Bardhyl Berberi:Shkrimtari serb me një libër: Ai tregon si mund të “ shkatërroni shqiptarët”

723
Sigal

Kam pasur rastin ta njoh para tre vjetësh në një panair Ballkanik në Manastir shkrimtarin nacionalist serb 50 vjeçar Dejan Luçiç. Ai në panairin e librit kishte sjellë disa libra me temë spiunazhi, teori konspiracionesh dhe komplote ndërkombëtare, thëniet e mësipërme më shumë se konspiracion, bien erë ngjarje e zhvillime të ndodhura rregullisht në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në rajon. Dejan Luçiç u diplomua nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, së bashku me disa emra që më pas do të ndiznin zjarrin ne Ballkan dhe ish Jugosllavi: Është fjala për ish-kreun e shërbimit të sigurimit të shtetit Jovica Stanishiç dhe komandantin e njësive speciale Franko Simatoviç, i mbiquajtur Frenki, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës për krimet e luftës. Është fakt i njohur, shoqëria e tij me krerët e shërbimit sekret serb; lidhje këto që kanë prodhuar një seri librash që lidhen me “zbulim të sekreteve” mbi trafiqet e armëve dhe drogës në Ballkan e më gjerë. Parapëlqen tema si teoritë e konspiracionit, frank-masoneria, shoqëritë sekrete, Kisha Katolike Romake etj. Nuk ka munguar dhe një libër mbi “mafien shqiptare të UÇK-së”; por në përgjithësi, Luçiç ka oreks të veçantë për të ngjallur debate dhe përdorur gjuhën e urrejtjes, me të cilën ka stigmatizuar Vatikanin, myslimanët, hebrenjtë, kroatët, shqiptarët etj… Në fillim ka qenë anëtar i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe (SPO) të Vuk Drashkoviçit. Një krenari të veçantë shpreh për origjinën e familjes së tij, duke thënë se është një pasardhës i Jelena Markoviçit, anarkistja e famshme, e cila në 11 tetor 1882 në Kishën Katedrale në Beograd, qëlloi pa sukses mbi Mbretin Millan Obrenoviç. Me një sy të parë, deklaratat e hapura, pozat teatrale dhe qëndrimet e mëparshme të Dejan Luçiçit, tradhtojnë një prirje drejt famës në dobi të librave të tij. Nuk është e rastësishme miqësia e Luçiçit me Jovica Stanishiçin, të cilin me Shqipërinë nuk e lidh vetëm qenia shef i UDB-së në kohën e Millosheviçit, por edhe nipi i tij Damir Fazlliçit dhe aferat e këtij të fundit në Tiranë. Por, le të përqendrohemi në një kënd tjetër analize: tek libri i tij më i fundit “ Teoria e besimit “ Përtej kollajllëkut pompoz të retorikës së Luçiçit, deklaratat e tij përkthehen realisht, në ngjarje që kanë ndodhur në Shqipëri. Duke lënë mënjanë të kaluarën e largët, kundërvëniet gegë-toskë, Veri-Jug, shfrytëzimi i vrasjes së dikujt për të çuar drejtimin e ngjarjeve diku tjetër dhe akuzuar ndërkaq kundërshtarin politik, janë ngjarje dhe sekuenca ende të freskëta në Shqipëri, e padyshim edhe në Kosovë. Në një kapitull që në krye të tij ai nënvizon se Shteti shqiptar shkatërrohet lehtë? Ngjarjet kanë treguar realisht se ata shkërmoqen lehtë pasi UDB ja ka rrënjët e saja në çështjen shqiptare dhe kosovare. Ai nënvizon në libër se në nëntor 2014, një nga ish-kryeministrat e parë të vendit theu më në fund heshtjen se shkatërrimet e pasvitit 1991 u nxitën nga serbët. “…Shqipëria ishte në tranzicionin e parë. Njerëzit e pakënaqur dëmtonin … Kishte varfëri, zhgënjim nga sistemi i kaluar, kishte influencë tinëzare që i nxiste të krijonin situata të pakëndshme dhe mbrapa këtyre kuintave qëndronin agjenturat serbe … Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Ai nënvizon se UDB-ja jugosllave ishte më aktivja dhe më e informuara mbi situatën në Shqipëri. Nga dokumentet ai ka krijuar përshtypjen që UDB nuk është pa rol në ngjarjet e vitit 1990-1991 në Tiranë.“Ai nënvizon idenë se kujdestaria” e jugosllavëve në ngjarjet e 1991 –, është e vërtetë dhe ishte prezent.” Nga dokumentet e deklasifikuara deri më tani duket, se UDB-ja kishte një njohje të shkëlqyer të çështjeve shqiptare. Deri më sot janë deklasifikuar dokumente deri në vitet `90- 91, nga Luçiçi. Hedhja e këtij libri në treg në këtë periudhë kur agjenturat serbe dhe vetë Serbia po provokojnë shqiptarët e Kosovës me trenin padyshim, që janë pjesë e asaj çorbe qe po gatuajnë serbët ….me teorinë e besimit të shkrimtarit të sëmurë dhe miop, se si mund të shkatërrohet Shqipëria!