Bejdo Malo: Mos na fyej…..

1049
Sigal

Edhe këtë herë nuk heshte. Të paktën të mos kishe folur, as komentuar. Sa e trishtë, Edith Harxhi! S’ke të drejtë të flasësh në emër të ne protestuesve të PD-së. Jam njëri prej tyre, por dhe një qytetar që për bindjen time politike kurrë s’kam pasur dhe kurrë s’do të kem kontratë me llojin tuaj. E kemi me PD-në. Shpotia që përdore ti për protestën e 26 majit 2018 nga opozita e bashkuar është më fyese se ajo e nomenklaturës së kuqe komuniste të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Çfarë të mundon? Na lër ne, 450 mijë votuesve të PD-së në ditën më të zezë të votimeve në Shqipëri të bëjmë çdo përpjekje kundër kësaj diktature. Ke gati një vit që mbete nëpër studio duke folur në emër të atyre me të cilët ti s’ke lidhje fare, shfryn, shpërthen me histeri sikur pasi të dalësh ti nga studio e TV dhe jashtë të presin 10 mijë simpatizantë të PD dhe të shpien në krahë në shtëpi. Flet në emër të Sali Berishës, flet në emër të kujtdo me gjuhën e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. S’ke një mik apo mikeshë që të të thotë, se e ke gabim? S’je e sinqertë në ato që thua. As vetes s’i beson. Edhe si proamerikane s’të besojmë, se mjafton të kthehemi mbrapa tek emërimi që deshi të të bëjë PD-ja për në ShBA. Sa keq! Mirë Jozefina Topalli, Astrit Patozi edhe mund të kenë ndonjë të drejtë, po ti moj ç’ke? Çke moj zonjë, ç’ke?! E shkon deri në sarkazëm në nënqeshje të asaj që bëjnë demokratët e vërtetë. Po ti do t’i iluminosh ata?! E dinë mirë se ç’bëjnë. PD dhe lidershipi saj kanë pesë vjet që luftojnë për të çrrënjosur krimin në Shqipëri. Ka filluar që ditën e parë të pushtetit të nomenklaturës së kuqe me Gramos Ruçin dhe Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën me deputetë të inkriminuar dhe ende s’po ia gjen fundin me Sajmir Tahirin dhe Xhafën që i lutet çdo ditë Ramës që të mos e heqë si ministër. Vrapo Edith nga liqeni, është më mirë për ty, se sa të vraposh nëpër televizione dhe të na fyesh duke i shërbyer së fundi Fatmir Xhafës që s’e shpjegojmë pse. Ka një kufi deri ku shkon fyerja. Ti ose je diplomate ose…..