë, të vrisni dhe qanin bashkë, madje me uljen e shtetit e kryesisht në kohë të diktaturës që burgosja ishte e zakonet dhe për një fjalë goje, shqiptarët nxorën shprehjen inkurajuese, “burgu për burrat është”. Qindra e mijëra shqiptarë provuan burgjet e diktaturës, thjeshtë se mendonin ndryshe dhe prova e asaj masakre rron ende, pasi janë të gjallë më shumë se 2500 të burgosur politikë të regjimit komunist dhe mijëra të internuar, por ata thonë se burgu është i rëndë, vetëm njeriu e duron. Në të vërtetë, këta që priten të hyjnë në burg, nuk burgosen politikisht as se menduan ndryshe pushtetit, por se vodhën dhe shitën të mirat e qytetarëve, përdorën postin, pushtetin madje dhe krimin dhe vunë miliona pasuri të luajtshme e të paluajtshme, pra janë thjeshtë njerëz të ulët, tinëzar, hajdut, mashtrues dhe janë aq pak sa shqiptarët po t’i njohin habiten se kush i ka vjedhur?! Por si gjithmonë vjen koha e zullumit që s’mban më dhe del në shesh sa e shohin të gjithë dhe më pas fundi, drejtësia dhe i paguan të gjitha. Pikërisht kemi ardhur në pikën që nuk duron më, ku drejtësia është ajo që do vendos dhe nuk ka kthim pas, të korruptuarit do shkojnë në burg, zyrtarë të lartë, të mëdhenj, politikanë, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të lartë, drejtorë, ministra e të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme sepse provat janë të mbjella kudo me pasuritë e tyre të paligjshme dhe më e rëndësishmja, lidershipi qeverisë është betuar për drejtësi. Prandaj, shqiptarët kanë me të drejtë në shprehje inkurajuese se “burgu është për burra, por nuk përjashtohen gratë” dhe tashmë në këtë vjeshtë presim të burgosen mbretërit e pushtetit të korrupsionit në këto 27 vite, sepse drejtësia mbërriti, pavarësisht përpëlitjes së fundit të të korruptuarve.
Sigal