Bardhyl Berberi/ Turp! Danimarka e kthen stadiumin e Kopenhagenit në një burg

587
Danimarka, ku kombëtarja jonë do të zhvillojë më 4 shtator ndeshjen e kthimit, pa dashur më kujtoj Shekspirin dhe tragjedinë e tij të “ Hamletit”, ku subjekti është marrë nga ky vend nga Danimarka : “Burgu ka shumë qeli dhe bodrume dhe vrima dhe Danimarka ka nga më të ligat …Kështu klithi princi i Danimarkës, Hamleti . Kjo klithje më shërbeu si një asociacion për atë ç’ka Danimarka po bën me tifozët shqiptarë. Danimarka e ka kthyer stadiumin e Kopenhagenit më datën 4 shtator në një burg me dyer të mbyllura për shqiptarët që duan të ndjekin kombëtaren e tyre të zemrës. Dhjetra mijra shqiparë në të gjitha anët e globit, nga Amerika, Kanadja, Australia e largët dhe nga çdo cep i Europës duan të ndjekin djemtë e tyre dinjitozë , të cilët i kanë bërë krenarë. Kanë prenotuar biletat në stadium, avionë, hotele dhe papritur u thuhet nga autoritetet daneze se nuk do të futeni në stadium, do t`i kontrollojnë danezët si bagëtitë tek hyrja e stdiumit dhe ata, që kanë emër shqiptar, do t`u kyçet dera dhe do të kthehen mbrapsh, përveç 2.100 tifozëve kuq e zi të planifikuar dhe të tjerët do të kthehen mbrapsh! Hipokrizia e danezëve shkon deri atje, saqë thonë gjithë qesëndi; – Ejani se ne ju kthejmë lekët e biletave që keni prerë …E vërteta është krejt ndryshe. Danezët, meqë ne morëm tre pikshin ndaj Serbërve nga KAS, ata u trembën nga forca e kombëtares sonë. Vetë trainjeri i kombëtres daneze doli në konferencë shtypi dhe ishte me dhimbje koke se Shqipëria mori tre pikët ndaj serbisë dhe e quajti një padrejtësi. Atij i dridhej zëri dhe ishte zbardhur si ato statujat e Greqisë… Pse të ndodhi kështu? Danimarka është një anëtar i hershëm e forumeve Europiane dhe vetë Europa është ai institucion që të afron një shërbim, human civilizim dinjitoz dhe ligjor. Apo vallë ndonjë shtet i madh Europian shkel me këmbë të drejta e më të vegjëlve? Vetëdija jonë rritet, kur shohim nga përfaqësuses të Europës së Bashkuar shkelen të drejta me gjeste racial. Njeriu bëhet më i ndjeshëm ndaj kësaj Europe, sesi e ç’mbron fatin dhe lirinë e një vendi të vogël, siç është shëmbëlltyra e qeverisjes, e cila i zhgënjen së tepërmi. Dinjiteti njerëzor nëpërkëmbet. Çuditërisht, kur Danimarka futet në ato vënde, ku demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut janë të institucionalizuar nëpërkëmb njeriun e një vendi të vogël dhe ai ndihet i tradhëtuar në një shoqëri demokratike që i burgos, jo në qeli, por i burgos aty në qendër të Kopenhagenit, duke iu mbyllur stadiumin me kyç, të le jashtë tyre, edhe pse ke udhëtuar me mijëra km. I dyzuar, njeriu pyet veten e tij, se ç’është Europa: hapësirë e lirisë, apo një burg. Si ka mundësi që njerëzit e njërit shtet nuk dialogojnë me shtetin tjetër, por vendosen masa drastike. Turp, teatri njerëzor ende nuk është çliruar nga poshtërsitë. Bota ende nuk ka dalë nga burgu i së keqes … Danezët racista dhe diskriminuesë, me justifikime qesharake se gjoja nga frikë nga trazirat, se tifozët danezë vijnë të pirë në stadium! Shqiptarët kanë qënë dominues në stadiumet e Zvicrës, Norvegjisë, Italisë, ku më shumë se gjysma e stadiumeve kanë qënë shqiptarë dhe kanë qënë model. Politika e ndalimit të tifozve shqiptarë është shkelje ligji, shkelje e të drejtave të njeriut, zgjedhja e tifozëve në bazë të emrit dhe etnisë është një skandal që nuk i ka hije Europës dhe Danimarkës së civilizuar. Ky është një diskriminim dhe sjellje raciste, duke shkelur me të dyja këmbët të drejtat e njeriut.
Sigal