Bane Bajrami: Amaneti i Enverit për karafilat e Pogradecit në varr

636
Sigal

Bardhyl Berberi

Gazeta Telegraf/


Intevista/Flet gruaja që për 20
vjet që i shërbeu Enver Hoxhës

 

Benda vilave të udhëheqjes kanë
punuar dy gra pogradecare, Bane Bajrami dhe Zike Hoxhallari, të cilat punonin
në pjesën e brendshme të vilave dhe i shërbenin direkt Enver Hoxhës.

 

Dikur ato ishin vila hijerënda të
zhytura në një luks të jashtëzakonshëm ku dëgjoheshin të lehurat e qenëve të
fisëm të racës, dëgjohej trokullitja e gotave të kristalta, nën dritën
vezulluese të shandanëve të artë, muzika magjike e Bitëllsave që ishte
privilegj vetëm për “ATA” njerëzit e mbyllur dhe misteriozë. Në këtë luks të
vilave shëtiste dhe qëndronte gati tre muaj çdo verë udhëheqësi komunist, i
cili pasi bënte shëtitjen buzë liqenit mes plantacioneve të pafund me karafila,
më pas qëndronte poshtë mështeknës së famshme që më shumë se sa studionte
meditonte. Vilat hijerëndë buzë liqenit, pretendonin se kishin shkëlqim dhe
ndershmërinë, të paktën kështu pretendonin dhe betoheshin banorët e tyre se
shkriheshin për popullin për hallet e tij më pas mbylleshin brenda kangjellave
të vilave dhe populli ngelej tutje si hije…i zhytur në mjerim dhe gjithçka e
kishte të racionuar me tollona. Por aty brenda vilave kanë punuar dy gra
pogradecare Bane Bajrami dhe Zike Hoxhallari, të cilat punonin në pjesën e
brendshme të vilave dhe i shërbenin direkt Enver Hoxhës. Ato kanë shumë kujtime
dhe foto pasi mbi 20 vjet kanë qënë shumë konfidenciale me Enver Hoxhën dhe me
familjen e tij, madje ruajnë të freskëta bisedat e zhvilluara me Enverin. Eskluzivisht
për gazetën “Telegraf” Bane Bajrami tregon intimitetet e saj me Enver Hoxhën, të
cilit i ka shërbyer për më shumë se 20 vjet.

 

         
Znj. Bane a mund të na thoni  ndonjë moment të vështirë të Enverit gjatë kohës
kur ju I shërbenit në vilën e tij?

 

         
Po e kam të gjallë atë skenë para syve të mia atë verë të
vitit 1978, rrinte shumë i mërzitur. Qëndronte në ambientet e vilës tek oxhaku
dhe nuk pranonte të bisedonte me asnjeri, madje as me Nexhmjen, ishte mbyllur në
vetvete. Kur i çova kafenë mbasdite nuk e di si më doli nga shpirti dhe e pieta:
– Shoku Enver, asnjëherë nuk iu kam parë kaq të mërzitur? – Eh, moj Bane, më
thotë Enveri u prishëm me Kinën, problem dhe halle të shumta kemi dhe të tjera
do të na shtohen. Pas pak ditësh vjen Ramiz Alia dhe biseduan kokë më kokë buzë
liqenit rreth 2 orë; më pas hëngrën drekë të dy dhe  Ramizi iku përsëri në Tiranë.

 

         
Po ndonjë bisedë tjetër 
keni patur më Enverin?

 

         
Një ditë befas Enveri më tha: – Eja këtu Bane se do të
bëjmë pak muhabet shtruar por aman dhe të sinqertë. Enveri:  – Si jetoni ju Bane, do të më thuash të
vërtetën se këta agallarët e rrethit më gënjejnë dhe ma bëjnë shesh me lule. Bania:
Për çfarë, e pyeta unë dhe zemra mu drodh. Enveri: Si jeton populli, moj Bane? A
keni   mish, djathë, gjalpë, qumësht. Atëherë ishte
krizë, por ne na thoshte Sulua që po t’iu pyesi shoku Enver se si jetoni do i
thoni shumë mire, kishim gjithçka edhe pse ishte krizë e madhe dhe ne ushqimet i
merrnim me tallona. Kështu unë u detyrova ta gënjej Enverin me zemër të dridhur
duke i thënë se nuk na mungon asgjë. Ai më pa në beben e syrit dhe e tundi kokën
në shenjë dyshimi. Pasi unë kur po e gënjeja u skuqa e tëra u bëra flakë në
fytyrë … Një ditë, thotë Bania, pashë që i ishin shqepur bizhamat e Enverit. Ju
thamë atyre të prapavijës dhe i sollën një palë bizhama të reja. Por Enveri
shpërtheu menjëherë:  – Jam gjirokastrit
unë Bane, nuk e prish paranë badjava…Jemi shumë fukarenj Bane, prandaj m’i
arnoni bizhamat dhe më sillni ato që kisha.

