Bardhyl Berberi: Ja kush nuk e do reformën në drejtësi!

596
Sigal

Reforma përsëri
ngec dhe ec e ngec përsëri, tani ka ngelur nga një “përkthim” gjoja i gabuar …Sa
shfaqje e shëmtuar! Populli ndjeu një neveri që iu ngjit lart në grykë në formën
e vrerit.
Ambasadori Donald Lu, i SHBA-ve dhe përfaqësuesja e BE-së Vllahutin po  mbeten të shushatur. Nuk po iu besonin veshëve,
se çfarë po ndodhte !!! Krizat e reformës 
në drejtësi përsëri ulen  këmbëkryq
para politikës shqiptare dhe populli shtanget  …Kjo klasë politike… Kryetari i parlamentit
Ilir Meta po këmbëngul përsëri  …është
ndërhyrja e tij e fuqishme me palët  për
nxjerrjen e shtetit dhe shoqërisë shqiptare nga kriza politike, ekonomike dhe
morale, prandaj detyrohet ta udhëheqë 
këtë negociatë  për shpëtimin e
institucioneve të shtetit nga kthetrat e bandave  dhe të mafies politike.

Ku mbeti
dinjiteti njerëzor dhe krenaria jonë kombëtare?!

Ku është zëri i
intelektualëve, i  “analistëve” dhe  i “ekspertëve” që  çdo ditë 
bëjnë “llogje”, si t’iu  dojë
qejfi mbi të kaluarën dhe të sotmen e kombit tonë, e që sot heshtin ?!
Reforma  e  domosdoshme në drejtësi, e iniciuar  nga aleatët tanë nga jashtë, na mëson se si ne
t’i kryejmë  këto detyra shtëpie, për
interesin tonë, për të sotmen dhe të ardhmen më të mirë të shtetit dhe të
kombit, pasi pak ditë na ndajnë nga vendimi i 
Këshillit të Europës për ne.
Vini re, se kush e kundërshton më tepër këtë reformë dhe sa herë që ulen në
tavolinë kjo klasë politike, e cila duket sikur merret vesh vetëm për të mos u
marrë vesh kurrë! Evidente është dëshira e vendosur aleatëve tanë të mëdhenj perëndimorë
që të largohet drejtësia nga politika, sepse deri më sot është kjo politikë që
e ka bërë pis drejtësinë të cilën e kanë marrë peng politika  Po cilët janë ata që  ju venë shkopinj rrotave ?

– Janë ata që…
Ata që dyshohen për krime të rënda ndaj kombit dhe Atdheut;

– Janë  ata që ngritën, financuan dhe mbështetën
falangat kriminale, të trafikut dhe të drogës 
.

-Janë ata që për
pak shitën detin;

-Janë  ata që e përgjakën Shqipërinë  në 97-tën;

– Janë ata që  me helikopterë të ushtrisë shqiptare
transportojnë drogë anekënd botës  dhe
krijuan laboratorë droge në mes të Shqipërisë ;

– Janë ata që
gati e përgjysmuan popullsinë tonë nga Shqipëria duke i detyruar shqiptarët të
largohen në emigracion;

– Janë  ata që abuzuan me pushtetin me tenderë dhe
koncesione, që vodhën ndihmat e komunitetit ndërkombëtar për dy dekada me
radhë, për t’u pasuruar vetë, ndërsa pjesa dërmuese e popullsisë vuan për
kafshatën e bukës;

– Janë  ata që Parlamentin, simbolin e pushtetit politik
dhe moral të shtetit, e kanë shndërruar në cirk, për argëtimin e elitave të
veta politike dhe në skena boksi midis deputetëve;

– Janë ata që  nuk e duan Shqipërinë as shqiptarët, por duan
vetëm pushtetin, duke e siguruar atë me para të pista, propagandë, kërcënime
dhe vrasje;

– Janë ata  që përkrahin dhe ndihmojnë të qëndrojnë në  poste drejtuese njerëz  të paaftë dhe të korruptuar;

– Janë  ata që duhet të përfundojnë atje ku e kanë
vendin ata që bënë gjakderdhjen  e Gërdecit
 dhe vranë njerëz të pafajshëm në
bulevard , në rrugën pa kthim e në harresë të përjetshme!

Të gjitha këto
dhe krime të tjera duhet të marrin dënimin e merituar! Sa më parë aq më mirë,
për shqiptarët. Këto banda që e shkatërruan vendin, nuk dihet se bijtë të kujt
janë, kujt i shërbejnë dhe cilin e konsiderojnë Atdhe! Këta politikanë  të korruptuar 
dhe  deformuar shpirtërisht  janë  “bijtë
e askujt” …Prandaj ky takëm  nuk duan
drejtësinë. Reforma në drejtësi do të realizohet duan apo nuk duan ky takëm, që
kanë gjynahe për të larë …Ora për ata po troket!