Ballkani në NATO

745
Sigal

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut

(Në kuadrin e 70-vjetorit të krijimit të NATO-s dhe 10-vjetorit të Shqipërisë në Organizatë)

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Rritja e territorit të NATO-s në Ballkan

Në 70 vite, NATO ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për sigurinë dhe stabilitetin e anëtarëve të saj dhe për sigurinë e stabilitetin në Evropë. NATO ka qenë e pranishme në Ballkan që më 18 shkurt 1952, kur Turqia dhe Greqia iu bashkuan traktatit të Aleancës. Ngjarjet në ish-Jugosllavi, bënë që NATO të përfshihet në Ballkan dhe të bëhej sfida që provoi ajo. Ndërhyrja ushtarake e Aleancës në Bosnje e më pas në Kosovë, i dha fund gjakderdhjes në këto dy vende.

Kështu u vërtetua se formati i kësaj strukture duhej përshtatur në kushtet e sfidave të reja. NATO është e pranishme në Ballkan me potenciale ushtarake, me iniciativa të drejtpërdrejta ose indirekte që nxisin bashkëpunimin për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon. Pakti i Stabilitetit përbën strategjinë e parë gjithëpërfshirëse të partnerëve euroatlantikë për parandalimin e konflikteve dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore në përpjekjen e tyre për të garantuar paqen, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe prosperitetin ekonomik.

Ai ka inkurajuar në përmbushjen e standardeve dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta me mbështetjen e donatorëve. SHBA-ja është e pranishme në rajon dhe është kontribuesi kryesor i NATO-s. Ajo ka sjellë një element të ri thelbësor, të provuar në zgjidhjen e konflikteve, garantimin e sigurisë dhe paqes, falë kapaciteteve të tyre njerëzore, ekonomike, diplomatike, ushtarake, si dhe politikës së tyre të jashtme unike.

Rritja e territorit të NATO-s në Ballkan dhe përfshirja në Aleancë e vendeve të rajonit, jo vetëm që ka rritur sigurinë e përgjithshme, por për vendet e Ballkani Perëndimor (BP) është dhe një “kartë” plus drejt integrimit në BE. Pavarësisht disa aspekteve të diskutueshme, përparësi për NATO-n mbetet zhvillimi i partneritetit strategjik me BE dhe përmbushja e angazhimeve për paqe e siguri në Ballkan.

Në përpjekje për stabilitet dhe siguri, në funksion të integrimeve rajonale dhe të atyre euroatlantike, vendet e BP kanë përballë tri sfida të vështira të cilat janë: të historisë, tranzicionit dhe integrimit. Siguria e rajonin e BP vazhdon të mbështetet në tri shtylla të cilat janë marrëveshja e Dejtonit për paqen në Bosnje, marrëveshja e Ohrit për Maqedoninë dhe rruga e Kosovës deri në funksionalizimin e plotë të shtetit.

Organizmat ndërkombëtare dhe shtete të ndryshme vazhdojnë të jenë aktorë kryesorë dhe kanë rol vendimtar në të ardhmen e rajonit. Midis tyre ka divergjenca për shkak të interesave, gjë që do t’i pengojë në krijimin e një vizioni strategjik të përbashkët. SHBA dhe NATO jenë aktorët vendimtarë të pranisë në rajon.

Partnerë ndërkombëtarë të angazhuar në Ballkan

Nga viti 1995, NATO, BE dhe partnerë ndërkombëtarë janë angazhuar në Ballkan politikisht, diplomatikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, me shkallë të ndryshme intensiteti. Bashkësia ndërkombëtare filloi ndërhyrje për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues që përshpejtoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Konflikti që zgjati nga mesi i vitit 1992 deri në fund të vitit 1995, ishte kapitulli më i fundit në një histori të gjatë konflikti duke e dëmtuar rajonin e Ballkanit.

Pas 24 vjetësh përfshirjeje ndërkombëtare në Ballkan, vendet e pavarura të ish-Jugosllavisë përjetojnë nivele të ndryshme suksesi. Kroacia dhe Sllovenia arritën anëtarësimin në NATO dhe BE, Shqipëria dhe Mali i Zi u anëtarësuan në NATO, në vitin 2009 dhe 2010 Bosnja-Hercegovina (BiH) dhe Maqedonia aspiron për anëtarësim në NATO në vitin 2019.

Vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe BE deklarojnë se e bëjnë këtë për të rritur sigurinë ushtarake, politike dhe ekonomike që ofron integrimi euroatlantik. Në dy dekadat e fundit, është evidentuar suksesi i NATO për integrimin e vendeve aspirante të BP. Integrimi euroatlantik i bllokuar në Ballkan hap dyert për një mori kërcënimesh që mund të zbulojnë edhe një herë stabilitetin relativ të dy dekadave të kaluara.

