Bajram LAMAJ: Performanca dhe impakti i veprimtarisë audituese përballë publikut

558
Në mbylljen e një viti të suksesshëm për Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit,dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme në KLSH, në bashkëpunim me Universitetetin “A.Xhuvani”, u organizua work-shop me pjesëmarrjen e drejtuesve të këtij institucioni, studentë, pedagogë dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Qarkut Elbasanit, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive dhe shoqata “Për autonomi vendore”, përfaqësues të mediave, etj. Ky Workshop u vlerësua në vazhdim të një risie të filluar në fillim të vitit 2015 me Universitetin “Ïsmail Qemali” Vlorë, në prezencë të studentëve e pedagogë të Fakultetit Ekonomik, u krye analiza e punës vitit 2014 me metodën e vetëvlerësimit(INTOSAINT), ku në përfundim të tij, çdo auditues i Departamentit kontribuoj në përcaktimin e objektivave për vitin 2015. Në kuadër të përfshirjes në procesin e vazhdueshëm të reformimit të KLSH, edhe Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, si pjesë e rëndësishme e këtij institucioni, në këtë risi për institucionet tona në Shqipëri, duke u përfshirë në një program të Gjykatës së Llogarive të Holandës dhe SAI-t të Hungarisë, ku për herë të parë zhvilluam këto analiza vetvlerësuese, pra çdo auditues vetvlerësoj punën e tij dhe vlerësoj menaxhimin e Departamentit. Në këtë work shop në fillim vitin 2015, u evidentuan arritjet dhe mangësitë gjatë vitit që kaloi, në fund u prezantuan rezultatet e testimeve të kryera për çdo auditues, ku u paraqitën 33 pyetje, nga përgjigjet e të cilave vetë audituesit (për herë të parë) vendosen 22 objektiva për punën e Departamentit për vitin 2015, me synimin që të rritet cilësia e auditimit dhe të treguesve të saj, duke ndikuar në një performancë të mirë e qasje të re ndaj publikut me transparencë e rritur besimin ndaj KLSH. 

Zgjedhja në një auditor kaq të ndjeshëm tek studentët, bota akademike dhe vetë përfaqësuesit e pushtetit vendor (Bashkia Elbasan,Prefekti, Këshilli i Qarkut, etj.), ishte një qasje e re dhe një motivim për ne, me vlerësimet dhe kritikat që morëm nga diskutimet e tyre, të cilat u mirëpriten dhe do jenë pjesë e detyrave të Departamentit për vitin 2016. Shprehja e lirë e mendimeve nga të gjithë audituesit e departamentit, apo përgatitja me cilësi e profesionalizëm të lartë të materialeve për workshop-in të ndarë në grupe, tregon më së miri se kur parimi i gjithpërfshirjes zbatohet nga menaxheri (drejtuesi) dhe qëndrimi i tij mbështetës, nëpërmjet vlerësimit të mendimeve të tyre me një transparencë publike, sigurisht që ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin e një mjedisi pune efektiv, ngre moralin e audituesve ndaj punës së tyre, moral i cili shpaloset në besimin, disiplinimin dhe gatishmërinë e tyre për të përmbushur detyrat e vitit 2016. Siç ka rezultuar, procesi i INTOSAINT-it në Departamentin tonë, ishte tepër i efektshëm, konstruktiv, i hapur dhe me diskutime mjaft të mira dhe të qarta nga audituesit dhe ka pasur vlera në rritjen e integritetit të tyre. Në organizimin e strukturës së workshop-it, organizatorët vendosën që fillimisht të paraqisnim realizimin e objektivave të vendosura në fillim të vitit 2015 nga vetë audituesit dhe të miratuara nga Kryetari i KLSH. Vetë treguesit e punës dhe performanca e Departamenti, tregon më së miri se kur stili i të vepruarit dhe filozofia e e menaxhimit nga drejtuesi, reflektojnë pikëpamjet kryesore të drejtuesit rreth mënyrës se si duhen organizuar punonjësit dhe aktiviteti i një njësie.

