Basha takon zyrtarë të ambasadës amerikane, ja çfarë biseduam

773
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë i ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri. Disa zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë u takuan edhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në një nga restorantet e njohura në Tiranë, ku ka biseduar disa çështje të nxehta, si protesta e 16 shkurtit, qëndrimi i PD për ndarjen e Kosovës me Serbinë dhe reformën zgjedhore. Për takimin në fjalë, As Basha dhe as ambasada e SHBA, e drejtuar nga e ngarkuara me punë, në mungesë të emërimit të ambasadorit të ri, nuk kanë dhënë detaje për takimin 3 orësh. Ndërkohë një muaj pasi ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së trokitën në zyrën e tij dhe i kërkuan miratimin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje publikisht diplomatëve Soreca dhe Borschard. Lulzim Basha: “Më thonë “mirato Kodin Elektoral”. I them, miq të dashur, ua kam thënë dhe anglisht, po ua përsëris edhe në shqip, ç’punë keni me Kodin? Po të zbatohet Kodi Elektoral siç është dhe Kodi Penal siç është sot, Edi Rama dhe njerëzit e tij do të ishin para drejtësisë dhe pas hekurave. Nuk është punë kodi dhe letrash, por është çështje zbatimi të ligjit. Ligji nuk zbatohet, se prokuroria është mall i Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri.