Besim NDREGJONI/ OSBE bëhet palë me qeverinë për “dosjet” dhe mbron krimet e diktaturës!

819
Sigal

Shoqëria shqiptare ndodhet përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë. Ajo përballet me mos dënimin e ideologjisë kriminale të diktaturës. Sot maxhoranca aktuale dhe Kryeministri Edi Rama kanë filluar një ofensivë ideologjike e propagandistike ndaj antikomunistëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që përballuan me stoicizëm të paparë diktaturën më të egër e kriminale të PKSH e PPSH trashëgimtare legjitime që është Partia Socialiste të cilën e drejton Kryeministri Rama. Maxhoranca aktuale ka paraqitur në Parlament ligjin për hapjen e dosjeve. Hapja e dosjeve është një problem i gjithë shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm i një maxhorance apo një partie politike. Qeveria shqiptare në përgatitjen e këtij projektligji as që mori mundimin të takonte apo të konsultohej me ish të përndjekurit politik si grup i interesuar, ku të dëgjonte dhe të merrte mendimin e tyre, por me një shpejtësi depozitoi në parlament këtë projektligj i cili as më pak e as më shumë por vetëm merret me dhunimin e të drejtave të ish përndjekurve politike duke i paraqitur këta liridashës si bashkëpunëtore të ish sigurimit të shtetit komunist. Pra ku ky projektligj s’ka asgjë për hapjen e dosjeve, vetëm përbaltjen ndaj atyre shqiptarëve që përballuan krimin komunist dhe e rëndësishmja e qeverisë është të mos penalizohen ata që krijuan dosjet dhe që shkaktuan krime makabër ndaj të përndjekurve politikë antikomuniste. Sikur nuk mjafton lufta e klasave e maxhorancës me ish të përndjekurit politike shqiptare, dëgjuan në media se zyra e OSBE në Tiranë e përkrah këtë projekt ligj të qeverisë, diskriminues ndaj të përndjekurve politike. Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, këtë deklaratë të OSBE, që është në mbrojte të të drejtave dhe lirive te njeriut si organizatë, e që bëhet pale me pushtetin politik, maxhorancën, në mbrojte të krimeve të komunizmit, e quan të papërgjegjshme ndaj të drejtave dhe lirive të ish të përndjekurve politike shqiptare, dhe i bën me dije se ka indinjuar mijëra familje të përndjekur politikë në mbarë Shqipërinë. I kujtojmë OSBE shifrat tronditëse të krimit komunist që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës.

 Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra;

Të dënuar me burgosje politike 21.788 burra dhe 7367 gra;
Të internuar për motive politike 48.217 burra dhe 10.792 gra;

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje;
U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj;

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me kombësi jo shqiptare;
95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan;

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolik 120 veta;

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashian 83 veta;

U ekzekutuan dhe burgosën klerikë mysliman 60 veta;

U ekzekutuan dhe burgosën klerikë ortodoksë 39 veta;

U shkatërruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare;

Xhami 740;

Kisha, manastire ortodokse 608;

Kisha, manastire katolike 157;

Teqe, tyrbe 530;

