Nesër lexoni/ Zamira Çavo: Vetingu, buxheti e kryeprokurori fasadë e radhës, taksat na kanë vënë me shpatulla pas murit

“Uroj që shqiptarët të kuptojnë gjithnjë e më mirë se Berisha apo Basha, Rama apo Meta nuk kanë asnjë synim të përmirësojnë jetën tonë apo imazhin e vendit”

Zamira Çavo, Profesore e Shkencave Sociale, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, komenton situatën aktuale në vend. Përmbytjet që shkaktuan probleme të mëdha, Vetingu, buxheti 2018, varfëria, arsimi, zgjedhja e kryeprokurorit, taksat e larta, i kanë vënë shqiptarët me shpatulla pas murit, thotë Çavo. Gjithçka që bëhet nga politika, sipas saj, është vetëm fasadë. Të tilla i quan edhe deklaratat e fundit të lëshuara nga liderët politikë, pas përmbytjeve. E konsideron paradoks të madh faktin që Shqipëria vuan nga një mijë probleme dhe qeveritarët festojnë përvjetore dhe bëjnë falënderime sikur gjithçka të shkonte vaj. 

Znj. Çavo si do ta përkufizonit situatën në të cilën ndodhet vendi? 
A nuk ju duket paradoksale që nga njëra anë përmbytjet kanë lënë në qiell të hapur me qindra familje e nga ana tjetër festojmë përvjetorë, bëjmë paradë suksesesh, dekorojmë…Në një këndvështrim kjo është jeta: diku ka dhimbje e diku ka gëzime. Por, paradoksi që ju thoni qëndron, sepse ka të bëjë me sjelljen e politikës sonë. Unë them se ky paradoks do vazhdojë të na shoqërojë edhe në të ardhmen pasi modeli ynë politik i 27 viteve të ashtuquajturës demokraci, është modeli i neoliberalizmit, që do të thotë një shtet që nuk do t’ia dijë për....






Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"...