Basha ndjesë të përndjekurve, koha për korrigjim, përfaqësim në parlament

596
Ilir Vata, Kryetari i PDM-së

Politika me të përndjekurit ka qenë diskriminuese nga politika pasi për 27 vite janë parë si një shtresë për t’u vjelë votat dhe jo për të integruar dhe fakti se deri më sot ata kanë përfituar vetëm 1/5 e asaj që ju takon me ligj tregon qartë lojën nihiliste që është bërë me ta nga politika. Askush më parë nga PD nuk kish kërkuar falje ndonëse ndërgjegjja ishte e dëlirë se për të përndjekurit është bërë shumë pak, por dikush mendoj të bënte atë që askush se kishte bërë, ndjesë të përndjekurve tha lideri i opozitës. Në këtë frymë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një muaj më parë nga Çadra e Lirisë iu drejtua të përndjekurve me një ndjesë në emër të partisë që drejton shtresë së ish-të përndjekurve politike dhe pasardhësve të tyre. Ajo çfarë tha Basha është shprehur, se nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për paketat e dëmshpërblimit financiar të cilat duhet të kishin qenë të përmbyllura sot për të gjithë të përndjekurit dhe është një turp i madh që nuk janë përmbyllur dhe ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe i kemi lënë dorë sharlatanëve, persekutorëve dhe bijve të persekutorëve të flasin dhe të bëjnë akoma propagandë me këtë çështje. “Ky është padyshim një mëkat, një gabim dhe një faj i PD, i cili do të ndreqet menjëherë. Kemi bërë shumë por nuk ka vend për justifikime por për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre. Kanë garancinë e PD dhe timen si kryetar i saj se ne do të përmbyllim kalvarin 27 vjeçar, do t’i japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit të historisë, do zbatojmë standardet më të forta evropiane për të vënë dinjitetin e të përndjekurve, nderin e shoqërisë së lirë në vendin që i takon duke u kujdesur që asgjë të mos harrohet dhe persekutorët në mos ligjërisht, të paktën në histori të marrin atë që meritojnë. Kjo punë nuk kryhet me një film dhe as me dy filma”, ka thënë Basha. Por mbi këtë tablo të realitetit politik të përndjekurit kanë një platformë të detajuar për integrimin e tyre: Vetë gjendja e të përndjekurve sot tregon seriozitetin e këtij institucioni, pasi nga ajo çfarë u takonte me ligj të përndjekurve, kanë marrë vetëm 1/5 e ligjshme dhe ende pas 27 vitesh përpëlitje vazhdon, bashkë me “ngrehinën” që gjasme u shërben të përndjekurve. Dëmshpërblimi i viteve të burgut të burgosurit që janë gjallë dhe numri përllogaritet të jenë 2400 të burgosur, 2/3 kanë marrë këstin e shtatë ku dy këste janë marrë nga qeveria e demokratëve dhe 5 këste nga qeveria e fundit socialiste dhe nga këta janë më shumë se 600 të burgosur politikë që nuk kanë marrë asnjë lekë, sepse janë në kategorinë e quajtura dosje të vonuara dhe pritet ende që kjo pjesë të nisë të marrë këstin e parë?!Trashëgimtarët e të burgosurve dhe të të ekzekutuarve nga diktatura komuniste kanë marrë një këst dëmshpërblim nga qeveria demokratike dhe këstin e dytë me pak se 1/3 me qeverinë socialiste dhe dëmshpërblimi vazhdon?! Statusi i të burgosurve politikë i titulluar i tillë nga ana juridike nuk ka asnjë vlerë, mbetet pa asnjë akses në jetë sociale pasi nuk përfitojnë asgjë, qoftë pension apo benefite që ia delegon ligji, krahasuar me statusin e ushtarakëve në kohë të diktaturës që kanë të gjitha privilegjet të garantuar me ligj. Dëmshpërblimi u caktua si ditë burgu 17.5 dollarë ndërsa me ligj u takonte 50 mijë lekë dita e burgut, aq sa e morën persekutorët dhe eksponentët e diktaturës kur morën pafajësinë, ndërsa puna e papaguar nuk është llogaritur fare, pra është hequr nga e drejta e përfitimit, ndonëse ju takon me ligj, pasi jo vetë kanë punuar si skllevër të detyruar nga kamxhiku i xhelatit, por kanë ndërtuar 36 vepra të mëdha sociale që i shërbenin ekonomisë së vendit. Puna në minierë nuk u njihet fare për pension, ndonëse kanë punuar si minatorë me punë të detyruar dhe nuk marrin asnjë gjë, madje as nuk kanë ndërmend që ta trajtojnë si çështje, ku janë të paktën 1400 të burgosur që janë gjallë dhe kanë punuar sa minatorët e lirë mbi 13 vite në minierë dhe nuk përfitojnë asgjë, madje dita e burgut në minierë duhet të llogarite 2 ditë për të burgosurit politikë, apo sipas ligjit penal 1.5 ditë dita e burgut duke mundësuar që kjo kategori të trajtohet me pension miniere. Nuk bëhet fjalë për qendra post-traumë për t’u trajtuar në radhë të parë ata që dolën nga burgu me statusin A1 dhe të gjithë ata që kaluan hetuesinë, torturat dhe burgjet, që vuajnë nga kjo pasoja. Nuk bëhet