4500 të pushkatuar me gjyq dhe pa gjyq, mbas 25 vitesh nuk u janë gjetur eshtrat… Në vend u ngrit një sistem burgjesh e kampesh shfarosëse: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat,Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelenë, Bulqizë, Spaç, Qaf-Bari. Të gjithë këto krime kanë dosjet e shqiptarëve të mbijetuar të diktaturës komuniste dhe sot janë ish të përndjekur politik të sistemit diktatorial. Këto dosje i kanë krijuar ish politikanët, hetues, gjyqtarë, sekretar partish, operativa sigurimi dhe administratorë të lartë të diktaturës komuniste hoxhiste. A është antikushtetuese zotërinj të OSBE që këto krime mos të dënohen moralisht dhe ligjërisht dhe tani mbas 25 vitesh sistem demokratike. A është antikushtetuese zotërinj që diktatori më i tmerrshëm mbas Luftës së Dytë Botërore Enver Hoxha, gëzon titujt e nderit si Hero i Popullit e viktimat e regjimit të tij s’kanë një varr në vendin e tyre që familjarët të ndezin një qiri e të kenë qetësinë shpirtërore. Përse qenka antikushtetues ligji i lustracionit që dënon krimin dhe penalizon kriminelin. Krimet makabre ndodhen në dosjet që duhet të hapen e të bëhen publike për shoqërinë shqiptare. Në cilin vend demokratik të botës mbrohen me kushtetutë krimet e diktaturave? Përse në Shqipëri nuk lejohet të mos dënohen krimet e komunizmit …dhe habia më e madhe është se krimet e komunizmit mbrohen nga OSBE se u shkelet kushtetuta, të drejta paskan ata që kryen krime, ne që viktimizuam duhet të heshtim për të drejtat e atyre që na viktimizuan. Lustracioni, të nderuar zotërinj të OSBE, nuk është të shkelë të drejtat dhe liritë e individit që nuk ka kryer krime por të penalizojë krimin dhe kriminelin, ideologjinë kriminale që ato të mos përsëritën. Kështu veproi Europa pas luftës dhe vendet e Europës Juglindore pas rrëzimit të murit të Berlinit, apo për ne shqiptarët duhet të veprohet ndryshe. Si ta kuptojmë deklaratën tuaj në favor të qeverisë dhe mos dënimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Apo të dënosh krimin është antikushtetues! Përse organizatat simotra tuajat e kanë pranuar ligjin e lustracionit në Çeki, Poloni, Hungari, etj. Apo ne shqiptarëve antikomunist nuk jemi si ato qytetare të Europës së mbas shembjes të murit të Berlinit.

Keni 25 vite që jetoni dhe punoni si organizatë në vendin tonë, ju shprehim falënderimet për punët e mira që keni bërë, por gjatë këtij çerekshekulli nuk pame asnjë projekt për rehabilitimin e viktimave të komunizmit dhe të mbijetuarve të diktaturës. As dhe një seminar apo pjesëmarrje në kremtimin e historive tona tragjike. Mos vallë ne shqiptarët antikomunist jemi qytetarë të dorë së dytë dhe jo qytetarë të Europës. Pushteti është mjet në demokraci; ashte qellim në diktature! Qëllimi i pushtetit ashte forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tonë, kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelit komunist, në një proces të mbështetur në drejtësi; është rikthimi i plote në liri dhe dinjitet për të gjithë, është mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve te zeza”. Një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi! Tek ne, edhe sot, mbas 25 viteve nuk është dënuar krimi komunist 45 vjeçar, me gjithë sjelljen tonë fisnike që përbuzi hakmarrjen. Ne jemi breznia që këputem zinxhirin e hakmarrjes, një fitore historike e shpirtit shqiptar.
Duhet dokumentuar dhe dënuar krimi për hir të breznive të reja, që të mos përsëritet.
Duhet hedhur dritë mbi errësirën 45 vjeçare që të mos përsëritet.
Duhet informuar breznia e re për të kaluarën tonë tragjike, që të mos përsëritet.
Kjo është një detyre primare për të gjithë, por sidomos për ne.Zotërinj të OSBE, ju sjellim në vëmendje thënien e një të burgosuri spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë”. Dhe më tepër nga ju që mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut.Bëhuni palë në dënimin e krimeve të komunizmit se kështu i shërbehet jetëve njerëzore të pafajshme shqiptare. Këtë kërkojmë dhe nga ju OSBE!

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve Politik dhe të  Përndjekurve Politik të Shqipërisë

SOM

Lustracioni, të nderuar zotërinj të OSBE, nuk është të shkelë të drejtat dhe liritë e individit që nuk ka kryer krime por të penalizojë krimin dhe kriminelin, ideologjinë kriminale që ato të mos përsëritën. Kështu veproi Europa pas luftës dhe vendet e Europës Juglindore pas rrëzimit të murit të Berlinit, apo për ne shqiptarët duhet të veprohet ndryshe. Si ta kuptojmë deklaratën tuaj në favor të qeverisë dhe mos dënimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Apo të dënosh krimin është antikushtetues! Përse organizatat simotra tuajat e kanë pranuar ligjin e lustracionit në Çeki, Poloni, Hungari, etj. Apo ne shqiptarëve antikomunist nuk jemi si ato qytetare të Europës së mbas shembjes të murit të Berlinit