 

         
Bane, si është historia e manave që i çove Enverit  fshehurazi?

 

         
Enveri vuante nga diabeti dhe më thotë një ditë se i
haheshin mana. Të shkoja fshehurazi mjekëve dhe të merrja ca mana dhe t’ia
sillja. Kishte një man brenda teritorit të vilave, shkova dhe i mblodha një dorë
mana. I hëngri me shumë shije…Por më tha të ngelej sekret  të mos e merrte vesh dr. Isuf Kalua që e
kuronte Enverin nga diabeti …

 

         
Flitet se kur ikte Enveri në Tiranë ju nuk e preknit
dhomën e gjumit të Enverit, e linit ashtu siç e kishte lënë ai në momentin e largimit?

 

         
Po, po në dy vitet e fundit para se të vdiste Enveri në
vilën e Pogradecit, ditën që largohej për në Tiranë, ne nuk e rregullonim
krevatin ku flinte Enveri, e linim ashtu siç ishte ngritur nga gjumi, madje
edhe filxhanin e kafesë nuk e lanim deri verën tjetër kur ai vinte përsëri. Kështu
ishte dhënë porosia nga Sulua.

 

         
A mund të kujtoni diçka nga largimi i Enverit në verën
e fundit të  tij në Pogradec?

 

         
Po patjetër, ishte një largim i dhimbshëm, si asnjëherë
tjetër në fund të gushtit të 1984 sikur e ndjeu që nuk do të vinte më dot në
Pogradec. Para se t’i hipte makinë u rrutullua anembanë vilës, shkoi tek
tavolina pranë mështeknës ku shkruante gjatë ditës e vendosi dorën mbi tavolinë
dhe vështroi imtësisht mështeknën dhe plantacionin e karafilave shumëngjyësh që
ndodheshin para vilës…U kthye nga bregu i liqenit dhe vështroi për disa çaste
valët e liqenit dhe  pulbardhat në breg që
klithnin si një kor vajtojcash.

 

         
Po më pas çfarë ndodhi?

 

         
Më pas thirri drejtorin e vilave të asaj kohe, Piro
Mitllarin dhe sëbashku me Nexhmjen i tha Sulo Gradecit të na bënte një
fotografi, bëmë këtë fotografi në oborr para vilës. Asnjëherë nuk e kishte bërë
këtë veprim para largimit nga Pogradeci… Ne i dhuruam karfilat që i donte aq
shumë, ndërkohë Enveri hipi në veturë shumë i malluar dhe i përlotur, sikur e
ndjeu se verën tjetër nuk do të vinte.

 

         
Çfarë diete mbante Enveri, pasi ai vuante nga diabeti?

         
Në mëngjes fillimisht hante një vezë të zier dhe më pas
pinte një gotë qumësht, pak më vonë konsumonte djathë të pjekur pa kripë dhe
ndonjë felë pjepër, kurse në drekë hante një supë ose me zarzavate ose supë
peshku. Pastaj edhe dy fileto viçi me zarzavatetë ziera…Ndërkohë ditën tjetër
konsumonte fileto peshku korani dhe këto të shoqëruar me zarzavate të zjera …Përdorte
pas buke mollë të tharta që iu thonë bosnja dhe ndonjë kumbull. Frutat e tjera
nuk i përdorte se kishin sheqer…Ndërsa në darkë hante ndonjë kos. Bukën
pothuajse nuk e përdorte fare, vetëm ndonjë thelë të hollë…

         
Na tregoni pak për momentin e vdekjes së Enverit?

         
Atë natë, ende pa u përhapur lajmi, më erdhi një makinë
në shtëpi dhe më thanë se duhej të shkoja patjetër në shtëpinë e Enverit në
Tiranë. Gjatë gjithë atyre ditëve shërbeva në vilën e tij në Tiranë, gjatë
atyre ditëve të varrimit të Enverit në ambientet e brendshme të shtëpisë. Kanë
qenë ditë të rënda. Pas pak ditësh erdhi Nexhmija në Pogradec dhe më 20 gusht
1985 mori disa buqeta me karafila   për t’ia çuar tek varri…Ja shikoje Nexhmijen
me motrën e Enverit, që erdhën morën karafilat për Enverin, pasi ua kishte lënë
amanet që karafilat e Pogradecit i donte tek varri. Po në 24 gusht 1985 Nexhmije
Hoxha iu dërgon Banes dhe Zikes një letër dhe fotot që ato kishin bërë me
Enverin dhe Nexhmien.