 Pra, qasja e drejtuesit me stil të veçantë dhe gjithëpërfshirja e punonjësve, me angazhimin personal e shembullin vetjak në përsosjen e bashkëpunimit, tregon se “modeli nga lart”, ka inkurajuar e motivuar audituesit për realizimin 2 muaj para afatit të planit të auditimeve dhe objektivat e vitit 2015. Prezantimi para auditorit të analizës së treguesve të intervistimit të lirë të audituesve dhe objektivat e dala, ishte veçori ku auditori dhe të ftuarit treguan interesim të lartë , për metodën e përdorur dhe shkallën e lartë të përgjegjësimit të të gjithë audituesve, nivelin e përgjigjeve të dhëna. Nga këto objektiva, u vlerësua shumë cilësia e objektivave të vendosura për vlerësimin e auditimeve me bazë risku, materialiteti dhe veçanërisht në rritjen e cilësisë së auditimeve, nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë në punë, por dhe në rritjen e integritetit profesional, nëpërmjet trajnimeve brenda departamentit me moton: “ Përvoja e mirë ju shërben të gjithëve”, duke shfrytëzuar me efikasitet burimet njerëzore brenda Departamentit, KLSH dhe bashkëpunimin me shoqatat që kanë interes për produktin tonë, në veçanti me Shoqatën e Kryetarëve të Bashkive (SHKBSH) dhe shoqata “Për autonominë vendore”, por pa cenuar pavarësinë institucionale. Puna jonë në vitin 2015, është filluar me objektiva të qarta dhe është shoqëruar me përkushtimin e të gjithë audituesve, për përmbushjen e detyrave nga çdo auditues dhe me një frymë bashkëpunimi, duke punuar në grup. Sigurisht kjo ka sjellë rezultate të mira në punën tonë gjatë vitit 2015 dhe na ka vënë para sfidave të reja për vitin 2016, kjo dhe për vetë rëndësinë që ne kemi në auditimin e Bashkive të reja të dala nga kryerja e Reformës administrative dhe auditimet në drejtim të ligjshmërisë e rregullshmërisë të aktivitetit të Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Për vitin 2015 nga ky Departament, janë parashikuar të auditohen 55 subjekte dhe janë realizuar 61 subjekte, pra është tejkaluar objektivi me 6 subjekte mbi parashikimin, si dhe është filluar auditimi në 8 subjekte për vitin 2016, pra siç thotë populli “Fillimi i mbarë gjysma e punës”, por kjo nuk na vetëkënaqur, por na shton besimin dhe përgjegjësinë tonë në përmbushjen e detyrave që do të na ngarkohen dhe sfidat e reja që kemi në vitin 2016. Në auditimet shtesë që kemi bërë, ne si Departament jemi nxitur nga impakti social që kanë pasur, por dhe nga indicet e ardhura nga media dhe shoqëria civile e grupe qytetarësh. Këtu veçojmë dy auditimet në Bashkinë Vlorë, Fier dhe Berat për ligjshmërinë e dhënies me koncesion apo partneritet publik të mbledhjes së tarifës së parkingjeve në këto qytete, ku siç dihet ndikimi në publik i rekomandimeve tona dhe bërja publike e paligjshmërisë së tyre , ka dhënë impakte mjaft të mira sociale. Po kështu dhe auditimi në ish komunën Velipojë, pati ndjeshmëri të lartë publike, pasi u krye auditim tepër profesional, në lidhje me administrimin e tokës(pasi është zonë bregdetare dhe risku i abuzimeve vlerësohej i lartë), ku në fund u rekomandua që të merren masa nga Bashkia Shkodër e cila ka të përfshirë si njësi administrative, ish komunën Velipojë, për rillogaritjen dhe arkëtimin e detyrimeve të pa arkëtuara në vlerën 243,360 mijë lekë, detyrime këto të pa mbledhura nga keqpërdorimi i tokës dhe i sipërfaqeve ranore në vijën bregdetare të Velipojës, si dhe u dërguan në Prokurori 10 ish anëtar të Komisionit të Ndarjes së Tokës e 3 ish Kryetar Komune për abuzime në shpërndarjen e tokave bujqësore. 