fjalë më për bursa për fëmijët e të përndjekurve politik, dhe asnjë zë për bursa jashtë vendit sepse ata janë privilegj i fëmijëve të pushtetarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë si në diktaturë. Nuk bëhet falë më për strehimin e kësaj kategori ku janë qindra të burgosur pa shtëpi dhe qindra familje që banojnë ende në barakat e internimit apo jashtë fare. Nuk bëhet fjalë për punësimi e të përndjekurve sepse politika ata i llogaritë vetëm si votues dhe jo si qytetarë që dolën nga diktatura gjitha vraga e vuajtje dhe sot edhe të rinjtë që ishin dhe u shkolluan po dalin në pension pa punuar asnjë ditë në shtet, se hakmarrja vazhdon si më parë. Dokumunistizmi, proces që nuk ka nisur fare, por më shumë bëhet demagogji duke arnuar sa në një cep në tjetrin, pra një procesi i pa nisur që sjellë pasoja të mëdha për vetë të përndjekurit dhe shoqërinë shqiptare, pasi diktatura ka shfaqur simptomat e saj në të gjithë jetë social-politike të vendit dhe shpesh herë edhe agresive sa nuk kanë munguar eksponent e diktaturës dhe vetë diktatori të ekspozohen në hapësira publike. Ende diktatori është hero kombëtar dhe së fundmi janë shtuar edhe 1200 eksponent të diktaturës për të plotësuar diktatorin dhe ushtrinë e tij vrastare në një kornizim të vlerësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për 7200 të ekzekutuarit nga diktatura nga sigurimi i shtetit, tinëzisht, natën e në fshehtësi dhe sot ata dergjen honeve të Shqipërisë, në skutat më të errëta, të kampeve dhe burgjeve të internimit dhe sot të afërmit e tyre nuk kanë mundësi të hedhin lule apo të ndalojnë vajin e nisur dekada më parë. Kampet dhe burgjet e diktaturës janë drejt rrënimit me qëllim që të zhdukin krimet e diktaturës, duke na e paraqitur regjimin komunist me dy standarde, madje jo aq të keq, kur në të vërtetë ka shënuar 143 mijë vite burg dhe internim dhe asnjë s’është dënuar ndonëse ligjin në pozitë është aktiv dhe në fuqi. Ende nuk ka një hetim për krimet e diktaturës ndonëse Kodi Penal në Pjesën e Posaçme, kreu I, ku flet për krimet kundër njerëzimit, pikërisht, Neni 73, Genocidi (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) citon se: “Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.Dhe në Nenin 74, Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 8; ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 13) ku citon se: “Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.Ndërsa në vijim, neni 75, Krimet e luftës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79), “Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.E të gjithë këtij cikli i vjen në ndihmë pikërisht neni, Neni 67, “Mos parashkrimi i ndjekjes penale, ku thuhet se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”.Instituti i të Përndjekurve Politikë në këto vite është bërë edhe më pak i fuqishëm, sepse varësia, zbret nga Këshilli i Ministrave dhe bie në vartësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duke e bërë rolin e këtij instituti edhe më të vogël përballë kërkesave të mëdha të shtresë së të përndjekurve politikë. PDM ka kërkuar prej kohësh që institutet e të përndjekurve të jenë në rolin e një ministrie të vogël për të qenë vendimmarrëse në hartimin e projekteve të reja, të njësuara me vendet e tjera evropiane që kaluan diktatura të ngjashme dhe praktikat janë të gjera për të kuruar të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen, pajtimin kombëtar arrihet duke mundësuar jo vetëm integrimin e të përndjekurve politikë, por të një shtrese të martirizuar nga regjimi komunist, pasi gama është dhe më e gjerë se aq, sepse janë dhe ish- pronarët. Nuk është ende vonë për të ndërtuar një institucion që t’iu shërbejë të përndjekurve dhe jo partive, pasi tingëllon turpshëm, ideimi i një slogani që i ndante në të përndjekur socialist dhe demokratë, praktikë e cila duhet të marrë fund, sepse të vuash pa bërë asgjë, sepse shqiptarët menduan ndryshe nga diktaturë është një krim që duhet ndëshkuar me ligje dhe kuruar pasojat që la regjimi komunist dhe jo t’i përdorësh ata si viktima të kohës moderne dhe që është sjellja edhe më e turpshmja politikisht. Koha kur PD kërkoi ndjesë është një fillim i ri për të përndjekurit sepse fundaja, të ndëshkuarit e diktaturës mbeten thelbi i politikës së djathtë dhe tashmë, Basha ka një projekt të qartë për të përndjekurit, mbase për herë të parë mund të ketë edhe përfaqësues në parlament në emër të tyre, por dhe nëse jo një tjetër dimension marrëdhëniesh kanë lindur në shërbim të një shtrese të martirizuar nga diktatura. 
Sigal