Bardhyl Berberi: Ti ke shumë para, por diçka të mundon…

557
Sigal

 Ti je bërë goxha i madh. Ke marrë një karrige
të rëndësishme.Ke një taborr servilësh rreth e rrotull teje që të të heqin furça
dhe bëjnë fresk bëjnë sikur të heqin nga kostumi jot “ Versaçe “ ndonjë fije nga
floku yt i lyer . Ti zotëri udhëton, zbavitesh ha pi vishesh. Më shumë qëndron
në avion, se në zyrë …Ty të shoqërojnë vajza të reja që punojnë në dikasterin
tuaj gjithë sharm të lyera dhe të ngjyera që orarin e punës e fillojnë tek
parukierja dhe më pas vijnë tek ju në zyrë me luk-un e topmodeleve … Ti i
thërret në zyrë dhe gjoja iu jep ndonjë porosi special dhe para fytyrës mban
një gazetë të shpuar me vrima të vogla dhe i vështron nëpërmjet gazetës … Ti merr
plot zarfe me euro nga tenderë dhe koncesione… Por nuk je i qetë, nuk ndjehesh
i lumtur mendon të bësh para sa më shumë para. Je gjithë ditën fodull dhe rri
tërë kohën i mërzitur kur shkon në familjen tënde ve një maskë sikur të gjitha punët
e qeverisë kanë rënë mbi ty dhe je kapitur nga punët. Bën sikur ke problem me
shëndetin dhe kë luhatje tensioni, ke patur aritmi në zemër kur familja kërkon
që një fund javë të kaloni bashkë. Por ti je babaxhan edhe pse nuk shkon atje
ku duan të shkojnë gruaja më fëmijët. Ti ua plotëson dëshirën iu mbush kuletën me
euro, madje iu sugjeron që ta ndërrojnë gardërobën dhe gjithsecili mund të blejë
sipas dëshirës Ata nisen me një nga makinat e ministrisë në Mal të Zi apo në
bregdetin kroat, ndërkohë që ti ke punë duhet të përgatitesh për në mbledhjen e
aparatit … Ke probleme me shëndetin seç ke një ngërç. Nuk të mbushet mushkëria
me ajër, seç ke një siklet që nuk e shpjegon dot. Bëhesh pishman që nuk shkove
me familjen në Malin e Zi …Vetmia të vret më shumë se plumbi diku e ke dëgjuar,
se për të lexuar libra as që bëhet fjalë.. Në vilën tënde luksoze ndihesh i
vetmuar, kot nuk thonë; njeriu gjithmonë
kërkon atë që nuk e ka
… Pse të mos shkosh në Maqedoni p.sh në Mavrovë, por
dhe në Molika nuk është keq, në mes të pyllit me lokale tepër luksoze, aty je
lag syrit të kureshtarëve llafazanë apo paparacëve … E merr me vete mikeshën
tënde …Ato fjalët që t`i ka thënë një kolegu yt, që duhet të jesh mi kujdesshëm
me mikeshat, se e pëson si Shukriu … Janë dy minuta hohooo dhe më pas tërë jeta
obobooo duhet që t’i sheh ti mbash si vathë në vesh. Ata “ Demkat “ që të rrinë
rrotull, të përgatitin fjalimet por t`i nuk di të lexosh mirë, nuk ke
intonacion, nuk di ku të vendosësh theksin logjik gjatë leximit dhe del zbuluar
që je një elifmatrak që edhe shkollën
e mesme e ke mbaruar natën, dhe shkollën e lartë në një Universitet privat, por
ka edhe më keq se kaq, ka ndonjë koleg kolegët e tu që nuk kanë mbaruar shkollë
të lartë, por e kanë marrë diplomën falso.. Rëndësi ka tesera e partisë kush po
pyet për tituj e grada. Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do të
ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke se si
të kuptosh, sepse ti nuk lexon. Ti nuk shijon një ekspozitë artesh apo një film
artistik, as që mund të bëhet fjalë për një shfaqe operistike aty ty të zë
gjumi dhe fillon dhe gërhet. Habitesh, mendohesh, dhe nuk e gjen dot, se si dhe
pse nuk je ti si ata që janë të ditur dhe të mençur. Ndodh që aty pranë vilës
tënde ngrihen vila të tjera të bukura nga emigrantë që e kanë vënë paratë në
emigracion me gjak e djersë dhe ti mërzitesh, se je smirëzi. Pëshpërit lart e
poshtë se këto vilat e tyre janë bërë me punë të pandershme, janë vënë me drogë
dhe prostitucion. Pi kafe në verandën e vilës dhe ajo të duket e të bëhet si
helm nga zilia, se vetëm ti duhet të kesh … Ti je si një gramafon i prishur që
orë e çast pret inflacion lëvdatash nga vartësit e tu Arti, Letërsia, të mirat,
të këqijat, të ëmblat, të hidhurat, të gjitha janë nëpër libra, që ti nuk i
lexon, se të duken si përrallat e fëmijëve që lexojnë në kopsht.Ti ble vota sa
herë vijnë votimet që të ruash atë të shkretë karrige dhe më pas ta mjelësh
sikur të jetë një lopë Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e
të tjerëve. Ti ke shumë para në gjithë bankat e botës por diçka të mungon se tërë
jetën nuk do të jesh i kënaqur pasi të mungon ajo, që ti je inferior edhe pse korrikja
nuk të mungon ….