Bardhyl Berberi/ Diploma pa vlerë para një tesere partie

568
Një buzë mbrëmje një miku im më tha djalin e kam në Londër, po mbron doktoraturën në një Universitet prestigjioz, por befas më ka kapur një trishtim. Pashë listën e Këshilltarëve Bashkiakë. Asnjë personalitet, pjesa dërrmuese me shkolla të dyshimta me korrespondencë në këto vitet e tranzicionit njerëz pa asnjë vlerë me një kulturë të përgjithshme nën minimalen dhe… Një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet. Por, ata sërish mbeten të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional. Administrata shtetërore dhe institucionet e ndryshme janë të stërmbushura nga individë të tillë, shumica të papërgatitur dhe tejet inferior për të kryer detyrën që i kërkon vendi i punës. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore dhe hulumtimet e organizatave joqeveritare brenda dhe jashtë vendit. 
Bashkimi Evropian së fundi ka tërhequr vërejtjen për administratën e stërngarkuar me aktivistë partiak dhe për nevojën urgjente të profesionalizimit të saj. Në Shqipëri është bërë pothuajse e pamundur të gjendet një punë pa teser partiake. Partitë politike punësojnë familjarët dhe bashkë partiakët e tyre, të cilët ju duhen për zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur sërish për fushatë dhe kjo duket dhe tek Këshilli Bashkiak që do të udhëheqë rrethin këta “ senatorë “që siç flitet, do të kenë një rrogë goxha të majme vetëm nga ky post. Por natyrshëm lind pyetja, sa do ti kushtojnë pushtetit të sotëm dhe taksapaguesve këta këshilltarë… Për të shmangur injorancën e vet të lindur, njerëzimi ka shpikur shkollën, librin, universitetin, akademitë, ligjet, kishën, xhamitë, karrierën dhe hierarkinë, madje dhe vijat e bardha ku duhet të ecish. Shoqëritë e përparuara kanë vendosur rregulla dhe ligje të padiskutueshme, mbi të gjitha ligjet: Nuk mund të bësh karrierë në shtet, në administratë dhe institucione, nëse nuk ke arsimin e lartë pa shkollë dhe gjysmak me diploma të dyshimta të blera me lekë jo e jo… Tek ne fenomenet negative e kanë vënë aq poshtë shoqërinë tonë sa është shumë e vështirë që të zhbëhet nga e para në një rrjedhë normale. Nuk ka më të dëmshme dhe më të rrezikshme kur gjysmë injorantët me diploma të blera apo fallto, dhe analfabetët i marrim dhe i vendosim në krye… Këtë takëm njerëzish me “Diplomë” i kemi me shumicë kudo, në krye të institucioneve, në Bashki, në administratë. Të gjithë janë të pajisur me diploma, madje jo vetëm me një diplomë por me disa… Ky takëm që ngjit shkallët dhe kap poste drejtuese nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre pa gabime… Është tejet e vështirë që të shkulësh gjithë këtë lukuni të pafund injorantësh që kanë depërtuar nëpër poste drejtuese, vetëm se kanë një teser partie. Ky kontingjent përbëhet nga njerëzit militant besnikë të palëkundur të partisë që përfaqësojnë, adhurues deri në vdekje të kryetarit të tyre. 
Ata këtë kontingjent e duan ta kenë çdo ditë në përdorim, që nga sjelljet vulgare, harbut ndaj të gjithë atyre “që nuk janë me ne” Nëpër fushata zgjedhore ky takëm duhet të jetë i gatshëm të zihet të rrihet, të manipulojë, të shpifi, të gënjejë, të manipulojë dhe të vjedhë vota, madje edhe të firmosi proces verbale po qe se është caktuar komisioner. Ky nëpunës servile është si ai qengji që pi gjithë kopenë, që merr tendera të majmë, që emërohet në doganë, në polici, në OJQ, duhet të pranojë dhe të firmosi gjithçka që i kërkohet. Po natyrshëm lind pyetja se cili mund t`i kryejë këto punë dhe këto detyra me bindje pa e vrarë ndërgjegjja dhe pa pasur frikë, vetëm këta gjysmë injorantë, funksionarë militante, që i lënë rrugët në mes. Kryetari i ri i Bashkisë Edi Kapri, që do të konstituhet pas dy ditësh ashtu si një menaxher i mirë që ka qenë në firmën e tijm ndonëse Këshillin Bashkiak nuk e zgjedh ai, por e ka si “pajë e nuseve” nga partitë e tjera administratën e ka plotësisht në dorë të vendosi njerëzit më të aftë që ka qyteti, specialistët më të mirë që qyteti i Pogradecit të marri frymë dhe të shpëtojë nga asfiksimi, të ketë një unazë dhe ta shijojë parkun e qytetit, jo me kërnacka maqedonase dhe birrë skopska, por me tapetin e barit dhe ti kthejë epitetin “qytet të luleve”, të ndërpresë ndërtimet e çmendura ballkon më ballkon, që fqinji me pultin e tij të ndërron kanalet në hyrjen fqinjë, që kultura dhe arti i dy korifenjve të mëdhenj të mos dremiti me valët e liqenit…
Sigal