Duke pasur parasysh dinamikën aktuale të sigurisë në Evropë, NATO nuk mund të përballojë për shumë kohë këtë angazhim. Fenomenet si përhapja e ekstremizmit islamik, aventurizmi rus, rinovimi i konfliktit etnik, përhapja e vazhdueshme e armëve, varfëria e përhapur dhe rritja e krimit të organizuar ndërkombëtar janë të gjitha të mundshme dhe Aleanca nëse nuk vazhdon të investojë përpjekjet dhe të përmirësojë rezultatin e investimit të saj në rajon, do ketë një rritje në retorikën nacionaliste që ekziston aktualisht në BP.

NATO në Ballkan ka rreth dy dekada me një mision që u zhvillua kryesisht për Paqeruajtjen dhe për reformën e sektorit të mbrojtjes dhe të sigurisë. Aspektet më të rëndësishme të punës NATO-s, posaçërisht në Bosnje-Hercegovinë, kanë ngecur, kryesisht për shkak të ngërçit politik të brendshëm. Bashkësia ndërkombëtare ka shfaqur shenja të një “lodhje angazhimi”. Disa kanë filluar të shprehin frustrimin e hapur ndaj paaftësisë së udhëheqësve politikë boshnjakë për të bërë përparim në objektivat kryesore të integrimit euroatlantik.

Ndërkohë, përkundër pengesave që liderët e tyre civilë të zgjedhur apo të emëruar që vazhdimisht besojnë te mënyrat dhe qasjet e tyre, Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës kanë përparuar dhe janë përmirësuar në mënyrë të shkëlqyeshme, duke kulmuar me dislokimin e tyre në kuadër të operacioneve të NATO-s në Irak dhe Afganistan.

NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojnë në lodhjen e angazhimit, për të ndikuar dhe çuar në të njëjtën mënyrë edhe lodhjen e donatorëve në Ballkanin Perëndimor. Aleanca e NATO-s rrethohet nga një zonë në Evropë që mund të bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. NATO mbulon katër nga shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, por që nuk kanë perspektivë të menjëhershme për hyrjen në NATO.

Në rastin më të keq, konfliktet brenda dhe midis këtyre shteteve mund të zënë në befasi dhe shkaktojnë probleme për anëtarët e aleancës aty pranë. Për të siguruar qëndrimin e saj të ardhshëm, NATO duhet të shfrytëzojë potencialin e menjëhershëm dhe të ardhshëm të perceptimit dhe të veprimit si një organizatë ndërkombëtare e sigurisë njerëzore.

Kjo qasje e re për realizimin e sigurisë njerëzore dhe jo vetëm kombëtare, është një hap vendimtar në përcaktimin e të ardhmes së NATO-s dhe, duke bërë kështu, ri-përcaktimin e mjedisit operacional të aktorëve të tjerë, siç mund të jetë Rusia. Në fakt, kjo gjë fakt, kjo gjë u realizuar, me sulmet e datës 14 Prill 2018, nga SHBA, Francë dhe Britani, të cilat u përshëndetët nga shumë vende të NATO-s, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Rruga e Shqipërisë për në NATO

Qershor 1992 Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). Mars 1993 ishte vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Manfred Verner, në Shqipëri. Maj 1993 Shqipëria u bë anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut. Janar 1994 Shqipëria mori Dokumenti ftesë i Partneritetit për Paqe (PfP) nga NATO. Shkurt 1994 u bë nënshkrimi i Dokumentit Kuadër të PfP Shqipëria anëtare e Iniciativës PfP.

Prill 1994 u bë Ratifikimi i dokumentit themelor të PfP nga Parlamenti Shqiptar. Në janar 995 u bë miratimi i programit të parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me NATO-n. Qershor 1995 Shqipëria, ishte pjesë e procesit të planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP). Maj 1997 Transformimi i NACC në Këshillin e Partneritetit Euroatlantik (EAPC). Prill 1999 Shqipëria u bë vend aspirant për anëtarësim në NATO. Nëntor 1999 u bë paraqitja për herë të parë e Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP).

Në Gusht 2002 u bë dërgimi i misionit të parë Shqiptar në Afganistan, ISAF. Prill 2003 u realizua dërgimi i misionit të parë Shqiptar në Irak, MTM-I. në Maj 2003 u bë nënshkrimi i “Kartës së Adriatik 3 SHBA” (A3) nga Shqipëria. Në nëntor 2006 Shqipëria merr sinjalin për anëtarësim në NATO. Prill 2008 u bë ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në Prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Ndërsa në Tetor 2013 u bë certifikimi i Shqipërisë për integrim të plotë në NATO.