Nga subjektet e evaduara, kemi verifikuar zbatimin e rekomandimeve në 40 subjekte, ndërsa diferenca do të auditohen në 6 mujorin e I të vitit 2016, kjo për arsye se duhet të plotësohet afati ligjor 6 muaj i dërgimit të rekomandimeve e kthimit të përgjigjeve me shkrim nga drejtuesit e njësive vendore apo publike. Nga auditimet e 53 subjekteve të evaduara plotësisht sipas procedurave, kanë rezultuar shkelje të ligjshmërisë me efekte financiare në vlerën 1,326,012 mijë lekë (nga 1,399,387 mijë lekë për vitin 2014), ose 599,267 mijë lekë në vitin 2013 dhe 540,489 mijë lekë të realizuar në vitin 2012. Shumën e zbulimeve e kanë rritur raportimi si mungesë të ardhurave në ish-Komunën Velipojë për vlerën 242,360 mijë lekë dhe ish-Komunën Balldren i Ri Lezhë për vlerën 430,121mijë lekë, e cila përfaqëson vlerën e qerasë së llogaritur gabim dhe pa arkëtuar, për dhënien me qira të sipërfaqes kullotë për shfrytëzim minerar(fabrikë çimento) prej 4.12 ha. Nga 53 subjektet e evaduara si 11 mujor 2015, janë rekomanduar 725 masa disiplinore dhe administrative, ( nga të cilat 557 masa disiplinore dhe 168 masa administrative), nga 787 masa disiplinore dhe administrative të realizuar si vjetor 2014, ose 580 masa disiplinore dhe administrative të realizuara për vitin 2013, tregues këto që me mbylljen e vitit statistikor do të rriten akoma. Masat disiplinore të rekomanduara në mënyrë të detajuara dhe statistikore, paraqiten:
-Në 18 Bashki janë rekomanduar 410, masa disiplinore, respektivisht: Bashkia Kavajë 57 masa, Bashkia Himarë 41 masa, Durrës 41 masa,Bashkia Pogradec 38 masa, etj., ndërsa në 25 ish- Komunat, janë rekomanduar 250 masa disiplinore.
-Në 5 ALUIZNI janë rekomanduar 15 masa disiplinore, përkatësisht; Aluizni Gjirokastër 7 masa disiplinore, Aluizni Fier 5 masa dhe Aluizni Korçë 3 masa, ndërsa në 5 ZVRPP janë rekomanduar 24 masa disiplinore, respektivisht: ZVRPP Fier 11, ZVRPP Pogradec 8 masa, ZVRPP Sarandë 3 masa dhe ZVRPP Krujë 2 masa disiplinore etj. Po kështu për përmirësimin e gjendjes dhe rregullimin e mangësive të konstatuara , janë rekomanduar si 11 mujor 2015, 1100 masa organizative nga 984 masa organizative të realizuara në vitin 2014, ose 783 masa organizative të rekomanduara në vitin 2013. Departamenti jonë në rritjen e përgjegjshmërisë dhe kontributit në luftën kundër korrupsionit, për vitin 2015, kemi bërë kallëzim penal për 22 subjekte të audituara ndaj 105 personave, si: Bashkia Kavajë 12 persona, Bashkia Pogradec 6 persona, ZVRPP Fier 6 persona, ZVRPP Pogradec 5 persona, Bashkia Fier dhe Patos nga 4 persona, Bashkia Kuçovë 4 persona, Bashkia Kukës 3 persona, etj. Veçojmë se nga Prokuroritë e Rretheve materialet e Departamentit tonë janë vlerësuar pozitivisht dhe kanë kaluar për gjykim dhe personat përgjegjës janë dënuar, si në Shkodër, Lezhë, Sarandë e Vlorë, (Aluizni). Nga ky Departament për vitin 2014, janë kërkuar në 17 subjekte kallzim penal për 71 persona, nga 15 subjekte me 69 persona në vitin 2013.

Treguesit e punës tonë për shkelje të disiplinës financiare sipas natyrës, janë: në tatime e taksa 280,388 mijë lekë nga 172,626 mijë lekë që ishin në vitin 2014, nga shitja e dhënia me qira 621,236 mijë lekë nga 33,900 mijë lekë në vitin 2014, në shkeljet e procedurave të prokurimit 280,357 mijë lekë dhe në sistemin e pagave e shpërblimeve vlera 32,566 mijë lekë(kryesisht në pagesat e padrejta të këshilltarëve dhe në fushën e legalizimeve 189,990 mijë lekë. Rezultatet e vitit 2015, tregojnë për një punë të cilësishme dhe të qëndrueshme nga viti në vit, megjithë vështirësitë që kemi patur në punën tonë të përditshme, me mungesë në infrastrukturë, në qendrime jo ligjore ndaj institucionit të KLSH, kjo kryesisht nga drejtuesit që kanë “ïmunitet” nga pandëshkueshmëria e ligjit, ku për hir të vërtetës, jo të gjitha auditimet janë mirëpritur nga subjektet si në Bashkinë Patos, Fier, Bashkia Memaliaj, Bashkia Kukës, Kavajë, etj. Por, theksojmë se kemi gjetur mirëkuptim si në auditimet e kryera dhe për zbatimin e rekomandimeve të dërguara, veçanërisht në Drejtorinë Qëndrore të ALUIZNIT dhe Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme, të cilët kanë vlerësuar punën e Departamentit tonë (KLSH) dhe kanë mirëpritur e zbatuar në të shumtën e rasteve rekomandimet tona dhe marrë masa disiplinore për personat përgjegjës. Kjo i ka shërbyer dhe rritjes së përgjegësisë së punonjësve të administartës në këto subjekte, për eleminin e mangësive të konstatuara e mos përsëritjen e tyre. 

