Bardhyl Berberi/ Shqipëria nuk ka “këllqe” të mbajë refugjatë as për… kalim transit!

469
Njerëzit që vijnë nga zonat e luftës dhe të konfliktit na kanë ardhur shumë pranë, tek fqinjët tanë. Ata po trokasin në doganat tona dhe duan të hyjnë nëpër Shqipëri. Ata po ndihmohen nga komuniteti ndërkombëtar për ta zbutur këtë tragjedi njerëzore, le të kujtojmë edhe tragjeditë në det, ku kanë humbur jetën midis tyre dhe shumë fëmijë të vegjël. I gjithë opinion ndërkombëtar dhe ai shqiptar i ka përcjellë me dhimbje njerëzore këto skena makabre… në afërsi të zonave përreth. Problemet në botën myslimane nuk do të mbarojnë kurrë dhe ato janë problemi i atyre 56 shteteve të pavarura islamike. Problemet në Afrikë janë problemi i atyre 54 shtete të pavarura afrikane.

 Ne natyrisht do të ndihmojmë financiarisht, sipas mundësive, por ndihma duhet të jetë kryesisht ekonomike. Pse? Të zhvendosësh problemet dhe konfliktet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Evropë dhe konkretisht në Shqipëri është një çmenduri, një burie alarmi për katastrofë dhe nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare. Kur “refugjatët” “arratisen” prej Afrikës në Evropën Perëndimore, duke kaluar brenda 20 shteteve të sigurta dhe nuk kërkojnë azil, por duan të qëndrojnë atje, ku ata mendojnë se mund të jenë të qetë dhe të sigurojnë mirëqenie, kryesisht në Gjermani apo Austri. Por le të ndalemi në terrenin tonë më konkretisht. Shqiptarët kurrsesi nuk duhet të strehojnë asnjë “refugjatë” edhe sikur të jenë nga më korrektit. Realisht ne kemi problemet tona masive, që nga një ekonomi me nivel të ulët, me ekstremistët fetarë islamikë dhe ortodoksë dhe paqëndrueshmërinë e sistemit ekonomik. Ne nuk jemi të detyruar, pasi askujt nuk i kemi borxh dhe nuk jemi anëtar të BE-së, që është në shkatërrim e sipër. 

Ne do të përpiqemi për të gjetur formën adekuate, të pavarur të organizimit tonë shoqëror. Nuk është e logjikshme që ne si një komb i vogël me një territor shumë të vogël, të varfër, të copëtuar në shumë pjesë po nga kjo Evropë, pothuajse të parëndësishëm në botën e madhe, të jemi të detyruar për të “shpëtuar” refugjatët nga kontinente të tjera në kurriz të vet mirëqenies dhe sigurisë tonë. Ne nuk do të lejojmë më kolonizime dhe ndryshime demografike për t`u shndërruar në minoritet edhe në këto pak metra katror tokash që na kanë mbetur… Një arsye mund të ngrihet mbi ndjesinë e frikës dhe të pafuqisë që i mbërthen njerëzit përballë vërshimit të rreziqeve, ndërkohë kur asgjë nuk bëhet për t`i shmangur ato. Këshilli i Europës dhe SHBA duhet të shqyrtojnë shkaqet për të ndalur këtë hemorragji dramatike. Organizatat ndërkombëtare të analizojmë me kujdes proceset shoqërore që kanë shkaktuar zhgënjimin dhe ortekë njerëzish të pafajshëm duhet ta venë pikën mbi “i”, sepse shumë prej atyre që kishin besim në progres dhe shpresonin në ndryshimet thelbësore të fatit njerëzor, përpiqen të kërkojnë shpëtim në shpjegimin. Natyra njerëzore dhe njerëz të papërgjegjshëm, që prodhojnë këto drama njerëzore dhe konflikte të armatosura për të mbajtur karrigen e tyre mbytin njerëz të pafajshëm në det dhe me gjak. Natyrshëm mund të shtrohet një pyetje: Kjo që po ndodh për botën e qytetëruar është një përgjegjësi apo një dështim? Natyrisht që është një dështim, por kurrsesi nuk mund ta paguajnë dështimin e të marrëdhënieve, – kombet e vegjël dhe të varfër si puna jonë. Ne realisht nuk kemi këllqe të mbajmë refugjatë në këto momente të vështira krize që po kalojmë…
Sigal