Bardhyl Berberi: Europa përze emigrantët por pranon qentë e rrugëve

848
Sigal

Ekstradohen me traget drejt Italisë 30 qentë e parë. Flitet për një projekt integrimi sipas standardeve të BE-së

Evropa na përzë emigrantët dhe na pranon qentë rrugaçë me traget

Një ngjarje e pazakontë në të njëjtën kohë që varrosej një 35 vjeçar i vetmuar që vdiq nga të ftohtit në qytetin e Pogradecit një shoqatë nacionale italiane “ENPA “me furgonin me targa DDC 911 SH merr në fshatin Gurras 30 qen rrugaçë që Bashkia e Pogradecit i mbante dhe i trajtonte sipas mundësive të saj. Qentë rrugaçë “ekstradohen” nga Pogradeci në kushte komode me ushqim dhe kafaz për secilin drejt Durrësit dhe më pas me traget drejt Barit .Për gazetën “ Telegraf” punonjësi i Bashkisë Faik Kishta, i cili ishte kujdesur për këta qen thotë, se “më vjen keq që po i marrin se në një farë mënyre i kam ushqyer dhe jam kujdesur këtu tek kjo ndërtesë e ish pularisë, por më ngushëllon fakti, se atje ku po shkojnë në Itali, do të jetojnë më mirë se këtu. Edhe për fëmijët tanë kur iu del llotua për në Amerikë mërzitemi, se do të na largohen nga vatra familjare, por na vjen edhe mirë se ata do të jetojnë shumë më mirë në Amerikë se këtu.” Përgjegjësi i qenve të Bashkisë heq një paralele interesante me filozofinë e tij popullore midis qenve dhe emigrantëve. …
Dhe duket vërtet paradoksale kur zbohen nga Evropa çdo ditë qindra mijëra shqiptarë që kanë shkuar për një jetë më të mirë dhe iu jepet azil vetëm 8 personave, kjo ka një domethënie aspak njerëzore …
Evropën e kemi ëndërruar gjithmonë e kemi parë si një vend, që me institucionet e saj të na afrojë një shërbim humanitar dhe civilizues dhe dinjitoz që zbaton konventat ndërkombëtare… Para këtij fakti njeriu bëhet si i shushatur para kësaj Evrope ku dinjiteti njerëzor nëpërkëmbet dhe kujdesi kalon tek qentë… Sinqerisht sot Evropa në sytë e mi u shfaq si një kështjellë prej rëre. Dinjiteti njerëzor qoftë i emigrantëve tanë hallexhinj po ashtu dhe emigrantëve Sirianë që janë mbytur me mijëra a në det dhe mijëra prej tyre po përballen me të ftohtin në kampet greke që janë duke vdekur nga të ftohti. Është një luks shumë i madh që të trajtosh qentë rrugaçë para njerëzve hallexhinj …Fundi i njeriut është vdekja ajo nuk mund të shmanget as me numra llogarie as me vila dhe çdo lloj pasurie abuzive .Asnjë pasuri nuk mund të marrish me vete në botën tjetër.
.Realisht shoqëria ka filluar të kalbet nga abuzimet yshtjet për para dhe pasuri të pandershme që persona të caktuar duan të pasurohen në mënyrë të pandershme …
Jetojmë në një shoqëri të arnuar keq , jemi produkt i një krize globale. Njeriu ngelet i dyzuar para kësaj shëmbëlltyre të keqe, përballë këtij mjedisi aspak miqësor të Europës ku njerëzit fatkeq përplasen në dyert e saj për mbijetesë.
Dhe po ti hedhësh një sy listës së emigrantëve që janë mbytur në det me gomone dhe qenve rrugaçë që udhëtojnë në mënyrë komode me traget në drejtim të Italisë falë ndonjë projekti të majmë. Është paradoksale që kjo Europë na kthen emigrantët fatkeq dhe merr qentë rrugaçë është thelbi i një drame vuajtjesh.
Sinqerisht nuk kam asgjë me shoqatën “ ENPA “ që kujdeset për qentë rrugaçë por së pari kujdesi duhet të jetë për jetë njerëzish që po shkojnë dëm çdo ditë .Këmbëngulja e tyre për të mos dashur që qentë rrugaçe të fotografohen në momentin e “Ekstradimit” të le hije dyshimi se ky kujdes për qentë i kësaj Shoqate Nacionale italiane dhe kjo “bamirësi” nuk duan që të publikohet në media …!