Bejdo Malo: Mërgata e qyqeve të PD

1527
Çdo të ndodhë me PD?…po të dëgjosh Jozefina Topallin gjëma…po të dëgjosh Arstit Patozin hataja….po të dëgjosh Majlinda Bregun shkrirja……këtij kori i janë bashkuar dhe një 30 të tjerë. Papritur është shfaqur Selami. Pas një mungese të gjatë ai shtruar butë me aksent amerikan ka dalë përballë rivalit te tij Lulëzim Basha. Mërgata e qyqeve e akuzon se është kandidati i Bashës. Edhe mund të jetë. Ç’të keqe ka që në PD të ndodhë një gjest xhentëlmenësh që ndodh gjithmonë në SHBA që në fund të garës ai te jetë sekretar i përgjithshëm i PD. Nëse do të rrinte në Tiranë do t’i bënte shumë mirë PD. Nëse do vepronte si këta katër vjet, më mirë të mos e hedhë këtë hap. Po do të thoni ju, janë të shumtë ata kundër Bashës. E vërtetë. Dhe një pjesë kanë të drejtë. Kam pasur fatin që t’i kem përballë në ekran dhe jashtë tij. Janë aset i PD-së; Kreshnik Çollaku, Dritan Shano, Arben Skënderi, Jamarber Malltezi dhe nja 50 të tjerë që vërtet janë intelektualë dhe PD-istë me adrenalinë. Këta PD-stët me adrenalinë janë problemi Bashës apo i Selamit? Si do vejë punë e tyre? Përgjegjësi e madhe. Udhëkryq për PD-në. Po grupi Jozefinës? Me që të gjitha ata që mbështesin Bashën i neverit na ka lënë vërtet pa fjalë e koment. Lëreni t’i dalë vreri. E ka vuajtur rëndë mospërfshirjen në lista ,sa e kishin kthyer në manekin ata të News 24 tek “Të Paekspozuarit”. Ishte shfytyruar. Doje pesë minuta ta njihje që ishte ajo. Po grupi Patozit? A, këtu ndalo. Ai është grup i konsoliduar. Kishte dikur në krye Olldashin dhe ishin realë….Nëse Basha me grupin e tij ishin paraditja e Berishës, ata ishin pasditja e tij. Dhe s’është çudi të jenë prapë. Po Basha? Herë i sinqertë, herë naiv, herë pa përvojë, por çdo ditë duke fituar terren. Tani ai PD-në e ka defakto mbi shpatulla. Nga 103 mijë anëtarët e të regjistruar të PD-së ai duhet të marrë mbi 50 për qind. Procesi është i qartë. Një anëtar një votë. Do jenë pesë komisionerë për çdo degë të PD-së dhe dy përfaqësues të Selamit dhe Bashës. Në rreth 80 degë të PD-së. Çudia është se Bashës i rrëshqitën ca gjëra organizative. Ka degë të PD-së Finiqi, Dyrmishi, Dropulli. Ka fshat e qytet Durrësi. Ka anomali plot. Por me që u vendos me këtë organizim të shkohet në 21 korrik, atëherë le ta shijojë. “PD-ja pas kryetarit, thotë Myslym Murrizi duhet urgjentisht të bëjë organizmin e degëve me 61 degë dhe të rizgjedhë kryetarët me një anëtar një votë!” Halle pa fund tek PD-ja….Berisha si Tek filmi i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Kur roja besnike e Perandorit të Persisë i doli para dhe i tha që, ja kjo është shpata që vrau perandorin. Aleksandri shtangu. I mori shpatën dhe duke e shoqëruar me fjalët “Perandorin e vret një perandor” ia nguli thellë në zemër. Çdo ndodhë?! PD-ja s’ka kallur brenda xhanazenë, që janë zgjedhjet e 25 qershorit, por i duhet të vrapojë. Qysh t’ia bëjë?! Ylli Rakipi thotë: “ Dorëheqje duhet të japë Berisha njëherë”. Ka të drejtë. I njeh shumë mirë të gjitha palët, deri në molekulë. Po këta këshillën e mirë të tij e marrin për sulm. Ndaj, Ylli rri urtë! Beteja sapo ka filluar. Kush e komandon PD? Kush i lëviz gjerat? Herë më ngjan si një kukull franceze….me fije që komandohen nga tavani. Në SHBA pranohet si këshillë e vlefshme për republikanët vetëm nga ata që kanë votuar atë. Po këtu?! Ha o Muço pi o Muço! Vetëm një gjë dihet me siguri. PD-ja ka filluar të ecë ndryshe.
Sigal