Bardhyl Berberi: Politikanët dhe biznesmenët shqiptarë , klientë të prostitutës serbe

Rrëfen   për “Telegraf”,  ish-studentja e Beogradit, sot mbretëresha e prostitucionit ballkanik. Shqiptarët i njoh mirë  dhe  çdo fillim viti punën e nis me ta; nga Shën Naumi, Ohri dhe Mali i Zi. Qëndrimi i policisë, imailet, emrat dhe telefonatat me politikanët, deputetë, biznesmenët dhe vip-at me emër. Shqiptarët  janë më dorëlëshuar se kroatët, serbët dhe maqedonasit, kanë para të madhe dhe kanë blerë jahte dhe shtëpi luksoze. Ja intervista e plotë

 

 

Mikun tim gazetar Mile Smiljeski  e takova dje tek sheshi i trageteve në Ohër.   Uruam njëri tjetrin  dhe  më thotë,  po deshe prit pak këtu tek tragetet që kthehen nga Shën Naumi  të njohësh një nga “Mbretëreshat” e prostitucionit në gjithë Ballkanin,  pasi tek ajo  shkojnë dhe shumë  politikanë dhe bosë shqiptarë 

Nuk kaluan as 10 minuta  dhe në mol mbërriti trageti.   Bashkë më Smiljeskin po prisnim që ajo të dilte nga trageti.   Filloj të boshatiset trageti  “Aleksandria”  dhe në fund fare nën shoqërinë e dy bodigardëve që e shoqëronin, ajo doli.   Ishte një grua  rreth 30 vjeçe.

-Ja, tha Smiljeski që e njihte mirë, kjo  është.  Zeljka Rolovic, prostituta numër një në Ballkan. 

Një grua  me një trup mesatar dhe sy të kaltër  rreth të tridhjetave  në shoqërinë e dy bodigardëve po ecte drejt platesë që të çonte në breg të liqenit.  Gazetari maqedonas Smiljeski  iu drejtua. 

– Madam Seljaka (është emri që përdoret si pseudonim)  si e kaluat në Shën Naum?

-Mrekulli vij këtu çdo fillim viti dhe  më shkon mbarë. Shën Naumi  është vend shumë i shenjtë  dhe unë aty ndjej një pastërti shpirtërore.   

- Më vjen mirë që ju shoh në Ohër, pasi para disa kohësh kam lexuar një lajm që jeni arrestuar nga policia  serbe nën akuzën si Mbretëreshë e prostitucionit  për gjithë Ballkanin  …

- Ah, policia- psherëtiu ajo -një  avaz ka, të arreston, të merr dëshmitë dhe numrat e telefonit  dhe email-et  e këtyre zyrtarëve të lartë dhe bosëve nga gjithë Ballkani, merr dhe ndonjë  “dhuratë”.  Dhe e lënë të lirë...  të vazhdojë profesionin  … arrestuar disa herë  nga policia serbe si një nga “Mbretëreshat e prostitucionit”  në tërë Ballkanin, por shumë shpejt e lë qelinë dhe  vazhdon rrugën e saj të prostitucionit. 

Smiljeski e ftoi të uleshim në një kafe  fare pranë molit në buzë të liqenit. 

-Okej, tha ajo,  na pihet një kafe. Liqeni kishte dallgë dhe më ka përzierë pak.  . 

-Dëgjoni, vazhdoi ajo,  unë nuk jam një prostitutë ordinere  në jahtet e mia  kryesisht në Malin e Zi. Tek jahtet e mija  kryhet një prostitucion elitar. Me pushtetarë të lartë dhe biznesmenë tepër të fuqishëm nga gjithë Ballkani. Për sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Roloviç tha, se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm,  më pas me politikanë të rëndësishëm sllavë, kroatë  dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur. 

-Po shqiptarë  ? “Po po janë të shumtë, janë elitë me para të madhe. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizoj “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për gazetën  “Telegraf”

- A mund të na thoni disa emra?, e pyes unë. 

- Jo këta nga goja ime nuk do t`i mësoni asnjëherë,  se  cilët janë politikanët  dhe biznesmenët  shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë.  Se përndryshe unë do të shkatërroj biznesin tim… Por ju them kaq, që i paguajnë shumë mirë  vajzat e mia  …shqiptarët kanë pare të madhe dhe nuk iu dhimbsen shumë eurot  besoj, se janë pare droge apo para të pista …

- Kur e keni filluar  këtë “zanat “?

- Eh , unë sot  jam  39-vjeçe. Dhe  në rrugën e prostitucionit elitar hyri në kohën e universitetit.  Kur ishte studente në Beograd  ajo vinte nga një dramë e rëndë familjare, se babai i saj kishte vrarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten …

-Ngela në universitet si peshku pa ujë e kjo më detyroj t`i kthehem prostitucionit  por një prostitucioni elitar  me  shumë vajza të reja yje top modele dhe këngëtare që vijnë e shesin trupin e tyre për shuma të majme …