Bardhyl Berberi: Peshkatarët e Pogradecit rrëmbehen nga policia maqedonase, në liqen nuk ka kufij ujorë

529
-Janë të rrallë ata peshkatarë shqiptarë që nuk janë rrëmbyer në liqen nga policia kufitare maqedonase nën pretekstin, se janë duke gjuajtur në ujërat maqedonase
-. Sipas policisë kufitare ky është një problem madhor që duhet të zgjidhet në rang ministrish respektove, pasi edhe vendosja e shenjave të reja kufitare ka një kosto ekonomike .
Pogradec – “Policia kufitare maqedonase na rrëmben peshkatarët në ujërat tona territoriale”, ka thënë për gazetën “ Telegraf “ kryetari i Shoqatës së peshkatarëve të Pogradecit Adriatik Dokollari. Rastet janë të përsëritura nga rrëmbimi i dy vëllezërve Dokollari, peshkatarë nga Hudënishti si dhe ata Seitllari nga fshati Mëmëlisht, të cilët u mbajtën për tre ditë në burgun e Ohrit dhe vetëm pas tre ditësh, pas zhvillimit të takimeve dy palëshe, ata janë lënë të lirë, por varkat mjetet e peshkimit dhe peshku i kapur gjatë gjuetisë iu sekuestrua nën pretekstin se kanë shkelur ujerat maqedonase në liqen kur nuk ekziston fare kufiri. Madje vëllezërit binjakë Dokollari janë dënuar me 4000 euro gjobë nga gjykata e Ohrit për shkelje të ujërave territoriale. Duket vërtet paradoksale, por që nga viti 1997, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon një vijë kufitare ujore, e cila është bërë shkak për shumë incidente ndërkufitare midis peshkatarëve pogradecarë që kryejnë gjueti në liqen dhe patrullës kufitare policore maqedonase, e cila shpesh herë rrëmben peshkatarët në liqen së bashku me mjetet e lundrimit me gjithë gjahun e kapur nën pretekstin, se na keni shkelur ujërat tona kur nuk ekziston asnjë vijë kufitare në liqen apo shenjë ndarëse siç ka qenë para vitit 1997 kur gjatë gjithë vijës kufitare në liqen kishte shenja dalluese që ndanin kufirin midis dy shteteve .
Në marrëzirat e vitit 1997 u bënë pre edhe shenjat dalluese kufitare prej llamarine në formë gjashtëkëndëshe të cilat qëlloheshin me armë dhe më pas dëmtimit ato fundoseshin në fund të liqenit .
Herë pas here janë rrëmbyer peshkatarët shqiptarë në ujërat e liqenit së bashku me varkat motorike dhe rrjetat e peshkimit, madje edhe me gjahun që kishte kapur dhe, pasi janë mbajtur dy tre ditë në policinë e Ohrit, duke krijuar drama familjare, sepse familjarët, kur nuk iu kthehen të afërmit, mendojnë për ndonjë fatkeqësi në liqen, të cilat kanë qenë të shumta me peshkatarët në këtë liqen.
Peshkatarët e Pogradecit kërkojnë ndihmën e policisë kufitare, e cila pas bisedimeve rutinë me homologët maqedonas njofton familjet e peshkatarëve, se të afërmit e tyre janë në burgun e Ohrit, pasi kanë shkelur vijën kufitare në liqen, kur kjo vijë kufitare nuk ekziston!
Janë të rrallë ata peshkatarë shqiptarë që nuk janë rrëmbyer në liqen nga policia kufitare maqedonase nën pretekstin, se janë duke gjuajtur në ujërat maqedonase. Më pas pritet takimi dy palësh që zhvillohet një herë në muaj bisedimeve dy palëshe midis dy policive të asaj të Ohrit (Maqedoni ) dhe të Pogradecit ata janë lënë të lirë por varkat dhe mjetet e gjuetisë iu janë vonuar gati 2 -3 muaj pas një procedure të gjatë me disa takime protokollare .
Sipas kryetarit të shoqatës së peshkatarëve të Pogradecit Adriatik Dokollari shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht të vendosi vijën kufitare në ujërat e liqenit që të zgjidhet ky ngërç që ka sjellë shumë shqetësime dhe drama familjare kur të afërmve iu zhdukën familjarët në ujërat e liqenit, të cilët shpesh herë dyshojnë tek ndonjë fatkeqësi mbytjesh në liqen, pasi ka shumë raste me peshkatarë të mbytur në ujërat e liqenit për shkak të motit të keq. Sipas policisë kufitare ky është një problem madhor që duhet të zgjidhet në rang ministrish respektive pasi edhe vendosja e shenjave të reja kufitare ka një kosto ekonomike .
Momentalisht këtë kosto po e paguajnë peshkatarët e Pogradecit që po përballen me absurditetin e kësaj anomalie .
Adriatik Dokollari thotë për gazetën “ Telegraf “ se peshkatarët e njohin vijën kufitare dhe nuk e kalojnë atë .Instiktivisht ata kur janë në liqen bashkojnë ujore nga dogana Tushemisht me atë të gadishullit të fshatit Lin dhe asnjëherë nuk e kalojnë pasi nuk kanë interes të kalojnë kufirin pasi peshku në liqen është “ I lirë “ dhe nuk ka kufij që të pengohet …se qarkullon në pjesën shqiptare të liqenit apo në atë maqedonase …!
Sigal