Britma ime si dhimbje qytetare

785
Prof. dr. Hektor Veshi
• U vra mësuesja… Mendmi gjysmak në shkollë
• U vra gjyqtarja… Mos jemi më prapa se pesë shekuj më parë në 
mbrojtjen e gruas?
Nxënësi Besnik Myrto, që shkurtimisht i thërrisnin Nik ose Niku, ngulte këmbë në klasë, duke i thënë mësues Martin Bitrit:
– Nuk e kuptoj dot proverbin: “Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët”. Më shumë më duket marrëzi sesa mençuri… 
Në klasë u ndez një bisedë që shpejt kaloi në debat; madje dikush edhe e shau Besnikun. I tha: 
– Nuk je aq i mënçur sa na hiqesh, pasi ky proverb tani ka marrë dhenë dhe pranohet nga të gjithë në Shqipëri.
Ishte një situatë vërtet e papritur për mësues Martinin. Fillimisht ai pyeti mjaft nxënës për të marrë vesh si e kuptonin ata përmbajtjen e këtij proverbi. Por, pas çfarëdo përgjigjesh që jepnin, dikush e kundërshtonte me forcë. Klasa dukej se ndahej në dy grupe, njeri e pranonte proverbin e tjetri nuk e pranonte. Argumenti kryesor ishte se, kafshët, sidoqoftë, nuk mund të krahasohen me njerëzit. 
-E udhës do të ishte që, sa më shumë i njoh, aq më shumë i dua njerëzit, jo kafshët. A nuk janë ata zotëruesit e botës, e, hap pas hapi, edhe të planeteve të tjera?!”- pyeti, jo pa domethënie, nxënësi Taso.
Pas kësaj pyetjeje, që bartte edhe mendimin e tij, mësues Martini e pa se nuk mund ta sqaronte dot aty për aty tërë klasën, prandaj propozoi ta vazhdonin herë tjetër këtë diskutim. U tha: 
– Që të kuptohet proverbi “Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët”, duhet jo vetëm dije, imagjinatë e debat si ky që u hap sot në klasën tonë, por edhe përvojë jetësore. Unë, edhe pse duhej ta sqaroja mirë problemin e ju të bindeshit apo edhe ta hidhnit poshtë atë proverb, mendoj ta vazhdojmë një ditë tjetër, kur mund të diskutojmë ndonjë temë mbi edukimin qytetar. Dakord?
Nxënësit e pranuan propozimin e mësues Martinit dhe dolën nga klasa gati dy nga dy, duke vazhduar diskutimin si rreth proverbit edhe rreth “zgjidhjes” që i dha debatit mësuesi në atë orë mësimi të leximit letrar.
Ora tjetër rastisi të vinte shpejt, pasi mungoi një mësues dhe klasa e Besnikut me mësues Martinin vijoi më dëndur mësimet, duke plotësuar orët që linte mësuesi që mungonte. Nxënësit prisnin plot kërshëri të dëgjonin shpjegimin e proverbit “Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët”. Dhe ai, sikur të kishte biseduar me secilin, e nisi:
– Pa dyshim, ju doni ta vijojmë bisedën mbi proverbin jo bindës për të gjithë, që thotë “Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët”. 
– Poo,- thanë njëzëri nxënësit. 
– Për të mos e zgjatur shumë, le të them në fillim se, edhe ai që e ka formuluar i pari proverbin, është bazuar mbi përvojën e vet e të të tjerëve, që, siç duket ka qenë e ngjashme, prandaj edhe e kanë pranuar. Dhe tani, ky proverb dëgjohet pothuaj kudo nëpër Shqipëri. Për ta kuptuar edhe ju, afërsisht si unë apo si formuluesi i tij i parë, dëshiroj t’ju tregoj dy ngjarje. Njëra, e para, është nga jeta e kafshëve, të cilën e kam jetuar edhe vetë dhe tjetra, e dyta, nga jeta e njerëzve, gjatë amullisë së tranzicionit, kur nuk mbisundon ligji e shteti, por marria edhe në jetën e njerëzve. A jeni dakord?
– Poo,- thanë përsëri me një gojë nxënësit.