Me këto subjekte në zbatim të standardeve kemi gjetur dhe një mirëkuptim të mirë për këshillimet e dhëna për probleme të ndryshme. Në 9 temat e paraqitura nga audituesit Drejtori, u pasqyrua puna e Departamentit për vitin 2015, metodat audituese të përdorura, problematikat e evidentuara, puna në grup, mënyra e harmonizimit të grupeve të auditimit dhe çka është më e rëndësishme, u paraqitën rekomandimet që kemi dërguar për përmirësimin e tyre, pra rrugëzgjidhjet e tyre, ku të gjitha problematikat u shoqëruan me pasqyrimin audioviziv për auditorin, i cili bëri pyetje të ndryshme dhe mori përgjigjet e duhura profesionale. Në këtë takim një rëndësi e vëmendje e veçantë ju kushtua bashkëpunimit me “Shoqatën e Kryetarëve të Bashkive” me të cilën kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe gjatë vitit 2015, kemi zhvilluar një workshop ku kemi referuar mbi metodat e auditimit në njësitë e qeverisjes vendore dhe kemi botuar një manual për këtë lloj auditimi dhe kemi prezantuar funksionin e KLSH dhe rolin e audituesit shtetëror në qeverisjen vendore, ku drejtori Ekzekutiv A.Haxhimali, vlerësoi cilësinë e workshopit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Departamentin tonë në kuadrin e KLSH, për të caktuar një program të përbashkët të aktiviteteve të tilla me interes publik. 

Po kështu dhe A. Farici, Drejtore Ekzekutive e shoqatës “Për Autonomi Vendore”, shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes me KLSH për aktivitete të përbashkëta e shkëmbim informacioni, si dhe vlerësoi lart transparencën dhe përformacën e Departamentit të Pushtetit vendor e kërkuan rrugë bashkëpunimi e ndihmë për trajnim të bashkiakëve të rinj, veçanërisht mbi pritshmërinë e zbatimit të reformës territoriale, rreziqet e moszbatimit të kësaj reforme, pasqyrimin e mungesës së plotë të legjislacionit dhe nevojën për ndërhyrje me propozime për përmirësime ligjore nga KLSH, siç u tregua në workshop për bashkëpunimin me ALUIZNIN e ndryshimet ligjore të kryera me propozim nga KLSH. Veçohet se dhe nga studentë e pedagogë u bënë pyetje për probleme të ndryshme, si dhe u kërkua një bashkëpunim më i mirë e me tematika të veçanta që ata i vlerësonin me interes publik dhe dhanë mendime shumë të vlefshme. Po kështu dhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor Bashkia Elbasan, ku vetë Qazim Sejdini Kryetar i bashkisë vlerësoi shumë nivelin e lartë dhe performancën e Departamentit në auditimet e kryera dhe rezultatet e arritura për vitin 205. Edhe nga përfaqësuesit e institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan,pati diskutime dhe propozime, ku nga organizatorët e workshopi-t u vlerësuan dhe u reflektuan ato në objektivat e vitit 2016, ku u kërkua më shumë bashkëpunim në formë këshillimi si institucioni më i lartë i auditimit në Shqipëri, duke mos cenuar pavarësinë institucionale. Dëshiroj ta mbyll këtë shkrim me një pjesë nga rezoluta A/66/299 e OKB “Promovimi i Efikasitetit, Përgjegjshmërisë, Efektivitetit dhe Transparencës së Administratës Publike, duke forcuar Institucionin e Auditimit Suprem”, ku citohet “…Të bindur se SAI-t mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre, për të kontribuar në qeverisjen e mirë publikevetëm nëse, duke u bazuar në punën e tyre të auditimit, ata gjithashtu angazhohen në veprimtari këshillimore dhe ofrojnë rekomandime specifike për subjektet e audituara dhe për vendim marrësit në lidhje me zbatimin praktik të rekomandimeve…” pra ky ishte dhe synimi i workshopi-t të organizuar në qytetin e Elbasanit, duke u bërë pjesë e debatit gjithëpërfshirës për qeverisje të mirë e transparencë publike.
Sigal