Beqar Skënderi/ Të respektojmë historinë tonë

603
Ka ca kohë që ka plasur një debat nga një mbeturinë e Ballit Kombëtar, që më ngjan si ata krimbat që nuk durojnë dot dritën dhe ngrohtësinë e diellit dhe lëvizin e kërkojnë vrimë ku të futen. Balli ka kohë që mbeti bisht deri sa humbi fare, po se ku kish mbetur ndonjë mbeturinë pa shpresë dhe tha dal ta provoj njëherë, por e pa shumë mirë se çfarë përgjigje mori. Si nuk ka turp ai njeri anakronik, që nuk shesh e nuk kupton si ecën koha dhe historia ? Nuk ka zot në botë që të errësojë sado pak luftën e lavdishme NÇL, që bëri populli shqiptar. Lufta nuk u bë për kooperativë e për fermë. Armiku pushoi vendin dhe duhej çliruar, për këtë u derdh gjak lum, këtë nuk ka kush e mohon.

 Se çfarë ndodhi më vonë kjo është çështje tjetër për të cilën mund të flitet. Një analist thotë se populli u tradhtua nga të dy krahët se nga fitimtarët u vendos diktatura dhe nuk pati liri të vërtetë dhe unë pranoj argumentet ,e atij po duhet të kemi parasysh se çfarë kërkonte populli që u ngrit për veprimet politike, që u bënë më vonë nuk e kishin fajin ata që u vranë po ata që i mashtruan. Kjo luftë është njohur e vlerësuar nga fitimtarët dhe mohohet nga të humburit. Lufta në vete ish heroike dhe vetmohuse dhe nuk duhet hedhur baltë mbi të. Alimadhi, apo kushdo qoftë sot me ato që thonë dalin shumë qesharak dhe në vend që Ballit t’i gjejnë vendin e fundosin më shumë çfarë pozite është sot Balli, pothuajse i ka humbur nam e nishan me se matet autoriteti i tij në politikë dhe në masë? Cili është veprimi i tij për vendin dhe popullin? Ai ka avulluar. Alivogli, se i vogël është nga gjykimi është edhe kontradiktor me veten e tij se flet për unitet e mbjell përçarje .

Lind pyetja “Kush duhet ta mbyll gojën”? Ai që është i nderuar apo ai që është i turpëruar? Lufta dhe ata që ranë janë të shenjtë dhe duhet t’i kujtojmë, t’i nderojmë dhe të mos i harrojmë. Historia dhe uniteti nuk bëhen me mllefe e me të shara, po me fakte historike dhe secili të mbajë ato që ka dhe të gjithë së bashku të shikojmë përpara e të ndërtojmë Shqipërinë se kemi 26 vjet që po i nxjerrim rrënjën dhe bëjmë në vend numëro. Ta pushojë vrerin Alimadhi,Uran Aliçka,Ypi e të tjerë se asgjë nuk po bëjnë për vendin vetëm se kakarijnë dhe u zjenë në gjak një urrejtje për çdo gjë. Nuk mund të hedhësh baltë mbi Kristo Frashërin, Dritëro Agollin që janë emblemë për vendin e popullin. Cila është rruga dhe mënyra e vendosjes së unitetit, ai nuk e jep se nuk e lë mllefi,vreri. Gjeneratat e sotme dhe të ardhme duanë paqe, harmoni, mbarsi, nuk janë fajtorë dhe nuk ka pse të mbanë gjynahe mbi supe. Ne duhet të mbajmë të gjallë kulmet e historisë tonë të lavdishme. Të mbrojmë Skënderbeun që duan ta nëpërkëmbin sharlatanët. Të ecim në rrugën e rilindasve që në sajë të luftës që bën ata po gëzojmë sot Shqipërinë. Të ngremë lart burrin e shtetit, Ismail Qemali që na shpëtoi nga sundimi shekullor dhe u preu oreksin fqinjëve lakmitare karshi vendit tonë .Të mburremi me Luftën Çlirimtare dhe të duam e të respektojmë atë gjak që u derdh. 
Sigal