– Ngjarja e jetuar nga unë është kjo:
Isha rreth tetë vjeç, domethënë këtu e dyzet vjet më parë. Po shkoja në shtëpi në fshat. Sapo kisha hyrë në të përpjetën e rrugicës së shtëpisë, kur, nga rruga në të djathtën time arritën një tufë lopësh. Ktheheshin nga kullota, pas i ndiqte baresha, një grua plakë. Sapo arriti në sheshin e vogël në qendër të fshatit, lopa e parë pa apo nuhati diçka, nuk di si të them, por vura re vetë si u sul me vrull drejt pemës në fund të sheshit ku atë ditë ishte therur një dem dhe mishi ishte varur atje derisa u shit. Në fakt, kasapi i pakujdesshëm e kishte lënë gjakun të thahej dhe toka e kishte thithur. As ndonjë shtresë rëre nuk kishte hedhur mbi të, që të mos shkelej nga njerëzia. Por çfarë të shihje kur iu afruan lopët atij pellgu gjaku, paksa të tharë në tokën zhurishte?! Njera pas tjetrës të dhjeta apo dymbëdhjeta bashkë me dy-tre qe, iu afruan gjakut dhe filluan të pallnin si me keqardhje të thellë uu-uh, u-u-uh, duke kruajtur e hedhur prapa dheun me thundrat e këmbëve të para. Formuan një kortezh zëtrashë e radhështrënguar mu si njerëzit kur vajtojnë para trupit të të vdekurit. Mua më dukej se me hungërrimat dhe atë gërmimin e dheut me thundra, duke shfry<<<<<<<<<<<<<<<<<Më mbeti në mendje ajo pamje e nuk e harroj për tërë jetën. Jo se nuk kisha parë ndonjë herë, kjo po e po, por edhe se nuk e shpjegoja dot përse ato kafshë të trasha, e shprehnin kaq kolektivisht keqardhjen apo dashurinë për një kafshë tjetër të llojit apo të familjes së vet, tufës së lopëve e qeve.
Sigal

Kjo ishte ngjarja e parë, e hershme, e fëmijërisë sime.Ngjarje nga jeta e kafshëve, apo jo?- tha me theks mësues Martini. Nxënësit vazhdonin të dëgjonin në qetësi të thellë. Të habitur, por ndoshta edhe pak indiferentë se ata ende nuk e dinin ku do të dilte mësuesi me rrëfenjën nga fëmijëria e vet.
Ai vazhdoi menjëherë me një ngjarje nga jeta e njerëzve, një ngjarje e hidhur e atyre ditëve, e njoftuar nga televizionet dhe e shkruar në gazeta, të cilën duhej ta dinin ose ta kishin dëgjuar edhe vetë fëmijët. 
– A kini televizor në shtëpi? 
– Po,-thanë një pjesë e nxënësve. 
– Kush nuk ka televizor, ka radio?- pyeti përsëri mësuesi. 
– Po,- thanë disa nga nxënësit. 
– A ka në klasën tonë ndonjë nxënës që nuk ka në shtëpi as televizor, as radio?
Heshtje. 
– Atëhere, ju pyes të gjithëve njëherësh: E keni dëgjuar në radio ose në televizor lajmin për vrasjen e një mësueseje diku në Shqipëri? Ishte mësuese në një shkollë zone, që u jepte mësim nxënësve vocërrakë të fillores, pra të katër klasave 
bashkë. Ishte një mësuese që ditën e kalonte me dritën e dijes në sy e në zemër, duke u përpjekur që t’ia jepte secilitnga ata, që çdonjeri të mësonte sa më shumë e më mirë, aty në fshat në fillim, pastaj më tej, e, akoma më lart nëuniversitete në Tiranë apo diku tjetër më vonë! Dhe, kush të ishte më i zoti e me sedër, kur të mbaronte shkollat, tëpunësohej diku në Shqipëri apo nëpër botë, ku të dëshironte. Ja përse kishte shkuar e vetëme ajo të punonte atje nëmalësi, si mësuese. Për të ardhmen sa më të mirë të të gjithë fëmijëve që u jepte mësim. 
Ja, siç dua e mundohem edhe unë për ju. Siç doni, ëndërroni e përpiqeni secili nga ju këtu, në klasën tonë. Apo nuk ëndërroni ju për të ardhmen tuaj? Është e vërtet që ëndërroni apo jo?- i pyeti jo pa qëllim mësuesi dhe vazhdoi. Por ëndërrat e atyrefëmijëve, përkohësisht u ndërprenë nga dora gjakatare e dikujt.
Cili qe ai? Përse veproi ashtu duke bërë një krim kundër një vajze, gruaje, mësueseje për fëmijët që projektonin me të bashkë rrugët e lumturisë?! Është e vështirë të thuhet. Unë do të doja ta dija… por nga ta di?! 
Po ju, ju të dashur nxënës, keni dëgjuar në lajmet e shumta që jepen çdo ditë si në radio edhe nëpër televizione, ta kenëgjetur fajtorin?
Heshtje.
– Po për ndonjë nismë nga prindërit e fëmijëve apo nga fëmijët vetë për ta gjetur e dënuar fajtorin, keni dëgjuar?
Përsëri heshtje.
