Bujar SHURDHI/ Zoti Meta, cilët qeveritarë e bllokojnë Rezolutën Çame?

79

Deklarata e Zotit Ilir Meta se do të punonte në të ardhmen për zgjidhjen e Çështjes Çame, pati një habi shumë të madhe në sallë, por shumë, shumë u habitën miliona shqiptarë jashtë asaj salle. Për qytetarët shqiptar që merren me politik dhe për qytetarët shqiptarët që kanë kryesore në jetën e tyre çështjen kombëtare, të dyja këto kategori e kuptuar shumë qartë se Zoti Meta filloi fushatën elektorale, por shpresojmë të jetë e kundërta …, nga deklarata e Zotit Meta  shumë u gëzuan moshatarët e krahinës martire të Çamërisë, por gëzimi i tyre nuk do të zgjasë  se atyre u është premtuar  shumë se do të shkonin me linjat e angjencive turistike  në Igumenicë të Çamërisë…, por nuk shkuan as në plazh, u është premtuar se Avokati i Çamërisë do ta zgjidhi çështjen çame dhe do të shkoni tek shtëpitë tuaja dhe secili do të ketë numër bankar…por Avokati i Çamërisë  nuk e ktheu as kokën mbrapa… u është premtuar se do ta blejmë Çamërinë, por parat po përdoren tek bastet sportive … Kurse po ta marrësh deklaratën e Zotit Meta, ashtu si u dëgjua, del shumë qartë “pse…ja”, se zoti Meta, shumë herë ka patur postin e Ministrit të Jashtëm, por asnjë copë letër nuk u zyrtarizua nga Ministria përkatëse për  çështjen çame …, kurse po ta shikosh deklaratën e Zotit Meta, tek këndvështrimi shtetëror del se Zotin Meta  dikush e pengon , ose, ai, dikushi që po bllokon çështjen çame dhe dihet dikushi…, sepse kombi shqiptar është i kufizuar me tokë dhe me popull shqiptar dhe Shqipëria nuk është më e izoluar, kurse  Zoti Berisha është Kryeministër i Shqipërisë me votat e LSI-së, por, edhe, zonja Topalli është Kryetare e Kuvendit Popullor me votat e LSI-së, por të dy këta personazhe politike e braktisën parlamentin, kur po votohej për Rezolutën e Çamërisë në vitin 2004-r . Zoti Meta u deklarua se do të punonte për zgjidhjen e çështjes çame , por edhe Zoti Edi Rama ka deklaruar  se  do të punojë për  Çështjen Çame . Sot, kur, Shqipëria anëtare NATO-së, kur qytetari shqiptar po integrohet, edhe kur presim të festojmë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, heshtja e Kryeministrit Berisha dhe heshtja e Zonjës Topalli për zgjidhjen e çështjes çame, i ngelet e drejta  të gjithë kombit shqiptar  që ta kuptoj përfundimisht se këta dy politikanë  po e bllokojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, apo zoti Meta ka filluar para kohe fushatën elektorale.