Bardhyl Berberi/ Fenomeni Blushi dhe folklorika e Kongresit të PS

570
Shembull i fundit i Kongresit të Partisë Socialiste, për sa i përket zgjedhjes së kryetarit ishte folklorike. Pamë momente dhe diskutime në Kongres, që ngjanin me një teatër vulgar e politik. Sjellja e dëshpërimit politik të Ben Blushit megjithatë retorikën e tij dhe kantilencën që interpretoj fjalën e tij në Kongres mbetet për ta pasur zili dhe një aktor me emër. Fjala e tij u quajt si një i provokim, që çon ujë në mullirin e opozitës. Ka një logjikë të thjeshtë; ka një zinxhir reaksioni midis shkakut dhe pasojës. Çdo argument i Blushit u mbyt me fjalë ‘patriotike’ e folklorike nga delegatët, shumica si dekor në sallë. Tashmë të gjithë e kanë të qartë “Lëvizjen e Blushit”, ai kërkon të rrëzojë qeverinë dhe t`i hapet rruga për një karrierë personale, ndonëse Blushi kërkon ta kamuflojë qëllimin e vërtetë, por kjo është e qartë. Blushi ka një gjë të qartë se edhe pse ka shumicën me vete, Rama nuk do të thotë, se ka gjithmonë të drejtë. Në pamje të parë Kongresi i PS pati një shkëlqim, por populli thotë “ Jo çdo gjë që shkëlqen është flori”…Kongresi nxori një Ramë më të fortë më të gjithë pushtetshëm i cili u mbështet nga faktori ndërkombëtar.
Blushi deklaron fort se kjo është një qeveri mediokre që udhëhiqet nga mediokrit. Bisturia e Blushit hyn shumë thellë midis atyre që komentoj fakt – opinion. Ai premton rritje rrogash dhe një ndryshim me shkopin magjik duhen para zoti Blushi të përballosh këto ëndrrat e tua. Blushi po vazhdon të qëndrojë brenda shtëpisë tamam si ai djali plagprishës që po nxjerr çdo ditë rrobat e palara të shtëpisë në gardhin e oborrit të shtëpisë ku ende jeton. Blushi vazhdon të qëndrojë me një këmbë brenda PS dhe me një këmbë jashtë saj… Nuk dihet se deri kur do të soset durimi i drejtuesve të PS, që t`i mbyllin derën Blushit. Por, PS duhet ta llogaritë mirë edhe aleatin e saj LSI-në, se nëse LSI largohet nga koalicioni dhe heq gurët e themelit ngrehina bie dhe i kap të gjithë brenda, pasi shenjat janë dhënë, pasi ka munguar në shumë raste sinqeriteti, duke krijuar në disa raste shfaqe jo të këndshme për aleatin. Meta me sharmin e një udhëheqësi karizmatik gërvishtjet e para i ka kaluar me sportivitet, por PS nuk duhet të pres që të mbushet kupa. Ky vit është vendimtarë për qeverinë. Flitet për korrupsion dhe abuzime me pushtetin dhe trupi i Shqipërisë vazhdon të jetë ende në reaminacion, të ketë tuba serumi, por deri kur do të qëndrojmë, të futur në ‘rërë të gjallë’. 
Demagogjia dhe retorika boshe dhe grimi fallco që i bëhet realitetit konkret. Çdo orvatje për ta stolisur gjendjen reale, me fjalorin folklorik. Folklori politik i vulgarizuar nuk është ilaç për shërimin e plagëve shpirtërore të këtij populli. Këta politikanë zullumqarë e vulgarizuan çdo vlerë, normë, traditë, besim, simbol…. Shkelën dhe nëpërkëmbën ligjin dhe Kushtetutën. Çdo segment në shoqëri është rrënuar; ekonomia, arsimi, drejtësia, kultura, sporti, secila është viktimë e pazarllëqeve midis abuzuesve të pushtetit për të bërë para në kurrizin e këtij populli fukara. Prandaj, rinia ka zgjedhur braktisjen e vendit, pasi i është vrarë shpresa. Ky është terreni ku po luan Blushi për të marrë karrigen e madhe të partisë edhe të kryeministrit, por harron se brenda shtëpisë ka shumë senatorë të vjetër, që kanë merita më të mëdha se Blushi brenda PS. Le të presim, si do të vazhdojë kjo përplasje dhe deri ku do të shkojë kauza Blushi…
Sigal