– Me shumë keqardhje po ju them, por edhe unë nuk kam dëgjuar asgjë,- foli me theks mësues Martini. Dhe, mekeqardhje më të madhe, mendoj se edhe ky krim, krim ndaj një femre, ndaj një mësueseje, nuk i vuri në lëvizje as organet shtetërore të arsimit për ta ngritur lart zërin për mbrojtjen e gruas nga vrasjet si turp, turp i madh nëtraditën tonë, por edhe për mbrojtjen e mësueses, përçuese e vetme e dijes te fëmijët në malësi!
Këtu, mësues Martini u përlot. Nxori shaminë nga xhepi dhe u kthye mënjanë e fshiu lotët që po i rridhnin çurg në faqe. 
– Ç’keni, ç’keni zoti mësues?- pyetën me keqardhje njëherësh dy nxënës, Zaimi dhe Edlira.
Mësues Martini, mblodhi veten pas pak, dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, u tha nxënësve:
-Siç ju thashë pra, janë dy ngjarje të vërteta, njera nga jeta e kafshëve dhe tjetra nga jeta e njerëzve. 
Ju mund t’i rikujtoni e t’ua bëni vetë krahasimet. Nga krahasimi, dalin mjaft gjëra që ngjasin ose ndryshojnë, por kryesorja është: kafshët, me britmat pranë gjakut të një kafshe të llojit të vet, e ngritën zërin kolektivisht në kupë të qiellit! 
Kurse njerëzit, edhe pse u vra një vajzë, mësuesja transmetuese e dijeve te fëmijët e tyre, nuk e ngritën fare të bashkuar zërin e vet!
E lanë të regjistrohej thjesht si një nga ngjarjet e kronikës së zezë, që lexohen parapërfaqësuesve të shtypit prej zëdhënësit të policisë!
Pra, cila nga botët ju duket se është më e drejtë apo e mbron më mirë të drejtën, ajo e kafshëve apo ajo e njerëzve?- i pyeti nxënësit.
Përgjigja nuk po vinte. Mësuesi e përsëriti edhe një herë proverbin dhe pyetjen.
Edhe pse priti më gjatë, përsëri përgjigja nuk erdhi. Mësuesi, i habiti nxënësit, kur u tha:
– Ju nxënës të dashur, jeni të zgjuar, prandaj nuk po i përgjigjeni pyetjes sime. Proverbi është një formulim logjik mbi faktenga jeta jo normale, ku akoma në shoqëri nuk mbisundon rregulli, traditat dhe ligjet shtetërore. Në se vendoset ligjidhe jeta rregullohet mbi ligjet, por edhe mbi bazën e traditave, ku ruhet jo vetëm jeta e njeriut, si psh ajo e mësueses,por edhe e kafshëve, proverbi “sa më shumë i njoh njerëzit, aq më shumë i dua kafshët”, duket dhe është i papranueshëm!
Po, po, i papranueshëm! Bota e njerëzve mbetet bota më e bukur e superiore në natyrë. Bota e kafshëve, sado e bukur që të duket në çdo aspekt të saj, është më poshtë ndaj botës njerëzore… Dhe, dua t’jua them me kënaqësi se, nxënësi Besnik Myrto ka të drejtë që nuk e kupton të ashtuquajturin proverb të ri.
Por, ama, mos harroni, se të gjithë bashkë ju keni të drejtë tani dhe detyrë kur të rriteni, që të mos e pranoni atë, pasi është mendim gjysmak, siç janë gjysmake zbatimet e ligjeve, të rregullave e zakoneve në jetën e popullit tonë gjatë periudhës së tranzicionit shoqëror, politik dhe ekonomik në fillimshekullin njëzete një…
Ky skicim i një orë mësimi imagjinar është nxjerrë nga libri im, me titull “Përballë gjakmarrjes” publikuar në Tiranë më 2015, si britmë qytetare dhe ndihmë mbarë të interesuarve për ta studjuar e përhapur në shkolla e ku plaga digjte drejt përdrejt…Por…ka mbetur stok, në bibliotekën personale. 
U rikujtova pardje, në 31 gusht 2017, në drekë, kur me dhimbje ndoqa kronikën televizive mbi vrasjen makabre të gjyqtares, pranë xhamllekut në Tirane, pikërisht atje ku kisha kaluar si këmbësor jo më shumë se një orë para ngjarjes aq të hidhur, vrasjes së gjyqtares nga ish bashkëshorti me të cilin kishin lindur e mëkëmbur dy fëmije, tani të aftë t´i gjykojnë e vlerësojnë të dy si prindër dhe si njerëz… Shumë keqardhje ndjej për ta, e po aq keqardhje për shoqërinë e ligjet e kësaj kohe e i lutem secilit t´i bjerë me grusht të fortë malit të indiferentizmit që “nuk bzan!” sa e si duhet, kur në aspektin e ruajtjes së jetës së gruas, sot siç duket, është më mbrapa seç ka qenë shoqëria jonë para pesë shekujve!!!