Bashkëqeverisja me qytetarët

Arsinoi Zengo Kallco

Një ide e hedhur që para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, por e konkretizuar pas zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama është ajo e bashkëqeverisjes me qytetarët. Filloi me dëgjesat publike që shumë shpejt u kthyen në një program për qeverinë. Aty u evidentuan të gjitha hallkat jofunksionale të pushtetit. Në këto dëgjesa u denoncuan të gjithë ata drejtorë që kishin bërë kurban vartësit e tyre për të shpëtuar karriget. Në këto dëgjesa u denoncuan me qindra raste të abuzimit në zyrat e shtetit. U evidentuan shumë e shumë institucione që me të vërtetë kishin sorollatur qytetarët pa iu zgjidhur problemet. Në këto dëgjesa iu bë një radiografi e plotë tërë qeverisjes katër vjeçare. Ju bë një transparencë e hapur dhe kurajoze të gjithë drejtorive dhe agjencive nën shërbim të qytetarëve. Asnjëherë më parë nuk ishte bërë një gjë e tillë. Rezultati ishte shumë domethënës. U evidentuan mbi 40 dëgjesa dhe dolën mbi 60 pika shumë të rëndësishme. Këto konstatime u bënë nga programi i qeverisë Rama. Një përgjegjësi e drejtpërdrejtë me emra konkretë me autorë dhe duke evidentuar probleme konkrete. U vu gishti mbi plagë dhe u hartuan objektiva dhe detyra konkrete. Këto dëgjesa u bënë dhe shkaku që shumë njerëz të vihen para përgjegjësisë. Nën fillim nuk u kuptua qartë nga tërë opinioni, por kur u panë rezultatet konkrete atëherë të gjithë ndryshuan mendim. Dëgjesat u konsideruan të domosdoshme. Ndihmuan në strukturën e re të qeverisjes. Por, ky ishte vetëm fillimi. Pas konstituimit të qeverisë erdhi radha e bashkëqeverisjes me qytetarët. Skeptikët e anatemuan në fillim. Por, shumë shpejt ata po pajtohen me këtë lloj qeverisjeje. Sepse problemi i tyre bëhet prezent dhe zgjidhet shumë shpejt. Bashkëqeverisja është shtrirë kudo. Që nga instancat më të larta të shtetit deri tek qytetarët e zakonshëm. Të gjithë janë përfshirë në bashkëqeverisjen me qytetarët, që nga ministrat, që nga institucionet, që nga deputetët, nga drejtuesit e rëndësishëm në dikastere dhe bazë. Një ide që mban transparente punën e tërë administratës shtetërore. Hyj tek ata socialistë që mendojnë se puna e cilido njeriu që punon në administratë duhet të bëhet pjesë e bashkëqeverisjes me qytetarët. Kjo për shkakun se shumë drejtues fshehin identitetin e tyre duke hedhur gurin e duke fshehur njëkohësisht dhe dorën. Transparente çdo gjë me qytetarët. Një llogaridhënie që e kanë anashkaluar me qëllim. Ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje. Ka shumë gjëra që duhen riparuar. Ka shumë punë që duhet t’i nënshtrohen transparencës. Por, njëkohësisht duhet të merren parasysh dhe ankesat e atyre që janë punonjës të thjeshtë të administratës. Shumë herë dëgjohen drejtuesit dhe ata vendosin fatin e tyre dhe kur nuk kanë të drejtë. Bashkëqeverisje do të thotë shtrirje e saj në çdo hallkë qeverisëse. Qytetari është mbreti. Ai është fituesi. Ai duhet që të dëgjohet. Atij duhet krijuar mundësia që ta shprehë çfarë e shqetëson. Të denoncojë çdo abuzim me pushtetin. Bashkëqeverisja sapo ka filluar. Duhet shumë kohë që ajo të shtrihet kudo. Që të kthehet në normë. Rama dhe qeveria e tij e kanë kuptuar shumë mirë rolin e saj.