Bardhyl Berberi/ Zoti amasador Lu: Këmbana juaj bie për ata që kanë vesh

573
Zoti Donald Lu ka folur shkoqur dhe haptazi për kriminelë që bredhin rrugëve dhe për gjyqtarë dhe prekurorë të korruptuar. Kur flet kështu madje shqip ambasadori mik i SHBA këmbanat e alarmit duhet të bien mbi të gjitha strukturat e drejtësisë… Natyrshëm gjithsecili prej nesh pyet se pse të ndodhi kështu:
Në vetvete fjala ‘drejtësi’ ka një tingull të kulluar, por tek ne ka kohë që është kthyer në një këmbanë varrimi sepse paraja tek ne gjykatësin dhe prekurorin e bën memec, dëshmitarin e bën shurdh, faktin konkret e kthen në hi… Vrasësit tek ne e lenë burgun sikur të ishin grindavecë…Bëhen pazare me çekicin e gjyqtarit, të korruptuarit ngjitin shkallë në drejtësi edhe pse janë një pjesë e mirë prej tyre të bërë gjyqtarë, prokurorë apo noterq me “Kursin e Plepave” në Durrës si të ishin misër me kubikë që mbillej qëmoti dhe po të shikosh numrin e tyre që kanë depërtuar deri në shkallët më të larta të organeve të drejtësis shifrat janë tronditëse. Është ky takëm gjyqtarësh, prokurorësh apo noterësh që janë ndër më të korruptuarit të cilët e ndjejnë që ndodhen aty rastësisht nga një marrëzi e qeverisë të asaj kohe, sikur Shqipëria të kishte dalë nga lufta dhe kishte mungesë kuadri…! Paradoksi është se të korruptuarit që korrin pushtet në drejtësi betohen për pastërti me ton pompoz aq sa të hedhin syve hi të besosh se pasuritë e shumta dhe vilat ja u kanë sjellë ufot nga qielli …
Sistemi i korruptuat i drejtësisë
Na bëhen goxha titullarë me goxha pushtet dhe njerëzit habiten kur shohin mbi krye një njeri pa emër e pafytyrë pyesin nga doli ky burrac shtetin për ta pirë… Zoti Lu e tërë kjo ushtëri e të paaftëve dhe të korruptuarve ka ardhur deri këtu nga sistemi i korruptuar i drejtësisë që ka ushqyer këta llastarë vampirësh që e kanë peshuar drejtësinë vetëm nga qesja e parasë…Nga ana tjetër ka qenë heshtja e të aftëve që ka bërë që këta të depertojnë…Kanë vuajtur njerëzit e aftë dhe të ndershëm me shkollla në perëndim dhe tituj shkencorë, por drejtuesit e paaftë kanë sjellë në karrike të paaftët duke krijuar rrethin vicioz. 
Zoti ambasador. Janë 200 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen nga atdheu i tyre në Amerikë, tashmë ata besojnë tek zhgënjimi nga vendi i tyre dhe janë në kërkim të vetvetes së tyre të humbur. Një pjesë dërrmuese e atyre që kanë aplikuar për në SHBA janë me arsim të lartë, duan të lagohen nga atdheu i tyre i pistë, larg tij, të shkojnë të lajnë pjatat e një atdheu të pastër përtej kontinentit … Jeta tek ne po pëson si inflacion të cuditshëm tek të gjitha këto vite trazicioni, atdheu u zvetnua nga korrupsioni galopant, kur atdheu s`është më fat por fatkeqësi dhe gjithçka po i besohet epokës së llotove … Sepse ne shqiptarëve edhe vota na është mohuar. Duhet të votosh për një listë fantazmë të një partie dhe poshtë mëngës së xhaketës partitë të nxjerrin “asin”, deputetë të inkriminuar, që sot i kemi me kaq shumicë në parlament. Ka kohë që nuk nxirret deputeti me emër, ballë për ballë për çdo parti dhe populli të vendosi ashtu siç ndodh tek ju… Kemi një president partiak që ka fituar nga gjysma e partisë në pushtet dhe nuk zgjidhet nga populli ashtu siç ndodh tek ju dhe mendo se çfarë peshë specifike do të ketë ky president tek populli që zgjidhet nga gjysma e parlamentarëve. A mund të quhet gjysma kreu i shtetit?…E kuptoni zoti ambasador se ne nuk kemi as votën të drejtën më legjitime që duhet të ketë njeriu! Zoti ambasador, si intelektual dhe gazetar me një përvojë të gjatë mbi 30 vjeçare, jam shumë i prekur nga mesazhet tuaj duke na ngjallur një shpresë që edhe jeta jonë të marri kuptim në këtë Shqipërinë tonë hallemadhe, të besojmë tek diçka e vlefshme, të mbjellim një pemë, të rregullojmë një çezmë për t’i dhënë edhe ne jetës sonë kuptim, të mos na vijë turp nga brezat që do të vijnë…
Sigal